• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata dhe Prokuroria e Apelit Vlorës nxjerrin bllof Ramën. Lirohet Kryeinspektori i IKMT

13:59 : 22/06/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Në një kohë që e gjithë qeveria është përqëndruar në aksionin “Bregdeti ynë”, për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike, një goditje i vjen këtij operacioni nga gjykata e Vlorës, si edhe nga Prokuroria e Apelit të qytetit jugor.

Në 22 maj 2021, Policia e Vlorës arrestoi kreun e Inspektoratit Ndërtimor të Himarë, Renato Hodaj,si edhe një vartës të tij, ndërkohë që dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Arrestimet u kryen pas një hetimi të kryer nga Prokuroria e Vlorës për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pasi kanë lejuar rreth 60 ndërtime pa leje në perlën bregdetare të Himarës.

Gjyqtarja Arbana Selmanaj fillimisht pranoi kërkesën e prokurorisë së qytetit bregdetar dhe vendosi masën e sigurimit “arrest me burg” për kryeinspektorin ndërtimor të Himaës dhe për tre persona tën tjerë.

Lexo edhe:

Izraeli godet Luginën Bekaa, 12 viktima nga sulmet ajrore

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vijojnë marrëveshjet me Rusinë

Por, dy ditë më pas, në 24 maj 2021, kur personat e prangosur u paraqitën në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurimit, e njëjta gjyqtare vendosi lirimin e tyre nga salla e gjyqit, duke caktuar që hetimi ndaj tyre të vijonte me “detyrim për t’u paraqitur para oficerit të Policisë Gjyqësore”.

“Boldneës.al” ka konsultuar dy vendimet e gjyqtares Selmanaj, në të cilat rezulton se nuk kanë asnjë ndryshim mes njëri-tjetrit, nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë për personat nën hetim dhe duket e pakuptueshme se përse toga e zezë e Vlorës ka vendosur të ndryshojë qëndrim brenda dy ditësh.

Pas këtij vendimi, Prokuroria e Vlorës ka dorëzuar ankim në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurimit dhe rikthimin e tyre në qeli.

Çështjen e merr në dorë prokurori i sapo-komanduar në Apelin e Vlorës, Erion Çela, i cili ka mbajtur së fundmi pozicionin e drejtuesit të prokurorisë së Vlorës.

Në mënyrë “surprizë”, prokurori Çela ka vendosur të heqë dorë nga ankimi, duke sfumuar një hetim një-vjeçar të kolegëve të tij, të cilët i kishte drejtuar për shumë muaj.

Procedurialisht, prokurori i Apelit ka hapësirën e tij ligjore për të vlerësuar nëse një ankim i shkallës së parë qëndron ose jo.

Por, në rastin konkret, vendimi i prokurorit Erion Çela është i dyshimtë, duke pasur në konsideratë se hetimet e prokurorisë së shkallës së parë kanë zbuluar shkelje ligjore të shumëfishta dhe me dashje nga ana e zyrtarëve të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Himarës.

Prej qershorit 2020 e deri në mesin e majit të këtij viti, prokuroria e Vlorës ka identuar rreth 60 raste, ku Hodaj dhe vartësit e tij kanë lejuar, ndërtimin e objekteve pa leje në zonën bregdetare Kryeinspektori të Borshit e në fshatrat përreth, në kundërshtim me ligjin.

Referimet e para për shkelje të mundshme ligjore nga ana e kryeinspektorit Ndërtimor të Himarës janë bërë nga ana e Seksionit Ekonomiko-Financiar të Policisë së Vlorës.

Në dokumentin hetimor të prokurorisë, të publikuar më herët nga “Boldneës.al”, lexohet se oficerët e këtij sektori, dispononin informacione në rruge operative, se Hodaj, në bashkëpunim me specialistet e tij, kanë konsumuar në mënyrë të përsëritur aktivitet të kundraligjshëm, duke lejuar që në zonën e bregdetit nga Dhërmiu deri në Borsh të ndërtohen objekte pa lejen e bashkisë Himarë, kryesisht shtesa në kate dhe ndërtime të reja.

Në foto: Dokumenti hetimor i prokurorisë së Vlorës për shkeljet e Kryeinspektorit të IKMT, Himarë, Renato Hodaj

Në foto: Dokumenti hetimor i prokurorisë së Vlorës për shkeljet e Kryeinspektorit të IKMT, Himarë, Renato Hodaj

Disa prej këtyre objekteve janë evidentuar nga punojësit e Policisë së Bashkisë Himarë dhe për personat përgjegjës janë referuar materialet proceduriale, ku janë bërë edhe fotografimi i objekteve në kohën e konstatimit.

