Zbardhen detaje nga dosja e Prokurorisë për 324 kg kokainë që u sekuestruan në Portin e Durrësit. Referuar të dhënave të raportuara, lënda narkotike ishte fshehur në sebratorin e krahut të majtë.
Pakot e gjetura me droge ishin të mbështjella me mbishkrime të ndryshme. Makina drejtohej nga në shtetas maqedonas i quajtur Nazif Ajroski, për të cilin gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Sipas dosjes, gjatë kontrollit brenda hapësirës së përshtatur të serbratorit të majtë të automjetit, janë gjendur dhe më pas sekuestruar 300 (treqind) pako të mbështjella me natriban në të cilat dyshohen se janë lëndë narkotike Kokainë.
Pakot e gjendura kishin mbishkrime të ndryshme, 98 (nëntëdhjetë e tetë) copë kanë mbishkrimin “Cachaca velho barreioro”, 53 (pesëdhejtë e vleftësim arresti dhe caktim mase sigurimi/ tre) copë kanë mbishkrimin “Paris”, 50(pesëdhjetë) copë kanë mbishkrimin “Chicagho bulls”, 44(dyzetë e katër) copë kanë të stampuar figurën e “tigrit”, 24(njëzetë e katër) copë kanë mbishkrimin “dior” me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, 14(katërmbëdhjetë) copë kanë mbishkrimin “X” dhe 17(shtatëmbëdhjetë) paketime ishin pa mbishkrime. Njëra nga këto pako është e dëmtuar në njërën anë.
DOSJA E PROKURORISë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, bazuar në referimin e policisë gjyqësore në Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka regjistruar procedimi penal nr. 1126, datë 20.06.2021, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” (ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a pgr. 2 të Kodit Penal të shtetasit Nazif Ajroski.
Nga hetimi i kryer dhe aktet e administruara ka rezultuar se:
Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës më datë 18.06.2021 rreth orës 13.00’ është njoftuar nga përfaqësues të Skanimit në sheshin e trageteve në Portin e Durrësit, se gjatë procesit të skanimit të automjetit me targë SK3720AT me ngjyrë të bardhë i ngarkuar në eksport nga Maqedonia e Veriut me pllaka metalike dhe i drejtuar nga shtetasi Maqedonas Nazif Ajroski, është konstatuar në serbratorin e krahut të majtë të karburantit një përshtatje në formë dritarje katërore të mbyllur me kapak dhe të ngjitur me silicon. Menjëherë pas këtij dyshimi është ndrëprerë skanimi dhe është njoftuar grupi hetimor për të ushtruar kontroll më të thelluar në të gjithë automjetin dhe në pjesën e përshtatur në serbratorin e krahut të majtë.
Gjatë kontrollit brenda hapësirës së përshtatur të serbratorit të majtë të automjetit, janë gjendur dhe më pas sekuestruar 300 (treqind) pako të mbështjella me natriban në të cilat dyshohen se janë lëndë narkotike Kokainë. Pakot e gjendura kishin mbishkrime të ndryshme, 98 (nëntëdhjetë e tetë) copë kanë mbishkrimin “Cachaca velho barreioro”, 53 (pesëdhejtë e vleftësim arresti dhe caktim mase sigurimi/ tre) copë kanë mbishkrimin “Paris”, 50(pesëdhjetë) copë kanë mbishkrimin “Chicagho bulls”, 44(dyzetë e katër) copë kanë të stampuar figurën e “tigrit”, 24(njëzetë e katër) copë kanë mbishkrimin “dior” me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, 14(katërmbëdhjetë) copë kanë mbishkrimin “X” dhe 17(shtatëmbëdhjetë) paketime ishin pa mbishkrime. Njëra nga këto pako është e dëmtuar në njërën anë.
Gjatë këqyrjes konstatohet se të gjtha pakot janë të mbështjella në pjesën e jashtme me celefon trasparent dhe kanë formë paralelopipedi, ku në brendësi të tyre gjendet material pluhur me ngjyrë të bardhë i cili nga ekzaminimi i kryer në nga specialistë të IPSH Tiranë ka rezultuar se është lëndë narkotike e llojit Kokainë, e cila pas peshimit rezultoj në një sasi totale 324.400 kg.
