• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VIDEO+FOTO/ Nga shtrëngimi i duarve te batutat, çfarë ndodhi në takimin Biden-Putin

16:47 : 16/06/2021
në BOTA

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin shtrënguan duart në hapjen e samitit në Gjenevë, mes tensioneve mbi të drejtat e njeriut, Ukrainës dhe sulmeve kibernetike.

Ata u pritën në “Villa La Grange” nga Presidenti Zvicerian Guy Parmelin. Presidenti Biden theksoi rëndësinë e takimit ballë për ballë.

“Siç e thashë më herët, është gjithmonë më mirë takimi ballë për ballë.”

Pesidenti rus Vladimir Putin tha se shpresonte për një takim “produktiv”.

“E di që keni pasur një udhëtim të gjatë dhe shumë punë. Megjithatë kemi shumë çështje të grumbulluara në marrëdhëniet Rusi-Amerikë që kërkojnë diskutime të nivelit të lartë. Shpresoj që takimi ynë të jetë produktiv,” tha Presidenti Putin.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

Zyrtarët amerikanë dhe rusë thonë se ka të ngjarë që bisedimet të zgjasin nga katër deri në pesë orë. Formati i rënë dakord përfshin një sesion fillestar mes dy presidentëve së bashku me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe kryediplomatin rus Sergei Lavrov. Pas kësaj, diskutimet do të vazhdojnë me një grup të zgjeruar.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden u tha gazetarëve rrugës për në Gjenevë se një rezultat i mundshëm i bisedimeve është ndryshimi i qëndrimit të dy vendeve që aktualisht kanë tërhequr ambasadorët nga kryeqytetet përkatëse.

Ambasadori amerikan John Sullivan dhe ambasadori rus Anatoly Antonov u kthyen në vendet e tyre në fillim të vitit mes përkeqësimit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës. Të dy ambasadorët do të marrin pjesë në bisedimet e Gjenevës.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se synimi i Presidentit Biden në bisedime, mes të tjerash, ishte gjetja e një hapësire ku Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të punojnë së bashku dhe theksimi i interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Takimi zhvillohet në orët e fundit të udhëtimit të parë të Presidentit Biden jashtë vendit që kur mori postin. Gjatë javës së kaluar, ai mori pjesë në samitin G-7 dhe ka zhvilluar bisedime me udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që synojnë forcimin e marrëdhënieve me aleatët dhe për t’u konsultuar me ta në lidhje me bisedimet SHBA-Rusi.

Kur një gazetar e pyeti zotin Biden menjëherë pas mbërritjes së tij të martën në Gjenevë nëse ishte gati për takimin me zotin Putin, Presidenti Biden tha, “Unë jam gjithmonë i gatshëm”.

Në një intervistë me kanalin televizv NBC News, Presidenti Putin tha se marrëdhëniet SHBA-Rusi ishin përkeqësuar në “pikën e tyre më të ulët në vitet e fundit”.

Një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve të martën se siguria kibernetike, në veçanti sulmet pengamarrëse kompjuterike, “do të jenë një temë e rëndësishme e bisedës” midis dy udhëheqësve. “Presidenti do ta bëjë të qartë se nëse shohim sulme kibernetike, siç ishte ai ndaj ndaj kompanisë SolarËinds, reagimet do të jenë të ashpra”, tha zyrtari.

Në muajin prill, Presidenti Biden dëboi 10 diplomatë rusë dhe vendosi sanksione të reja ndaj gjashtë kompanive teknologjike ruse që ofrojnë mbështetje për programin kibernetik të drejtuar nga shërbimet e inteligjencës ruse të lidhura me sulmin ndaj kompanisë SolarWinds.

Në muajin maj, dy biznese të rëndësishme të industrisë amerikane “Colonial Pipeline”, tubacioni që furnizon me karburant pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara dhe kompania e prodhimit të mishit JBS – u morën peng nga sulmet kibernetike që besohet se e kishin origjinën në Rusi.

Të dy kompanitë paguan miliona dollarë shpërblime për të rivendosur kontrollin mbi sistemet e tyre kompjuterike të marra peng nga hakerët.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar me kalimin e viteve, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ndërhyrja e saj në Siri dhe akuzat e Shteteve të Bashkuara – të mohuara nga Moska – për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 që sollën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëdhëniet u fundosën më tej në muajin mars kur Presidenti Biden tha se ai mendonte se Putini ishte një “vrasës”, duke bërë që Rusia të thërriste për konsultime ambasadorin e saj në Uashington. Shtetet e Bashkuara po ashtu tërhoqën ambasadorin e tyre në prill.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025
SPORT

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025
AKTUALITET

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025
Para

Herald Marku blerja e radhës e Partizanit, ja detajet e kontratës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com