• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ardi Veliu si drejtor morgu, çfarë duhet të ndodhë që të shkarkohet

09:50 : 27/06/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ardi Veliu, Kryepolici që frymëzon dhunë, që krijoi imazhin e një polici të fortë e arrogant, është kthyer në një drejtor morgu. Ai s´ka lidhje më me pozicionin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, nuk ka më lidhje as me detyrën kryesore që ka kjo strukturë për të parandaluar krimin apo ngjarjet e rënda.

Thjesht Ardi Veliu numëron viktimat. Ai shfaqet pasi janë humbur jetë njerëzish, shkon në vendin e ngjarjes njëlloj si ata mjekët e mjekësisë ligjore që konstatojnë shkaqet e vdekjes, apo ekipet e urgjencave që konstatojnë vdekjet.
Në harkun kohor të 48 orëve humbën jetën 8 qytetarë. Tetë viktima, që me pak profesionalizëm në drejtimin e strukturave të policisë do të ishin shmangur.

Katër qytetarët e parë humbën jetën në një aksident tragjik. U vranë teksa udhëtonin në automjetin e tyre duke shkuar për pushime, pa e ditur se një automjet, nga ato luksozët do t´i godiste nga pas me shpejtësi marramendëse. Bilanci tragjik, një familje u shua.

Dikush mund të thotë se ç´faj mund të ketë Kryepolici për aksidentin?

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

Ardi Veliu me paaftësinë e tij shpërbëu policinë, e ktheu në një strukturë më shumë politike se sa sigurie, injektoi shoë dhe propagandën, njëlloj sikundër veprojnë ministrat dhe Kryeministri.

Siguria rrugore, për të cilën pothuajse çdo ditë raportohen gjobat dhe masat administrative, që trumpetohet dhe flitet për suksese, pothuajse u zhbë, nga ai aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Fier-Vlorë.

Pas ngjarjes tragjike, Veliu urdhëron vartësit e tij të dalin në rrugë, njëlloj si ato aksionet e dikurshme me plane, ndërkohë që ato pajisjet si dragera, kamera, dron që promovohen si arritje, nuk ishin vënë në punë, të paktën në akset e zonave turistike, ku edhe një fëmijë e di, që do të ketë një shtim të fluksit të lëvizjeve.

Pak orë pas këtij aksidenti tragjik, një tjetër ngjarje e rëndë ndodh në skajin tjetër. Një përplasje me armë, në një tjetër zonë turistike, Velipojë, shkakton 4 viktima dhe mbeten të plagosur 2 persona. Sërisht pas ngjarjes shfaqet Ardi Veliu, që parakalon para kamerave, a thua se ka shkuar për sfilatë mode.

Shkaku i konfliktit që prodhoi më pas masakrën ishin shezlongjet në plazhe, që janë kthyer në territore ku të “fortë” shpallin pronësinë dhe vijojnë bizneset.

Kjo që ndodhi në Velipojë është pak a shumë si ato përballjet “western” ku kaubojsit në mungesë të sherifit, ftonin njëri tjetrin në duel.

Në rastin konkret sherif është Ardi Veliu dhe çdo vartës i tij, që çdo ditë e më shumë pasqyrojnë paaftësinë, ndoshta jo të tyret personale, por të Kryepolicit, që paaftësinë dhe mediokretin, ia mbulon besnikëria që shfaq ndaj Edi Ramës.

Nëse Ardi Veliu do të ishte pak i zgjuar do të jepte dorëheqjen jo sot, por shumë kohë më parë, atëherë kur u kthye në një vegël politike, më i devotshëm edhe se vetë ministrat e Brendshëm, që të paktën kanë funksione politike.
Sot dorëheqja e Ardi Veliut s´ka më kuptim, pasi për shkak të paaftësisë dhe mediokritetit ka mbjellë jo vetëm pasiguri, por po shkakton viktima, jetë njerëzish që nuk kthehen më.

Nuk dihet se çfarë duhet të ndodhë më shumë që Kryeministri të mos mbajë më nën sqetull një drejtor policie, që nuk logjikon dot as sa një kapter reparti ushtarak të viteve ´80, ndonëse ky i sotmi thuhet se ka përfunduar studimet në Turqi, ka kryer edhe disa trajnime, që duket se nuk i kanë shërbyer aspak për t´u aftësuar profesionalisht.

Ardi Veliu duhet të ikë si i paaftë, si mediokër, si i pazoti për të kryer detyrat, madje pa iu dhënë mundësia, siç ndodh rëndon që të shkojë pedagog në shkollën e policisë, pasi atje mund të shkaktojë të tjera dëme, në formimin e strukturave të ardhshme të Policisë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025
SPORT

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025
BOTA

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025
AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025
RAJONI

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025
Para

Donaldi flet për ndarjen me Bora: Unë shkoj te dushi, ulem në gjunjë e këndoj...

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com