Policia gjyqësore ka kryer veprimet e para hetimore duke këqyr automjetin me targë SK3720AT, këqyrja dhe më pas sekuestrimit i lëndës së dyshuar narkotike, këqyrja dhe sekuestrimi i dokumentacionit të ngarkesës së mallit në eksport dhe i pronësisë së automjetit, si dhe këqyrje dhe sekuestrimi i dy aparateve telefonik celular në posedim të shtetasit Nazif Ajroski, si dhe janë përpiluar vendimet për kryerjen e ekspertimit kimik, daktiloskopik dhe traselogjik.
Shtetasi Nazif Ajroski, në prani të avokatit të caktuar dhe perkthyeses ka deklaruar se ka hyrë në teritorin e Repuplikës së Shqipërisë nga pika e Kalimit të Kufitar në Qaf Thanë në orën 19.30 të datës 16.06.2021. Pasi i është nënshtruar kontrollit nga autoritetet Shqiptare dhe pasi ka përfunduar procedurën doganore dhe policore, rreth orës 09.30’ të datës 17.06.2021 është nisur për portin detar Durrës për të udhëtuar në drejtim të Italisë. Ka pasur disa ndalesa rrugës për shkak se i nxehej makina dhe rreth orës 22.00 të datës 17.06.2021 ka mbërritur në portin detar Durrës. Më datë 18.06.2021 ka vazhduar me procedurat në doganë ku pas kontrollit është gjendur sasia e dyshuar si lëndë narkotike. Në lidhje me këtë sasi lënde të dyshuar si narkotike, deklaron se nuk ka dijeni për ekzistencën e saj.
Sa më sipër, sasia prej 300 (treqind) pako të mbështjella me natriban me peshë 324.400 kg dyshohet se po tranzitohej nga shtetasi Nazif Ajroski në bashkëpunim me shtetas të tjerë të paidentifikuar me qëllim eksportimin e saj në shtetin Italian, veprime që krijojnë dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” (ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a pgr. 2 të Kodit Penal.
Në këto kushte më datë 18.06.2021, ora 22.30’ është proceduar me arrestimin në flagrancë të shtetasit: Nazif Ajroski, atësia – Samedin, amësia – Ismetka, i datëlindjes 07.04.1981, lindur dhe banues në në Dobresh, Prilep të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kombësi Turke dhe shtetësi Maqedonase, me gjendje familjare i ve dhe me 4 fëmijë, me arsim të mesëm, me gjendje gjyqësore i paverifikuar, i punësuar si shofer, si i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” (ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a pgr. 2 të Kodit Penal.
Arrestimi i këtij shtetasi duhet të vleftësohet i ligjshëm për shkak se:
1. Ekzistojnë kriteret për arrestimin në flagrancë, të parashikuara nga neni 251/2 i Kodit të Procedurës Penale, pasi është arrestuar për kryerjen e veprës penale për të cilën ligji cakton një dënim me burgim deri në 20 vjet, sipas nenit 283/a pgr. 2 të Kodit Penal.
vleftësim arresti dhe caktim mase sigurimi/page 2
Arrestimi i tij është bërë në gjendje flagrance në bazë të nenit 252 të Kodit të Procedurës Penale, gjatë kryerjes së veprës penale.
3. Kërkesa për vleftësimin e arrestit është paraqitur në gjykatë, brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga çasti i arrestimit, sipas detyrimeve të parashikuara nga neni 258 të Kodit të Procedurës Penale
Gjithashtu, ekzistojnë kushtet dhe kriteret e përgjithshme e të veçanta, të parashikuara
nga nenet 228 e 229 të Kodit të Procedurës Penale për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj të arrestuarit për arsye se:
a) Ekziston dyshimi i arsyeshëm se vepra penale e parashikuar nga neni 283/a pgr. 2 të Kodit Penal, është kryer dhe se atë e kanë kryer i arrestuari, bazuar ky dyshim në provat e administruara deri në këtë fazë hetimi. (neni 228/1 i K. Pr. Penale).
b) Për të arrestuarin, nuk rezulton ndonjë shkak padënueshmrie apo shuarje të veprës penale (neni 228/1 të K. Pr. Penale).
c) Ekziston nevoja e kryerjes së veprimeve të tjera hetimore në funksion të hetimit të çështjes.
