• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I llogaritën gabim interesat e kredisë, gjykata detyron “OTP Bank” t’i kthej mijëra euro biznesmenit

11:54 : 08/06/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Tiranës detyron “OTP Bank” që t’i kthejë një kompanie private një shumë, të cilën ia kishte marrë gabimisht për shkak të llogaritjes së gabuar të interesave të kredisë.

Pak kohë më parë, gjyqtarja e kryeqytetit, Mimoza Kajo, konstatoi se shoqëria “A….” shpk është detyruar nga banka për të shlyer një detyrim në vlerë mbi 48 mijë euro.

Por, siç rezultoi nga shqyrtimi gjyqësor, banka i ka marrë biznesit privat 12.800 euro më shumë sesa rezulton detyrimi kontraktual.

Konflikti gjyqësor
Gjithçka ka nisur në vitin 2007, kur shoqëria “A….” ka marrë dy kredi në bankën e emërtuar në atë kohë “Societe Generale Albania-SGA” (sot “OTP Bank”).

Lexo edhe:

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu

Sot heshtje zgjedhore, mbi 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen të dielën kutive të votimit

Në vitin 2011, kredimarrësi, pra shoqëria private, konstaton se interesat e “SGA” ishin më të larta, krahasuar me një tjetër institucion bankar që vepronte në Shqipëri, dhe për këtë arsye ka kërkuar që të largohej prej saj.

Nga ana e “SGA” i është ofruar ristrukturimi i kredisë, duke i ulur normat e interesit. Por, pas asaj që u konsiderua në gjykim si “gabim njerëzor”, banka ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme interesat e kredisë, duke i ngarkuar kompanisë private një shumë mbi interesat që ishin dakordësuar në kontratën mes tyre.

Pasi nuk u gjet një zgjidhje mes palëve, shoqëria private e dërgoi çështjen në gjykatën e Tiranës, ndërkohë që “Societe General Albania” iu shit grupit financiar hungarez dhe tashmë quhet ‘OTP Bank”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës

Kompania private pretendoi para gjykatës se kishte shlyer plotësisht kreditë e marra në vitin 2012, por që për shkak të përllogaritjeve të gabuara të bankës ai është ngarkuar me penalitete, gjoba dhe kamatë, si edhe rrjedhimisht është renditur në listën e “kreditorëve të këqinj”.

Për këto arsye, paditësi kërkoi që Banka t’i njohë detyrimin e shlyer, si edhe të paguajë interesat për dëmin e shkaktuar.

Sipas tij, përfshirja e kompanisë në listën e “kreditorë të këqinj” i ka sjellë pasoja të rënda kompanisë, pasi nuk kishte mundësi të merrte kredi në sistemin bankar shqiptar e, si rrjedhojë, u detyruar të pezullojë aktivitetin.

Banka OTP, e cila ishte palë në proces gjyqësor si pasuese e ‘Societe General Albania” kërkoi që padia të pranohej pjesërisht nga gjykata.

Sipas “OTP-Bank”, rezulton se “ajo ka vepruar në përputhje me legjislacionin civil dhe atë që rregullon veprimtarinë bankare dhe se përllogaritja gabim e interesave dhe e penaliteteve ka qenë një gabim njerëzor i gjeneruar nga sistemi”.

Pasi është pranuar se diçka nuk ka funksionuar mes palëve, gjykata ka urdhërua kryerjen e ekspertizës financiare për të përcaktuar dëmin që i është shkaktuar kompanisë private nga sjelljet e bankës.

Eksperti i thirrur nga gjykata, ka arritur në konkluzionin se “diferenca në përllogaritjen e shumës që duhet të kishte paguar paditësi kundrejt Bankës, është prej 12 862 EUR”.

Perfundimisht gjykata çmon që “të vendosë detyrimin e palës së paditur, “OTP Bank”, që t’i kthejë palës paditëse shumën e paguar më tepër, si rrjedhojë e përllogaritjeve të gabuara të detyrimit që rrjedh nga kontratat e kredive bankare, në vlerën prej 12 862 EURO”.

Në foto: Dispozitivi i vendimit të Gjykatës së Tiranës

Po ashtu, në lidhje me dëmin e shkaktuar nga përllogaritja gabim e interesave dhe penaliteteve, gjykata “çmon që të vendosë detyrimin e palës së paditur (pra Banka) t’i paguajë palës paditëse (kompanisë private) fitimin e munguar mbi këtë shumë, i përllogaritur si kamata ligjore të vlerës prej 12 862 EURO…”.

Ky detyrim, sipas gjykatës, nis “…që nga data 08.06.2012 (që pala paditëse i është referuar si datë e konstatimit të përllogaritjeve të gabuara), e deri në ditën e ekzekutimit të vendimit sipas interesave bankare të parashikuara nga Banka e Shqipërisë për depozitat me afat 1-vjeçar”.

Sipas dispozitivit të këtij vendimi, rasti mund t’i dërgohet për shqyrtim Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu

08:31 : 10/05/2025
AKTUALITET

Sot heshtje zgjedhore, mbi 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen të dielën kutive të votimit

08:19 : 10/05/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë

08:12 : 10/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 10/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
Para

Kujdes! Covid-19 prek edhe dëgjimin/ Mjekja specialiste tregon pasojat që të çojnë deri në shurdhëri

TË GJITHA

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu

08:31 : 10/05/2025

Sot heshtje zgjedhore, mbi 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen të dielën kutive të votimit

08:19 : 10/05/2025
Foto ilustruese

Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë

08:12 : 10/05/2025

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 10/05/2025

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com