• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rreziku i vetëm që kanë Ambasadorët në Shqipëri

22:45 : 24/06/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Qeveria ka miratuar së fundmi një vendim që angazhon efektivë të Gardës së Republikës të mbrojnë Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, por edhe të ruajnë rezidencën e tij. Vendimi nuk jep detaje lidhur me numrin e gardistëve që do të angazhohen dhe as shkaqet që mund të kenë detyruar qeverinë të marrë një vendim të tillë.

Në një vend ku përgjithësisht nuk ka sekrete, ose ku sekreti arrin të ruhet jo më shumë se 72 orë, duket pak e habitshme se çfarë mund të ketë shtyrë Qeverinë t´i vendosë roje Ambasadorit Soreca, përsa kohë nuk ka pasur raportime, qoftë edhe në formën e thashethemeve se ai mund të jetë ndjerë i kërcënuar apo është kërcënuar.

Gjithsesi, pas vendimit i takon Gardës së Republikës, të angazhojë efektivë të saj për të mbrojtur diplomatin dhe rezidencën e tij.

Por misteri mbetet, çfarë mund të ketë shtyrë ministrin e Brendshëm, që të propozojë në Qeveri, mbrojtjen e Ambasadorit Soreca me gardistë?

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, Gardë quhet “reparti i posaçëm, i përbërë nga trupa të zgjedhura ushtarake, që mbahen për të mbrojtur, a për të ruajtur udhëheqësit e drejtuesit e lartë të një vendi”.

Bazuar në ligjin e Gardës së Republikës, ky institucion ka për detyrë ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore, ku përfshihen Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, por edhe personaliteteve të larta të huaja.

Luigi Soreca është një ambasador, sikundër shumë prej kolegëve të tij, që përfaqësojnë vendet e tyre, si Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Suedia, etj. Asnjë prej tyre nuk ka një mbrojtje nga Garda e Republikës, çka duket se ose ndaj diplomatit që kryeson zyrën e BE-së në Tiranë ka pasur kërcënime, ose ai është ndjerë i kërcënuar.

Soreca, që nga marrja e detyrës së tij si Ambasador dhe deri më sot, ka shfaqur një profil të ulët, kurrë nuk ka shkaktuar tensione me deklarimet e tij, pavarësisht se dukshëm ka mbajtur anë, ndoshta jo aq sa paraardhësja e tij, Romana Vlahutin. Dhe duket pak e vështirë të besohet se ndaj diplomatit të BE-së të ketë pasur ndonjë kërcënim, për të justifikuar më pas angazhimin e trupave të gardës për mbrojtjen e tij dhe të rezidencës.

Në fakt, Shqipëria nga diplomatët, veçanërisht kur ata përfaqësojnë vende të fuqishme, është parë si një parajsë, ku ata ndjehen të plotëfuqishëm, mund të bëjnë jo vetëm deklarata dhe të jenë aktivë në jetën publike, por edhe të ushtrojnë ndikimin dhe presionin në marrjen e vendimeve. Askund nuk ndodh që një diplomat, qoftë në nivel ambasadori apo si i dërguar, të ketë aksesin që ka në Shqipëri, të paralajmërojë dhe ushtrojë trysni, të shihet si “shpëtimtar” dhe të sillet si Guvernator.

Dhe në kushte të tilla, me përjashtime shumë të rralla, ndoshta edhe banale, është tentuar të trajtohen incidente të vogla si kërcënime. Kështu u trajtua bie fjala një parrullë e shkruar në shkallën e apartamentit ku banonte ish-ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, ku një grup të rinjsh shkruajtën një parrullë, si kundërpërgjigje ndaj gishtit të mesit që ai i tregoi disa grave protestuese.

E megjithatë Borchardit që u ndje i kërcënuar nuk iu vendos asnjë gardist për ta mbrojtur, edhe pse ministri i Jashtëm në atë kohë, Gent Cakaj, mbajti një fjalim ku shprehte gjithë suportin e tij ndaj ambasadorit dhe e konsideronte të turpshëm kërcënimin.

Po kështu është raportuar një rast kur ambasadori rus, në vitin 2017, ndjehej i kërcënuar nga grupe ekstremiste nga Kosova dhe Maqedonia dhe kërkonte mbrojtje, jo nga forcat shqiptare, por nga njësi speciale ruse.

Në fakt diplomatët që kanë shërbyer në Shqipëri, në çdo kohë, kërcënimin e vetëm, nëse mund të quhet i tillë, e kanë pasur nga pushtetet, njerëzit e pushtetshëm, që kanë pasur në kontroll gjithçka, nga grupet kriminale te shërbimet sekrete, apo strukturat e përgjimeve. Vetëm këta mund të kërcënojnë dhe shantazhojnë, dhe të përdorin gjithçka që mund të mbledhin për presion.

Dhe në kushte të tilla duket pak e dyshimtë që ambasadorët, pavarësisht vendeve që përfaqësojnë të ndjehen të kërcënuar nga qytetarët, që më së shumti e shfryjnë dufin në rrjetet sociale duke sharë, ose në raste të tjera duke u tallur.

Ndaj rreziku potencial që ambasadorët apo diplomatët mund të kenë vjen nga pushteti, veçanërisht kur ai kontrollon gjithçka, qoftë edhe me bekimin e tyre, apo kur është e vështirë të ndash ku nis shteti dhe ku mbaron pushteti.

I vetmi që mund ti shantazhojë është pikërisht ky pushtet, që edhe mund të të përgjojë, edhe mund të të fusë në kurthe, edhe mund të të joshë, edhe mund të të krijojë facilitete, që për një apo disa momente të duken si dhurata që zbresin nga qielli në emër të “mikpritjes”, por që më pas të detyrojnë të kthehesh në shërbëtorin e rradhës jo të vendit apo organizmit që përfaqëson, por të këtij pushteti që sundon në 28 mijë kilometra katror.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

Mesfushori i Holandës paralajmëron UEFA-n: Po ndodhi edhe të dielën, largohem nga fusha!

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com