• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bllokimi i bartjes së numrit, AKEP gjobit operatorët celularë

23:29 : 31/05/2021
në AKTUALITET, Teknologji

Procesi i portabilitetit të numrave celularë prej muajsh është mjaft problematik dhe mijëra përdorues përballen me refuzime të kërkesës për të kaluar numrin te një operator tjetër.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) pranon se rritja e kërkesave dhe sasisë së numrave të portuar prej gushtit 2020 është shoqëruar me përkeqësim të treguesit të kërkesave të pranuara nga operatorët dhënës, që do të thotë rritje të përqindjes së kërkesave të refuzuara. Përveç rritjes së numrit dhe përqindjes së kërkesave të refuzuara, pranë AKEP janë adresuar një numër shumë i madh ankesash, si nga përdoruesit, ashtu edhe nga vetë operatorët, që denoncojnë praktika abuzive në procesin e portimit të numrit nga shoqëritë konkurrente.

Megjithëse AKEP ka paralajmëruar tre operatorët për rritjen e ndjeshme të përqindjes së kërkesave të refuzuara dhe ankesave për portim, duke kërkuar marrjen e masave urgjente për përmirësimin e situatës, pavarësisht disa reagimeve sporadike, situata nuk është përmirësuar.

Duke marrë shkas nga situata e rënduar e portabilitetit të numrit, si nga numri i shtuar i ankesave, ashtu edhe nga monitorimi i përkeqësimit të treguesit të përqindjes së kërkesave të refuzuara nga operatorët dhënës, AKEP realizoi inspektime pranë tre sipërmarrësve të rrjeteve celulare në periudhën mes dhjetorit 2020 dhe shkurtit 2021. Inspektimi evidentoi shkelje të shumta “Për mënyrën e zbatimit të portabilitetit të numrit” dhe vendosi të gjobisë operatorët sipas parashikimeve të nenit 137, paragrafi VII të ligjit “Për Komunikimet Elektronike”. Megjithëse AKEP nuk bën të ditur masën e gjobës, paragrafi në fjalë parashikon gjoba deri në 100 mijë lekë të reja. Për operatorët celularë, gjoba të këtyre përmasave janë vetëm “gudulisje”, megjithatë AKEP bën të ditur se iu ka lënë rekomandime operatorëve dhe do të vazhdojë ta ndjekë problematikën e bartjes së numrit në vazhdimësi.

Sasia mesatare e numrave të portuar midis tre operatorëve celularë, deri në muajin gusht 2020, ka qenë rreth 200 portime në ditë, ndërsa prej muajit gusht 2020 e në vijim ky tregues ka arritur mbi 1000 portime në ditë, duke arritur pikun me datë 2.12.2020, me 2214 numra të portuar në ditë. Rritja e kërkesave ka ardhur kryesisht si rezultat i konkurrencës mes operatorëve, që joshin klientët e njëri-tjetrit, duke iu ofruar paketa mujore me çmim të reduktuar. Kjo ka shkaktuar edhe akuza për ofrimin e çmimeve grabitqare (nën kosto) mes operatorëve dhe është bërë edhe objekt i një vendimi të autoritetit të Konkurrencës. Me një vendim të muajit prill, ky institucion urdhëroi operatorin më të madhe të shërbimeve celulare në vend të ndërpriste ofrimin e çmimeve nën kosto dhe të hiqte dorë nga praktikat e bllokimit të bartjes së numrit të klientëve të vet.

Lexo edhe:

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

Këmbimi valutor 28 gusht, me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Së fundmi, edhe AKEP është shprehur se aplikimi i fushatave promocionale agresive, kryesisht për portimin e numrit nga njëri operator tek tjetri, mund të sjellë pasoja të rënda për konkurrencën në afatin e gjatë. Kjo praktikë vë në vështirësi kryesisht sipërmarrësit me pjesën më të vogël duke ulur kapacitet financiare për rritjen e investimeve në rrjet. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

08:20 : 28/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 28 gusht, me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:05 : 28/08/2025
AKTUALITET

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

07:59 : 28/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025
AKTUALITET

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025
Para

Vuçiç me kërcënime: Keni për ta parë se sa vende do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës

TË GJITHA

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

08:20 : 28/08/2025

Këmbimi valutor 28 gusht, me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:05 : 28/08/2025

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

07:59 : 28/08/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com