Provat mbi bazën e të cilave mbështeten dyshimet e arsyeshme se ky shtetas ka kryer
veprën penale, janë si më poshtë:
– Urdhër i datës 20.06.2021 për rregjistrimin e procedimit penal nr. 1126, datë 20.06.2021, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” (ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a pgr. 2 të Kodit Penal, si dhe i emërit të shtetasit Nazif Ajroski.
– Shkresat me nr. 5119, datë 19.06.2021 e ardhur nga Drejtoria Vendore të Policisë Durrës, për administrimin e referimit dhe materialeve të para të dërguara që kanë shërbyer për fillimin e hetimeve të këtij procedimi penal.
– Raport shërbimi dhe procesverbal i datës 18.06.2021 ora 13.00’ për kapjen në flagrancë të shtetasit Nazif Ajroski.
– Procesverbal i datës 18.06.2021 për dorëzimin e mjeteve dhe sendeve në ambinetet e SPK Port Durrës.
– Urdhër me nr. serial 0804447, datë 18.06.2021 Për skanimin e automjetit me targë SK3720AT.
– Procesverbal i datës 18.06.2021, ora 14.00’ Për këqyrjen e automjetit me targë SK3720AT.
– Procesverbal i datës 18.06.2021, Për marrjen e mostrës për ekspertim.
– Procesverbal i datës 18.06.2021, Për këqyrjen dhe marrjen e provës materaile të lëndës narkotike.
– Procesverbal i datës 18.06.2021, për sekuestrim dhe peshimin e provës materiale Lëndë narkotike.
vleftësim arresti dhe caktim mase sigurimi/page 3
– Vendime të datës 18.06.2021 për kryerjen e ekspertimit kimik, daktiloskopik vlerësues dhe trasologjik.
– Procesverbal, i datës 18.06.2021 për sekuestrim të provës materiale, lënda narkotike, automjeti dhe dokumentacioni i tij, telefona celular dhe sende të tjera të përshkruara në procesverbalet përkatëse.
– Procesverbal i datës 18.06.2021, ora 18.30’ për marrjen e të dhënave nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi Nazif Ajroski.
– Procesverbal i datës 18.06.2021, ora 22.30’ për arrestimin në fralgrancë dhe kontrollin personal të shtetasit Nazif Ajroski.
– Akte të tjera procedurale, që kanë shërbyer, si mjete për kërkimin, marrjen dhe administrimin e provave të këtij procedimi penal.
Nisur nga rrezikshmëria shoqërore e veprës, personit që e ka kryer atë dhe faktin e mungesës së rrethanave lehtësuese, gjykojmë se masa me e përshtatshme që i përgjigjet sanksionit që parashikon vepra penale, në raport me nevojat e sigurimit për shtetasin Nazif Ajroski, është masa e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Sa më sipër, bazuar në nenet 24.1, 25.1 germa “a” 228, 238, 251/1, 252, si dhe nenet 244/1 e 258/1 të Kodit të Procedurës Penale,
KËRKOJ:
1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit: Nazif Ajroski, atësia – Samedin, amësia – Ismetka, i datëlindjes 07.04.1981, lindur dhe banues në në Dobresh, Prilep të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kombësi Turke dhe shtetësi Maqedonase, me gjendje familjare i ve dhe me 4 fëmijë, me arsim të mesëm, me gjendje gjyqësore i paverifikuar, i punësuar si shofer, si i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” (ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a pgr. 2 të Kodit Penal.
2. Caktimin si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj shtetasit Nazif Ajroski, masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale.