• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ndihmova ish-shokët e klasës”, 20 vjeçari futet në telashe, po hetohet me grupin e hakerave

15:53 : 30/05/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Dija e tepërt dhe gatishmëria për ta vënë atë në ndihmë të të tjerëve, shpesh mund të të përplasë me telashe të mëdha.

Në fund të muajit prill, Artani* festoi 20-vjetorin e lindjes. Ditëlindjet janë gjithmonë të bukura, por këtë të 20-vjetorit thotë se do ta mbajë mend më shumë jo për kapërcimin e dy dekadave, por për telashet që i mbinë atë ditë.

“Më mori në pyetje policia”, thotë ai në një rrëfim ekskluziv për gazetasi.al. Pse-në e shpjegon fill pas kësaj fjalie.

“Ishte hapur një hetim për disa aktivitete të dyshimta online dhe IP-të e mia figuronin te kanalet e komunikimit të personave të dyshuar”, shton ai.

Hetimet lidheshin me grupin e të rinjve që u arrestua dhe procedua me akuzën e mashtrimit kibernetik, pasi dyshohen për përvetësimin e shumave të konsiderueshme të parave, ku vetëm në një kompani celulare, siç njofton policia, dëmi ishte rreth 33 mln lek.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Çfarë e lidhte me këtë grup?

“I njihja pak ata çunat, dy prej tyre i kam pasur në klasë. Më kërkonin ndihmë për zbërthimin e ndonjë algoritmi, apo mënyrën e funksionimit të një programi, a aplikacioni. I ndihmoja me naivitet pa dyshuar në asnjë moment se për çfarë po përdoresha”, rrëfen ai.

Fatmirësisht, hetimi zbuloi se ai nuk ishte pjesë e këtij grupi, ndërsa në lidhje me njohuritë që ka mbi programimin, kompjuterin dhe internetin shpjegon se pjesën më të madhe të tyre i ka mësuar vetë.

“Kam pasur PC personal në shtëpi që në moshën 12-13 vjeçare. Babai e kishte mbushur me lojëra, por mua nuk është se më tërhiqnin shumë. Më tërhiqte ideja të kuptoja se si funksionon gjërat brenda atij PC dhe sa më shumë mësoja, që më shumë kisha për të mësuar. Kureshtja shtohej vazhdimisht”, thotë ai.

Pasionin e ndoqi edhe në rrugën që përzgjodhi për t’u arsimuar, pavarësisht se prindërit dëshironin që të ndiqte studimet për mjekësi jashtë vendit. Fillimisht u arsimua në një shkollë private teknologjike dhe më pas në një institut teknologjik po privat në Tiranë. Pa mbushur 17 vjeç thotë se për çështje minutash i rrëmbyen një shpërblim të majmë nga Facebook.

“Raportova një bug (problem sigurie) te Facebook. Kishte të bënte me rrjedhjen e të dhënave dhe sa lehtë mund të aksesoheshin ato nga hakerat në internet. Për të njëjtën problematikë kishin raportuar rreth 50 mijë vetë në mbarë botën dhe unë isha i treti në kohë. Shpërblimi i shkoi të parit, që me sa mbaj mend ishte nga Bangladeshi, a Pakistani”, thotë ai.

Na thotë se gjendja e mirë ekonomike e financiare e familjes ja ka hequr gjithmonë mëdyshjet për të vënë njohuritë që ka në shërbim të përfitimeve të paligjshme.

“As që më shkon ndër mend”, thotë Artani.

Sfida e fundit që i ka vënë vetes është të zbërthejë për shqiptarët mënyrën se si funksionon ai që njihet si “Deep Ëeb” dhe “Dark Ëeb”.

“Duken njësoj, por janë dy koncepte të ndryshme. Te i pari janë të gjitha faqet, apo përmbajtja e internetit është e indeksuar te motorët e kërkimit, por që aksesohen vetëm me ftesë, ose regjistrim. I dyti është e gjitha bota e internetit e paindeksuar te motorët e komunikimit. Zakonisht aksesohet me Broëser (shfletues) TOR. Këtu 50 deri në 60 për qind e përmbajtjes është e jashtëligjshme”, rrëfen ai.

Shpreson që në një të ardhme jo fort të largët të nxjerrë edhe një libër shpjegues për këto dy forma të internetit, me theksin te ndërgjegjësimi i të rinjve për t’u qëndruar larg tundimeve dhe krimeve kibernetike.

Por, ëndrra e madhe është një tjetër. “Dua të ndjek studime shtesë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, një prej më të mirëve në botë”, vazhdon ai.

*Shënim: Emri Artan nuk është emri i vërtetë i personazhit të këtij shkrimi. Ky emër është vënë pas kërkesës për anonimat prej tij

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Maqedonia e Veriut, 23 raste dhe 10 humbje jete nga Covid

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com