Pasi këto objektë janë evidentuar nga ana e punojësve të policisë, nga ana e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë nuk ishte marrë më parë asnjë masë për konstatimin dhe pezullimin e punimeve, gjë e cila ështe detyrë e tyre parësore.

Po kështu, sipas të dhënave që dispononte policia gjyqësore, kryeinspektori Hodaj dhe vartësit e tij, megjithëse ishin në dijeni të konstatimit nga ana e policisë së këtyre objekteve të ndërtuara pa leje, i kanë lejuar pronarët e tyre të vazhdojnë dhe të përfundojnë ndërtimet, duke mos marrë asnjë masë për të ndërprerë ndërtimin informal.

Sipas prokurorisë, këtë paligjshmëri, kryeinspektori dhe inspektorët në varësi, e realizonin edhe për ata që duan të bëjnë ndërtime të paligjshme, shtesa katesh, tenda apo dhe ndërtime që nga themelet, e që nuk mund të marrin leje ndërtimi në këtë zonë.

Po ashtu, një kallëzim ndaj kryeinspektorit Ndërtimor në Himarë, Renato Hodaj, ka pasur edhe nga eprorët e tij të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas problematikave të shumta të konstatuara gjatë një inspektimi të kryer pak kohë më parë.

 

Në foto: Ndaj Renato Hodaj ka pasur kallëzim edhe nga eprorët e tij të IKMT, Tiranë

Nga hetimet e zhvilluara deri më tani, Prokuroria e Vlorës konstaton se kryeinspektori dhe vartësit e tij, në kundërshtim me dispozitat ligjore, nuk kanë mbajtur në mjaft raste asnjë procedurë konstatimi për ndërtimet pa leje.

Në raste të tjera janë mbajtur procesverbale konstatimi për ndërtime të paligjshme vetëm në momentin që ka shkuar në vendngjarje policia gjyqësore.

Po ashtu, sipas dokumentit të Prokurorisë, nuk rezulton në asnjë rast që nga ana e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë, të jetë zbatuar vendimet e prishjes së objekteve, për të cilat ishte marrë më parë vendim prishje.

Në bazë të këtyre shkeljeve të konstatuara, prokurori Anton Pali urdhëroi arrestimin e Renato Hodaj dhe disa vartësve të tij.

Por, i gjithë ky hetim dhe shkeljet e evidentuara u sfumuan fillimisht nga gjyqtarja e shkallës së parë në Vlorë, Arbana Selmanaj, e më tej nga prokurori i Apelit, Erion Çela.

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli godet Luginën Bekaa, 12 viktima nga sulmet ajrore

19:10 : 15/07/2025
BOTA

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vijojnë marrëveshjet me Rusinë

19:09 : 15/07/2025
SPORT

Prezantim me shqiponjën dykrenare, Luis Kaçorri pranon ofertën e sheikëve

18:59 : 15/07/2025
AKTUALITET

Fatura që po shteron qumështin/ Fermerët e vegjël përjashtohen nga tregu mes konfuzionit ligjor

18:57 : 15/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë deri në vitin 2035, Bilbao “blindon” Nico Williams

18:45 : 15/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Supremja: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë shkel Kushtetuetën

18:45 : 15/07/2025
Para

EMRI/ Shqiptari i dehur tenton të vrasë gruan në Itali, ja kush e ndaloi tragjedinë

TË GJITHA

Izraeli godet Luginën Bekaa, 12 viktima nga sulmet ajrore

19:10 : 15/07/2025

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vijojnë marrëveshjet me Rusinë

19:09 : 15/07/2025

Prezantim me shqiponjën dykrenare, Luis Kaçorri pranon ofertën e sheikëve

18:59 : 15/07/2025

Fatura që po shteron qumështin/ Fermerët e vegjël përjashtohen nga tregu mes konfuzionit ligjor

18:57 : 15/07/2025

Zyrtare/ Kontratë deri në vitin 2035, Bilbao “blindon” Nico Williams

18:45 : 15/07/2025

Kosovë/ Supremja: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë shkel Kushtetuetën

18:45 : 15/07/2025

Izraeli ndalon palestinezët të hyjnë në det, duke ua marrë dhe “strehën” e fundit

18:37 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com