• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafiku i kokainës/ Skema e grupit kriminal në Zvicër e Gjermani, urdhrat vinin nga Tirana

13:30 : 21/06/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Zbardhen detaje nga dosja hetimore të kryera nga Prokuroria e Tiranës lidhur me grupin kriminal të trafikut të kokainës mes Zvicrës dhe Gjermanisë.

Nga hetimet, tregohet se si janë rekrutuar shtetasit e huaj për të bërë transportin e lëndës narkotike. Pjesë e këtij rrjeti është dhe një shtetas gjerman, Michael Schmicdel  i cili kryente transportin e lëndës narkotike nga një qytet në tjetrin, si dhe drejt Zvicrës. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2015 në qytetin e Monthey në Zvicër sapo doli nga një lokal.

Në dëshmitë e administruara nga organi i akuzës shqiptare, Michael Schmicdel tregon se si ka rënë në kontakt me grupin kriminal. Sipas tij, shtetasi gjerman nuk ishte në dijeni se transportonte lëndë narkotike. Ai tregon se ka kontaktuar me një person në një diskotekë i cili i ofroi një shumë prej 1 mijë eurosh për transport mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Pasi kishte pranuar, shtetasi gjerman mori dhe një celular tip Blackberry me të cilën do komunikonte me trafikantët.

Michael Schmicdel është kontaktuar disa muaj më vonë për të transportuar një person nga Berlini drejt Frankfurtit. Kur mbërriti në destinacion, ai e la makinën për disa orë tek një i panjohur për t’u kthyer më pas sërish në Berlin. Në të njëjtën mënyrë ka vepruar dhe në gjashtë raste të tjera mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Në datë 5 maj 2015, Michael Schmicdel u arrestua së bashku shqiptarin Elton Meta në një kafe pasi në makinën e gjermanit u gjetën 3 kg kokainë të mbështjella në 3 pako.

Në vijim u administruan deklarimet e personave nën hetim, konkretisht shtetasi gjerman Michael Schmicdel deklaroi se:

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

“Ai kishte njohur disa shtetas të huaj në mes të vitit  2014, në një diskotekë në Chmenitz Gjermani. Ata i propozuan të fitojë 1 mijë euro nga transporti mes Gjermanisë dhe Zvicrës dhe ai pranoi. Ata i dhanë një telefon celular Blackberry. Disa muaj më vonë në korrik apo gusht të vitit 2014, shtetasi gjerman mori një sens të cilën kishte udhëzime për të mbështetur një shtetas të huaj në Berlin dhe ta çonte me makinë në Frankfurt. Kur mbërriti në atë qytet, Michael la makinën e tij tek një i panjohur dhe pas disa orësh e mori dhe u kthye në Berlin.

Ai deklaroi se në këtë mënyrë ka vepruar dhe në gjashtë raste të tjera duke menduar se po transportonte para dhe jo drogë. Gjatë transportit të fundit në 5 maj 2015 ku ai u arrestua në Monthey të Zvicrës, sapo ishte takuar me shtetasin Elton Meta në një kafe” – thuhet në hetimet e prokurorisë.

Shtetasit Elton Meta ose i njohur ndryshe si “Tony” i ishte premtuar një shumë prej 3500 eruosh për të marrë një marrë lëndën narkotike në Zvicër, pra sasinë prej 3 kg që i kishte sjellë shtetasi gjerman Michael Schmicdel, dhe për t’ia dorëzuar Ilir Shellës. Ky i fundit do ia dërgonte një personi tjetër të njohur si Florian Moko i cili bënte shpërndarjen në Zvicër.

Gjithashtu në atë kohë, Meta tregonte dhe njohjen me shtetasin Shkëlqim Haka i njohur me pseudonimin “Qimi” i cili ishte “bosi” në Zvicër dhe punonte për llogari të dy shtetasve të tjerë në Tiranë. Por në fund të hetimit të kryer nga ana e Prokurorisë së Tiranës, personi në fjalë rezulton të jetë në fakt kreu i këtij grupi trafikantësh, Ndriçim Harka.

Ndërsa shtetasi Elton Sheme Meta, ndër të tjera deklaroi:

Se ka marrë pjesë në trafikimin e kokainës. Ai fajësoi për organizimin e trafikimit të kokainës nga Shqipëria , një shtetas shqiptar të quajtur “Qimi” ose “Gimi” i cili përdorte numrin e telefonit 00355*********. Duke theksuar se ai punonte në emër të dy shtetasve të tjerë shqiptarë që banojnë në Tiranë.

Gimin e njeh prej 15 vitesh. Është një njohje e tij nga Tirana ku ai banon. Gimi është pseudonimi i tij. Emri i tij është Shkëlqim Haka. Gimi është 40 vjeç. Ai është i martuar dhe babai i tre fëmijëve. Në dijeninë e tij ai nuk ka ndonjë aktivitet fitimprurës. Ka dy numra shqiptarë të Gimit, të cilët janë regjistruar në aparatin e tij celular të markës Samsung me shkrimin “Gimi”.

Njeh dy nga vëllezërit e tij të cilët jetojnë në Tiranë. Njëri prej tyre quhet Mentor ndërsa nuk i kujtohet emri i vëllait tjetër. Atij i ishin premtuar 3500 euro nga “Gimi” për të marrë lëndën narkotike në Zvicër dhe për tia dorëzuar shtetasit Ilir Shella, i cili do t’ia jepte shtetasit Florian Moko, përgjegjës për ta shpërndarë në Zvicër.

Ai u takua me shtetasin gjerman Michael Schmicdel në një kafe dhe në momentin që po bëheshin gati për të marrë lëndën narkotike në automjetin e shtetasit gjerman, i ndaluan punonjësit e policisë. Është hera e parë që vepron në llogari të tij, Gimi. Në Shqipëri, Gimi punon me dy persona me origjinë shqiptare të cilët janë në nivel më të lartë se Gimi. Iliri dhe Gimi janë miq prej kohësh pasi kanë punuar bashkë në Greqi.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025
BOTA

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025
SHENDETI

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
SPORT

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025
BOTA

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025
Para

Trafiku i kokainës/ Një nga organizatorët, patronazhist i PS

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com