Regjisori shqiptar Eduart Grishaj, është bërë regjisori i parë, që xhiron një film shqiptar në Serbi.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Ajo është shprehur gjithashtu mjaft e emocionuar, për fillimin e xhirimeve të filmit.
“Gjithashtu urime Eduart Grishajt tim, që qenka regjisori i parë shqiptar, që xhiron një film shqiptar në Serbi”, është shprehur moderatorja në Instagram.