Prania e shtetasve të huaj në Shqipëri të ardhur nga Siria dhe Algjeria, është kthyer në një problem serioz për qytetarët e Tiranës, pasi shpesh ata janë bërë një kërcënim për banorët.
I tillë është rasti i algjerianit të njohur me emrin Hamza, i cili kërcënon dhe shantazhon qytetarët në kryeqytet. Hamzai nuk është emër i panjohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare, pasi në dy raste ai është denoncuar dhe më pas shoqëruar në komisariat për kërcënim me armë ndaj qytetarëve në Tiranë.
Rasti i parë është shënuar në 16 shtator të vitit të kaluar, ku nën kërcënimin e armës ai i ka bërë presion dhe shantazh një pronari të një lokali në zonën e ish-Bllokut, ku pas denoncimit është shoqëruar në komisariat.
Por ajo që të bën më shumë habi është se ky person edhe pse me rrezikshmëri të lartë nuk është proceduar penalisht nga ana e prokurorisë, të cilët nuk kanë kërkuar në asnjë moment dënimin e tij, duke e lënë të lirë.
I njëjti person vetëm një muaj e gjysëm më parë sbashku me një person tjetër kanë plagosur me hanxhar një qytetar në qendër të Tiranës, por edhe këtë herë ai thjeshtë është shoqëruar në polici dhe më pas është lënë i lirë, pasi sërish nuk ka patur asnjë procedim apo kërkesë për dënimin e tij nga ana e prokurorisë.
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme algjeriani Hamza shihet në video teksa kërcënon swrish qytetarët në Tiranë.
Ky person reklamon shpesh foto dhe video në instagram i armatosur dhe duke marrë drogë.
Medias dhe qytetarëve ju lind e drejta të pyesin Prokurorinë e Tiranës se çfarë ka qenë duke bërë deri tani lidhur me këtë shtetas, duke parë se në dy raste ka kërcënuar dhe plagosur me armë të ftohta qytetarë shqiptarë, përse nuk është marrë asnjë masë?
Çfarë do të thoshte prokuroria sot nëse veprimet terrorizuese të këtij personi do të kishin marrë jetë njerëzish gjatë ditës së sotme, ndërkohë që duhet të ishte i dënuar për dy vepra të mëparshme penale?
A mban përgjegjësi prokuroria e Tiranës që persona të tillë kërcënojnë vazhdimisht duke rrezikuar jetën e qytetarëve shqiptarë dhe sërish vijojnë lëvizin të lirë?
Shpresojmë që Hamzai nga Algjeria këtë herë të ketë ‘bindur’ prokurorët e Tiranës me verimet kërcënuese në mënyrë që ata të kryejnë detyrën e tyre, duke e çuar minimalisht para gjykatës e më pas të marrë dënimin e merituar.