• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Italia bashkëpunim me Shqipërinë, ja si luftuan kundër krimit të organizuar

11:25 : 21/06/2021
në AKTUALITET, BOTA

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

64 tonë lëndë narkotike janë trafikuar ilegalisht përmes rrugës detare në Itali gjatë vitit 2020, e trafiku i emigracionit klandestin është rritur me 174% në krahasim me vitin 2019. Guardia di Finanza Italiane prezanton bilancin e raportit vjetor të punës gjatë vitit 2020 i cili përkon dhe me 247 vjetorin e formimit të këtij autoriteti të forcave të rendit. Pjesë e aktivitetit të saj vjetor është dhe raporti me Shqipërinë e operacionet e përbashkëta të kryera me autoritetet shqiptare në luftë kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme mes dy vendeve.

Në vitin e vështirë pandemik të 2020, Guardia di Finanza ka kryer 1 milionë e 340 mijë kontrolle për të respektuar masat e qeverisë kundër infektimit nga Covid 19, rreth 800 mijë ndërhyrje inspektuese e 47 560 hetime kundër krimit të organizuar ekonomik në jetën social ekonomike të vendit. Me një vendim të Ministrisë së Brendshme të datës 15 gusht 2017, Guardia di Finanza është e vetmja Forcë policore përgjegjëse për ruajtjen e rendit e sigurisë publike në sektorin detar.

Kontrolli territorial i detit kundër trafiqeve të paligjshme garantohet përmes një trupe unike e cila integron përbërës të ndryshëm operacionalë të Guardia di Finanza. Sipas raportit të 2020 në Adriatikun Jugor e në Jonin Verior, puna operative e Guardia di Finanza është përqendruar në identifikimin e mjeteve lundruese super të shpejta që transportojnë lëndë narkotike nga Shqipëria.

“Është forcuar bashkëpunimi me autoritetet shqiptare falë Qendrës operative të Durrësit dhe intensifikimit të monitorimit nga ajri me avionë të Guardia di Finanza që përmes sensorëve super të zhvilluar kanë mundësuar identifikimin e plantacioneve të marijuanës”, shkruan Raporti.

Në vitin 2020 falë këtij bashkëpunimi në tokën shqiptare janë identifikuar 37 plantacione ma kanabis e janë sekuestruar 35 mijë bimë narkotike. Përgjithësisht në luftë kundër trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike në rrugë detare, gjatë vitit pandemik 2020, Guardia di Finanza ka sekuestruar  64 tonë lëndë narkotike, ka arrestuar 1450 skafistë e ka kapur 128 mjete lundruese.

Guardia di Finanza informon se në misionet ndërkombëtare të saj një vend të rëndësishëm zë Shqipëria ku aktualisht janë impenjuar 24 ushtarakë dy prej të cilëve oficerë në Qendrën operative të Durrësit. Gjithashtu në Shqipëri, Guardia di Finanza ka të pozicionuar 3 gomone të modelit “BSO”, dy anije vrojtuese të modelit “900”, një avion të tipit Piaggio “P166DP1″ e një helikopter modern i modelit “AË 139 me sensorë optikë e hiperspektralë.

Bashkëpunimi dypalësh në Shqipëri synon luftën kundër krimit të organizuar e trafikut ndërkombëtar të drogës mes dy vendeve. Lufta kundër trafikut të emigracionit klandestinë përmes detit zë një tjetër vend të rëndësishëm në aktivitetit e këtij autoriteti, gjatë vitit 2020.

Sidomos në gjysmën e dytë të vitit, ky trafik është rritur me 174% në krahasim me 2019. Tunizia mbetet vendi kryesor i prejardhjes së emigrantëve ilegalë e gjithsej janë arrestuar 73 skafistë, janë kapur 587 mjete lundruese e rreth 20 mijë emigrantë të paligjshëm që përmes detit udhëtonin drejt brigjeve italiane.

Në Adriatikun jugor e Jonin Verior është shfaqur dhe fenomeni i përdorimit të anijeve me vela të drejtuara nga skipper nga Europa Lindore që përdorin flamuj të vendeve të ndryshme për të hyrë pa rënë në sy në ujërat italiane.

Ndërsa kanali i Sicilisë mbetet pika kritike për trafikun ilegal të hashashit nga Maroku, për kontrabandën e cigareve e emigracionin klandestinë.

Gjithsej në 2020, Guardia di Finanza ka sekuestruar 346 tonë cigare të kontrabanduara përmes detit drejt Italisë./oranews

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025
BOTA

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025
SHENDETI

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
SPORT

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025
BOTA

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025
Para

Trafiku i drogës në Zvicër/ Goditet grupi, mes të arrestuarve një nga organizatorët (Emri)

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com