• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Apel kundër dhunës e pleduajé për respektin

10:39 : 31/05/2021
në BOLD BLOG

Lexo edhe:

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Nga Genc Pollo, ish-ministër e deputet
1-Nëntë muaj më parë, Samuel Paty, një mësues gjimnazi në Paris, në orën e mësimit përdori karikatura profane të Profetit Muhamet për të ilustruar para nxënësve të tij lirinë e shprehjes dhe pasojat e reagimet ndaj saj; ai u ofroi nxënësve të besimit mysliman, kryesisht nga familje me origjinë nga Magrebi, të largoheshin nga klasa nëse nuk e duronin dot atë që Islami e quan fyerje të papranueshme të Pejgamberit. Prindi i një nxënësi filloi një aksion kundër mësuesit në rrjetet sociale, që u shndërrua në fushatë urrejtje e u përhap si flakë kashte. Një javë më vonë një emigrant çeçen i zuri pusi mësuesit Paty, teksa ky dilte nga shkolla e i preu kokën me satër.
2-Tre dekada më parë në Vjenë një koleg më ftoi për të parë filmin “Jeta e Brian-it” (The life of Brian) me grupin e aktorëve Monthy Pyton. Në hyrje të kinemasë u surprizova tek pashë dy murgesha që i zgjasnin fletëpalosje çdo vizitori. “Jeta e Brianit” ishte një parodi plot qesëndi e Jesu Krishtit dhe e Judeas së asaj kohe. Në fletëpalosjen, që e lexova plot kërshëri më pas, shënohej se narrativa e filmit ishte e padenjë për Birin e Perëndisë dhe se ajo lëndonte padrejtësisht ndjenjat e besimtarëve të krishterë.
3-Diku në mes të harkut kohor midis fletëpalosjeve në Vjenë dhe satërit në Paris, një shoqatë e hoxhallarëve në Shqipëri mori nismën bamirëse për të dhuruar gjak për të sëmurët, si dëshmi e dashurisë së tyre ndaj Profetit Muhamet; i cili ishte paraqitur me turban-bombë në karikatura të botuara nga një gazetë satirike në Danimarkë. Ndërkohë Lindja e Mesme, Pakistani etj. ishin përfshirë nga protesta të dhunshme: ambasadat daneze u sulmuan dhe, në ndonjë rast, ju vu zjarr. Kontrasti duket qartë!
4-Vjet në shkurt 2020 karnevali në qytezën Aalst të Belgjikës për herë të dytë paraqiti figurat stereotipe të hebrenjve me rrobe të zeza, hundë të madhe e qese me florinj në dorë. Kjo ndezi polemika të shumta: nga shoqatat judaike te kryeministrja belge e Presidentja e Komisionit Europian që kritikuan karnevalin për antisemtizëm e dehumanizim deri te bashkia Aalst e qeveria e provincës flamande që e mbronin atë bazuar në traditë e në lirinë e shprehjes e të satirës. Në shkurt të këtij viti karnevali nuk u mbajt.
Dhuna
Besoj se në vendin tonë, në rajon, e më gjerë ka një konsensus solid jo vetëm politik por edhe shoqëror për refuzimin e dhunës fizike, deri diku edhe asaj verbale, në rastet e ekstremizmit fetar. Kjo është një cilësi e vyer që nuk bie nga qielli, por kultivohet ndër shekuj. Ajo nuk është e garantuar apriori e prandaj duhet mirëmbajtur përherë. Europa ka një histori dymijëvjeçare të vështirë të shenjuar nga mizori si ikonoklastia, dekreti Alhambra, lufta tridhjetëvjeçare, pogromet e tmerri i fundit i Holokaustit. Gjithësesi koncepti i dinjitetit e i lirisë së njeriut është absolutisht dominant mbas Luftës së Dytë Botërore e rënies së Perdes së Hekurt. Po ashtu edhe refuzimi i dhunës sektare. Për këtë duhet të jemi të lumtur e mirënjohës. Ndërkohë Lindja e Mesme është në konvulsione periodike ku ekstremizmi fetar gjen hapësira politike. Kalifati DAESh i shpallur mes Irakut e Sirisë (2014-2019) ishte shembulli i dukshëm; por lëvizje politike teokratike të fuqishme vazhdojnë luftën për pushtet përmes radikalizimit fetar, nxitjes së urrejtjes mes myslimanëve e mes feve abramitike dhe ushqimit të ektremizmit të dhunshëm. Këtë e bëjnë në vendet arabe por edhe në Europë e më gjerë; online dhe offline. Vrasja gjakftohtë e mësuesit Samuel Paty është fatkeqsisht vetëm një rast nga të shumtit. Por për shkak të statusit të tij e të rrethanave të vrasjes në Europë pati një valē të vecantë solidariteti. U caktua edhe një ditë në përkujtim të tij. Dhe me të drejtē sepse dhuna, vrasja e terrori duhen kundërshtuar pa hezitim. Qeveria në Tiranë dhe ministrja e Arsimit duke e injoruar këtë ditë përkujtimore humbën një mundësi për një gjest moral të duhur.
Respekti
Nga ana tjetër respekti për tjetrin, në veçanti për besimin e tjetrit, është një kategori legjitime dhe e domosdoshme. Respekti për hebrenjtë (e mbetur) të Europës, për fenë e traditën e tyre u invokua si arsye që karnevali në Aalst të ishte më diskret. Cilësi e respektit është që tjetrin të mos e fyesh veresie dhe sidomos të mos e detyrosh të ekspozohet ndaj fyerjes. Respekti nuk rregullohet dot më me ligje antiblasfemi të cilave u ka kaluar koha; ai buron të paktën nga një kulturë vetëpërmbajtje, diskrecioni dhe empatie ndaj të tjerëve që duken të ndryshëm apo edhe të huaj. Në këtë kontekst lipset të pyesim nëse është vërtet e domosdoshme që mësimi i lirisë së shprehjes të ilustrohet me imazhe që shihen fyese dhe poshtëruese nga një pjesë e nxënësve? Revista Charlie Hebdo, viktimë e terrorizmit islamik në 2015, nuk kishte botuar vetëm karikaturat e Muhametit; kush e ka shfletuar mund t’i ketë kapur syri plot imazhe ekstreme, ndër to edhe karikatura të neveritshme ku Papa i Romës përqeshet me cenet e tij fizike e moshore. E megjithatë, në kuadrin e lirisë së shprehjes e të mendimit kritik të tilla botime janë brenda ligjit: kush don i shfleton, kush nuk don i injoron. Por askush nuk duhet t’i bëjë ato p.sh. lexim obligator të besimtarëve. Provokime të tilla, e mungesa e respektit në tërësi u çon ujin në mulli ektremistëve që rreken të radikalizojnë masat. Ekstremistë që kanë halë në sy vlerat demokratike të Kushtetutës. Lufta kundër ideologjive të tyre siç po tenton Franca e Austria është e nevojshme për të ruajtur vlerat demokratike. Por edhe respekti për themelin e besimit, që shfaqet i thellë por jo agresiv, është ana tjetër e medaljes.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025
BOTA

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025
BOTA

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025
SPORT

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
Para

Ekzekutohet me armë zjarri boksieri

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com