• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E akuzuan për vjedhje të plehrave/ Qytetari rom fiton gjyqin ndaj Lali Erit

16:37 : 14/06/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Nga Gjergj Erebara/ BIRN

Gjykata Administrative e Tiranës gjeti fajtore Policinë Bashkiake për diskriminim dhe i akordoi një dëmshpërblim monetar prej 2.5 milionë lekësh qytetarit Agron Cura për dëmin moral të pësuar nga diskriminimi. Lajmin e bëri të ditur Gentian Serjani, avokati që përfaqësoi Curën në gjyq.

Policia Bashkiake e gjeti Curën duke transportuar mbeturina me biçikletën e tij në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë dhe vendosi t’ia sekuestrojë biçikletën si dhe mbeturinat, pasi sipas tyre, plehrat ‘janë pronë shtetërore’.

Cura pretendoi diskriminim pasi sipas tij, mbeturinat në fjalë, materiale gipsi, ia kishte falur pronari i një dyqani që po bënte rikonstruksion në zonën e Komunës së Parisit dhe se sekuestrimi i mbeturinave dhe i biçikletës nën supozimin se ato janë vjedhur nga ndonjë kazan mbeturinash bashkiake, bazohej thjeshtë në paragjykimin e tij si qytetar rom.

Çështja fillimisht u shqyrtua nga Komisioneri Kundër Diskriminimit i cili pyeti Policinë Bashkiake se mbi çfarë baze kishte kryer sekuestrimin e mbeturinave dhe të biçikletës me tre rrota të Curës. Bashkia iu përgjigj komisionerit duke deklaruar se ‘mbetjet urbane janë pronë e Bashkisë Tiranë,’ ndërsa biçikleta iu konfiskua qytetarit për shkak se ai nuk dispononte dokument pronësie mbi të.

Lexo edhe:

No Content Available

Sipas përgjigjes së policisë, cituar në vendimin e komisionerit, ‘Së bashku me mbetjet është bërë transportimi i mjetit biçikletë (karrocë), pasi shtetasi nuk dispononte asnjë dokument pronësie mbi të.’

Këto argumente nuk pinë ujë para Komisionerit Kundër Diskriminimit, i cili, pas ankesës së qytetarit, shpalli fajtore Policinë Bashkiake për ‘diskriminim të tërthortë, për shkak të racës, etnisë dhe gjendjes ekonomike’.

Policia Bashkiake është akuzuar në vijimësi gjatë viteve të fundit për kryerje veprimesh arbitrare, përfshirë konfiskim të mjeteve të punës të qytetarëve të varfër, veprim ky i pabazuar në ligj dhe për të cilin, Policia Bashkiake nuk është e autorizuar nga ligji që ta bëjë. Duket se kjo është arsyeja se pse Policia Bashkiake, rrëmbimit të biçikletës së ricikluesit dhe dërgimit të saj në landfill i referohet si ‘transportim’ ndërkohë që në praktikë përbën akt konfiskimi.

Gentian Serjani, një avokat i të drejtave të njeriut, kërkoi në Gjykatën Administrative të Tiranës dëmshpërblim monetar.

‘Paditësi kërkon rikthimin e gjendjes së mëparshme, sikur ky fakt i paligjshëm diskriminues të mos kishte ndodhur, duke detyruar palën e paditur të dëmshpërblejë humbjet jopasurore, shendetesore, vuajtjen shpirtërore, morale, psikologjike, cënimin e vlerave e të cilësisë së jetës familjare e personale,’ shkruhet në aktpadi.

Gjyqtari Eriol Roshi shpalli të hënën pranimin e pjesshëm të padisë dhe detyrimin e palës së paditur, Bashkia Tiranë, të kompensojë qytetarin e diskriminuar në masën 2.5 milionë lekë.

Etiketa: rom lali eri boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Kufiri detar/ Mitsotakis-Rama, po përshpejtohen procedurat për Hagën

TË GJITHA

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

08:28 : 08/06/2025

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

08:27 : 08/06/2025

Shokon Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe pasi i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

08:14 : 08/06/2025

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:06 : 08/06/2025

Trajneri i Serbisë, Stojkoviç: Kjo pikë ishte më e ëmbël për ne se për Shqipërinë

08:05 : 08/06/2025

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com