• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Legjenda e Gjermanisë jep “recetën”: Ja si fitohet Europiani

22:10 : 12/06/2021
në SPORT

Manuel Neuer u bë portieri i parë në historinë e kombëtares gjermane që arriti numrin 100 të ndeshjeve. Një arritje e madhe të cilën e ka zili edhe ish-portieri legjendar Andreas Këpke, i cili në një intervistë për faqen zyrtare të DFB-së, pranoi se Neuerr është një portier i një niveli tjetër.

Këpke gjithashtu tregoi recetën se si fitohet Europiani, duke qenë se ishte portieri i fundit gjerman që fitoi trofeun në 1996-ën.

Si do ta vlerësonit faktin që Manuel Nojer luajti ndeshjen e 100-të me kombëtaren?

Ishte një moment shumë emocionues, edhe Manuel ndihej njëlloj. Pas ndeshjes ai mbajti një fjalim ku tregoi emocionet. Nuk është e lehtë të luash aq shumë ndeshje për vendin tënd, kjo tregon se Neuer është në një nivel të lartë, edhe pse ka kaq shumë vite që luan për kombëtaren. Jam shumë krenar për të.

E kujtoni ndeshjen e parë të tij?

Lexo edhe:

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Po, ka qenë ndaj Emirateve të Bashkuara, ku fituam 7-2. Sigurisht që asnjë portier nuk dëshiron që të pësojë dy gola në debutim. Por Neuer bëri një ndeshje të mirë dhe u duk sikur luante ndeshjen e tij të 50-të dhe jo të parë. Ai tregoi se ishte i duhuri për ne. Pjesa tjetër është histori.

Të martën do të luani ndaj Francës, jeni gati?

Mund të them që skuadra është duke u përgatitur me intensitet të lartë. Nuk mund të hyj në detaje, pasi unë merrem me përgatitjet e portierëve. Për atë jam përgjegjës dhe mund të them që të tre portierët që janë në dispozicion janë në formë të mirë. Sigurisht që na mungon Ter Stegen, por për fatin e keq ai nuk mundi të ishte këtu për shkak të një dëmtimi.

Herën e fundit që Gjermania fitonte një Europian ju ishit në portë, çfarë kujtimesh keni?

Ishte një nga turnetë më të bukur që kam përjetuar. Atmosfera në Angli ishte spektakolare. I gjithë vendi fliste vetëm për Europianin. Stadiumet ishin plot dhe gjithçka ishte elektrizuese. Në finalen e Uemblit shënuam në fund me anë të një “golden goal”, ishte i pabesueshëm momenti kur Oliver dërgoi topin në rrjetë dhe ne fituam trofeun.

Çfarë duhet për të fituar një turne?

Mendoj që është e kotë të jap këshilla, pasi në skuadër ka ende lojtarë që kanë fituar Botërorin. Ata e dinë se si luhen turnetë e mëdhenj. Por sigurisht që në ndeshje të veçanta duhet të llogarisësh edhe faktorë të jashtëm, si fatin apo dëmtimet. Rëndësi ka që lojtarët të kuptojnë që gjithçka fitohet si skuadër.

Ky do të jetë turneu i fundit me Jogi Low, si është të punosh me të?

Jogi është një njeri i jashtëzakonshëm dhe një trajner i madh. Në momentet më të vështira ai u ka dalë zot situatave duke marrë përgjegjësi që edhe ndoshta nuk i takonin.

Të punosh me të është një kënaqësi. Kemi përjetuar shumë gjëra të bukura së bashku dhe kur mendoj që bashkëpunimit me të po i vjen fundi, më vjen shumë keq. Por ky profesion kështu e ka. Vjen një ditë kur rrugët ndahen dhe secili kërkon të përjetojë diçka të re. Një emocion ndryshe. Gjithsesi unë do të mbetem gjithmonë në kontakt me të.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

14:14 : 21/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

14:00 : 21/08/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë

13:44 : 21/08/2025
AKTUALITET

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre

13:20 : 21/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025
Para

Deklarata e Ramës në Kongresin e PS/ Vasili: U tregua i sinqertë, u shpreh hapur se do të kapë ‘Drejtësinë’

TË GJITHA

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

14:14 : 21/08/2025

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

14:00 : 21/08/2025

Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë

13:44 : 21/08/2025

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre

13:20 : 21/08/2025

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025

Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në Bulqizë

12:55 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com