• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi VETTING

Dhoma e Madhe e gjykatës së Strasburgut refuzon apelin e Altina Xhoxhajt

16:04 : 02/06/2021
në VETTING

Nga Vladimir Karaj/ BIRN

Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut refuzoi në 31 maj të merrte në shqyrtim ankimin e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj ndaj procesit të rivlerësimit që pasoi me shkarkimin e saj.

Në njoftimin për shtyp nuk jepen shpjegime përveç shënimit se çështja ishte refuzuar.

Refuzimi i dha formë të prerë vendimit të 9 shkurtit 2021 kur një prej dhomave të Gjykatës së  Strasburgut rrëzoi me shumicë apelin e Xhoxhajt  ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe cilësoi se procesi i rivlerësimit nuk shkelte të drejtat e njeriut dhe masat e marra ishin propocionale.

“Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1, pasi organet e vetingut kishin qenë të pavarura dhe të paanshme, procedurat kishin qenë të rregullta, shqyrtimi i ankimit të kërkueses në seancë publike nga Kolegji i Apelimit nuk kishte qenë i domosdoshëm dhe nuk ishte shkelur parimi i sigurisë juridike,” u shpreh GJEDNJ nëpërmjet një njoftimi për median.

Lexo edhe:

60.5 mln lekë të pajustifikuara, dy shtëpi dhe dy makina si pasuri të fshehura/ KPK ngre dyshimet ndaj gjyqtarit Ken Dhima

“Për më tepër, Gjykata konstatoi se nuk kishte shkelje të nenit 8, pasi shkarkimi nga detyra kishte qenë proporcional dhe ndalimi i përhershëm ligjor për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore kishte qenë në përputhje me garantimin e integritetit të detyrës së magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë,” shtoi GJEDNJ.

Altina Xhoxhaj ishte një ndër pesë anëtarët Gjykatës Kushtetuese që u shkarkua nga procesi i vetingut. Fatos Lulo, Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari po ashtu u shkarkuan nga KPK dhe për dy të parët vendimi u konfirmua edhe në KPA, ndërsa ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.  Më herët nga gjykata ishin larguar përmes dorëheqjes Vladimir Kristo, Sokol Berberi dhe para procesit të rivlerësimit Bensik Imeraj.

Xhoxhaj u zgjodh anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010, ndërsa më herët ka punuar si juriste në Ministrinë e Drejtësisë, si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2006-2010 dhe lektore në Shkollën e Magjistraturës.

Etiketa: vetting boldnews hsot domain

Lajme të lidhura

KRYESORE

60.5 mln lekë të pajustifikuara, dy shtëpi dhe dy makina si pasuri të fshehura/ KPK ngre dyshimet ndaj gjyqtarit Ken Dhima

19:46 : 27/07/2021
Para

Propozohet rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Kukës, banorët kundër

TË GJITHA

Shqipëri – Letoni/ Dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

10:43 : 25/08/2025

Shiste doza kok*ine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari

10:24 : 25/08/2025

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal

10:16 : 25/08/2025

Shkaktoi aksidentin që i mori jetën 2 motrave në Sarandë, arrestohet 23-vjeçari, drejtonte automjetin i dehur

10:06 : 25/08/2025

Trafikanti shqiptar nga qelia: Qeveria britanike mund ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por nuk do

09:42 : 25/08/2025

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

09:37 : 25/08/2025

Njohje të reja dhe mundësi financiare! 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

09:19 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com