• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rrëmbimi i gazetarit, Erdogan mbrojti Lukashenkon/ Turqia zbuti tonet e NATO-s ndaj Bjellorusisë

19:53 : 27/05/2021
në BOTA

Turqia ka shtyrë aleatët e NATO-s që të zbusin reagimet ndaj Bjellorusisë pasi lideri i kësaj të fundit detyroi një avion pasagjerësh që destinacion kishte Lituaninë, të bëntë ulje emergjente në Minsk. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters duke cituar dy diplomatë të njohur me këtë çështje.

30 aleatët e NATO-s publikuan një deklaratë me dy paragrafë të mërkurën duke dënuar devijimin e fluturimit të kompanisë Ryanair për të arrestuar gazetarin Roman Protasevich. Megjithatë, në deklaratë nuk përmendej ndonjë hap ndëshkues për të cilin kishin bërë presion aleatët Balltik dhe Polonia.

Deklarata, shkruhet më tej në artikullin e Reuters, ishte gjithashtu më pak e ashpër se sa vërejtjet publike të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Ai e quajti incidentin një “rrëmbim shtetëror”.

Sipas dy diplomatëve, Ankaraja këmbënguli që çdo përmendje e mbështetjes për më shumë sanksione nga perëndimi për Bjellorusinë dhe thirrjet për lirimin e të burgosurve politikë atje, do të lihen jashtë tekstit. Po ashtu, sipas tyre, u hoq mundësia e një gjuhe kërcënuese për pezullim të bashkëpunimit të NATO-s me Bjellorusinë.

Motivet që çuan Turqinë të bëjë këtë ndërhyrje nuk dihen ende.

Lexo edhe:

Real Madrid forcohet në sulm, i “vjedh” Atleticos talentin

EMRI/ Ndezi dy zjarre në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Nartë, arrestohet 38-vjeçari

Diplomatët thanë se Ankaraja mund të përpiqet të ruajë lidhjet me Moskën, aleatin më të afërt të Bjellorusisë dhe të mbajë marrëdhëniet ekonomike me Bjellorusinë përmes “Turkish Airlines:”, e cila bën fluturime të përditshme në Minsk. Një mundësi tjetër mund të jetë dëshira e Turqisë për të mirëpritur turistët rusë këtë verë pas pandemisë COVID-19.

Rritja e konsiderueshme e rasteve me koronavirus sollën anulimin e shumë rezervimeve duke bërë që edhe ky sezon turistik në Turqi të jetë me pikëpyetje. Nga ky sektor sigurohen edhe të ardhurat për të financuar borxhin e rëndë të jashtëm të vendit.

Reuters raporton se ministria e jashtme turke nuk i është përgjigjur kërkesës së agjencisë për koment.

Ndërsa, një zyrtar i NATO-s u shpreh: “Deklarata e Këshillit të Atlantikut të Veriut për Bjellorusinë u dakordua nga të gjithë 30 Aleatët me konsensus. Ne nuk futemi në detajet e diskutimeve në Këshillin e Atlantikut të Veriut, të cilat janë konfidenciale.”

Një nga diplomatët është shprehur se Stoltenberg kishte siguruar marrëveshjen e të gjithë aleatëve, përfshirë Turqinë, për tekstin përfundimtar, të botuar në faqen e internetit të NATO-s, për të shmangur ndarjet e mëtejshme publike.

Insistimi i Turqisë për një mesazh të zbutur ndaj Bjellorusisë, ka shqetësuar një numër aleatësh, veçanërisht Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, shtete që kanë kërkuar që formulimi të ishte më i ashpër, thanë diplomatët.

Kurse, një diplomat i tretë tha se qëndrimi i Ankarasë ka për qëllim kryesisht përdorimin e një formulimi të ndryshëm nga ai i Bashkimit Evropian, i cili detajonte propozimet për sanksionet. Përmendim këtu ndalimin e fluturimeve në hapësirën ajrore të BE nga linjat ajrore Bjelloruse, duke mos u lejuar këtyre të fundit të përdorin aeroportet e BE dhe duke u bërë thirrje linjave ajrore të BE për të shmangur Bjellorusinë.

Turqia nuk është anëtare e BE-së, megjithëse ka qenë një kandidate për shumë vite.

“Shumë aleatë ishin shumë të irrituar me Turqinë. Ishte e rëndësishme që NATO të përgjigjej dhe nuk është e qartë pse Ankaraja duhet të dëshirojë të mbrojë (Presidentin Bjellorus Aleksandër) Lukashenko,” tha një diplomat evropian i pranishëm në diskutim.

Turqia është bërë një partner më i vështirë në vitet e fundit për disa aleatë të NATO-s, duke u përplasur me Francën për politikën turke në Libi, me Shtetet e Bashkuara mbi Sirinë dhe me Greqinë për të drejtat e energjisë në Mesdhe.

Turqia gjithashtu ka blerë raketa mbrojtje ajrore nga Rusia, për të cilat NATO thotë se është një kundërshtar që përpiqet të destabilizojë Perëndimin.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar atë që ata e shohin si një “rrëshqitje drejt një sundimi më autoritar nën Presidentin Tayyip Erdogan”, veçanërisht që nga grushti i shtetit i dështuar i vitit 2016.

Por Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe është në një vend strategjik midis Evropës dhe Lindjes së Mesme dhe me brigjet në Detin e Zi e Mesdheut, është shumë e madhe dhe e rëndësishme që BE ose Shtetet e Bashkuara ta injorojnë.

Ankaraja është shprehur në mënyrë të përsëritur se mbështet NATO-n, por ka vënë theksin se ka të drejtë të ndjekë politikën e saj të jashtme sovrane.

Lajme të lidhura

SPORT

Real Madrid forcohet në sulm, i “vjedh” Atleticos talentin

16:59 : 01/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ndezi dy zjarre në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Nartë, arrestohet 38-vjeçari

16:45 : 01/07/2025
AKTUALITET

Letra e nënës së Veliajt: Familja prej muajsh po vuan nga një makth kafkian! Pse mbyll sytë Europa?

16:41 : 01/07/2025
SPORT

Dikur Barcelona e shikoi si pasuesin e Messit, Ansu Fati firmos në Francë

16:34 : 01/07/2025
BOTA

Përplasjet për tarifat/ Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

16:22 : 01/07/2025
AKTUALITET

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh

16:19 : 01/07/2025
Para

Pirja e kësaj pije popullore çdo ditë, mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes së mëlçisë

TË GJITHA

Real Madrid forcohet në sulm, i “vjedh” Atleticos talentin

16:59 : 01/07/2025

EMRI/ Ndezi dy zjarre në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Nartë, arrestohet 38-vjeçari

16:45 : 01/07/2025

Letra e nënës së Veliajt: Familja prej muajsh po vuan nga një makth kafkian! Pse mbyll sytë Europa?

16:41 : 01/07/2025

Dikur Barcelona e shikoi si pasuesin e Messit, Ansu Fati firmos në Francë

16:34 : 01/07/2025

Përplasjet për tarifat/ Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

16:22 : 01/07/2025

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh

16:19 : 01/07/2025

Një ndër kandidatët për stolin e Tiranës, Ditmar Bicaj zyrtarizon largimin nga Burreli

16:07 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com