Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, bën përgjegjës direkt Kryeministrin Edi Rama, lidhur me konfliktet në zonat bregdetare për administrimin e hapësirave në bregdet, që shkaktuan 4 viktima në Velipojë.
Referuar masakrës së Velipojës, por edhe ngjarjes së ndodhur në Drimadhe, ku të paktën 60 shezlongjeve iu vu flaka në orët e natës, Vasili shprehet se Edi Rama ka mashtruar prej dy vjetësh, lidhur me atë që e quan si rrumpalla bë administrimin e vijës bregdetare.
Vasili sjell në vëmendje deklarimet e Ramës më 4 gusht 2019, kohë kur i mori kompetencat Kryebashkiakëve, përsa i takon vijës bregdetare, dhe ia dha pushtetit qendror.
“Autori dhe përgjegjësi i situatës tragjike të mosqeverisjes dhe pasojave të saj është Edi Rama se e njihte rrumpallën dhe e bekoi dhe e mban gjallë vetë.
Demagogjia dhe mashtrimi i këtij kryeministri po merr jetë njerëzish. Sot ai s’ka asnjë alibi sepse ka ditur shumë mirë gjithçka, por babëzia për të gllabëruar gjithçka nuk e ndal as përpara tragjedive.
Ndaj kryeministri nuk flet asnjë fjalë për Velipojën dhe përpiqet që të hedhë tymuse për të larguar vëmendjen si muhabeti Leli në Vlorë”, shkruan Vasili.
Postimi nga Petrit Vasili
Ja se si Rama mashtronte ne 2019 dhe Velipoja sot eshte akuze direkte per të!
Dy vjet me pare ne 4 gusht 2019 Edi Rama leshonte mashtrimin e madh te radhes lidhur me administrimin e vijes bregdetare per rrumpallen atje.
Bile deklarata ishte shume e madhe sepse qeveria do t’ja merrte me ligj kompetencat pushtetit lokal per administrimin e vijes bregdetare megjithese 100% te pushtetit lokal e kishte vete rilindja.
Hajdutet rilindas te qeverise do t’ja merrnin kete kompetence hajduteve bashkiake rilindas.
Cili ishte rezultati?
Ngjarja tragjike ne Velipoje eshte prove se Shqiperia s’ka kryeminister, por thjesht nje demagog mashtrues dhe Velipoja eshte akuze per të.
Sot ne Drimadhe digjen shezllongje me dhjetra ne mes te sezonit turistik
Pra autori dhe pergjegjesi i situates tragjike te mosqeverisjes dhe pasojave te saj eshte Edi Rama se e njihte rrumpallen dhe e bekoi dhe e mban gjalle vete.
Demagogjia dhe mashtrimi i ketij kryeministri po merr jete njerezish.Sot ai s’ka asnje alibi sepse ka ditur shume mire gjithshka, por babezia per gllaberire gjithshka nuk e ndal as perpara tragjedive.
Ndaj kryeministri nuk flet asnje fjale per Velipojen dhe perpiqet qe te hedhe tymse per te larguar vemendjen si muhabeti Leli ne Vlore.
Lexojeni me poshte se cfare deklaronte ne 4 gusht 2019 Rama:
“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund. Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton. Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.
Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve. ZeroTolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim” thoshte”. Rama