• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Epoka e begatë dhe Shqipëria në lëngatë

11:54 : 26/05/2021
në KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Për pjesën më të madhe të historisë së homo sapiens-it jeta qe sikundër na thotë filozofi britanik Hobs, e keqe, e ashpër dhe e shkurtër. Për shkak të luftërave të pandërprera dhe duke qenë se burimi kryesor i akumuimit të pasurisë ishin pushtimet, grabitjet etj., incentiva për të ndërtuar pasuri ishte e vogël dhe e kufizuar në rajone të veçanta që gëzonin njëfarë paqeje sociale deri diku më të stabilizuar.

Kjo nisi të ndryshonte me fillesate revolucionit industrial që ndër të tjera bëri të mundur lindjen e konceptit të bashkëpunimit si themeltar në marrëdhëniet mes njerëzve, sikundër prezantoi fillesat e kapitalizmit si një marrëdhënie ekonomike që bazohet në konkurrencën e lirë. Ky sistem kërkonte njësi territoriale që do të ishin më të kufizuara se perandoritë e shtrira të së kaluarës apo shumicës së qytet-shteteve që ishin mjaft të kufizuar në burime dhe mundësi.

Këto faktorë së bashku kishin një impakt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe revolucionarizuar mënyrën e të menduarit si dhe rritën shpresat dhe aspiratat për një jetë ndjeshëm më të mirë se ajo që kishin jetuar paraardhësit për dhjetëra mijëvjeçarë. James Otteson në një nga librat e tij të fundit, na tregon ndër të tjera që dikush që jetonte në vitet 1800 nuk kishte ndonjë ndryshim të madh në cilësinë e jetesës apo të ishte më i pasur se dikush që kishte jetuar 100 mijë vjet më parë. Të dy jetonin me më pak se 3 dollarë në vlerën e dollarëve të sotëm, pra nën kufirin e definuar nga Banka Botërore si i varfërisë absolute.

Ndërsa sot një person ka të ardhura mesatare prej 48 dollarësh në ditë, një rritje prej 16 herësh që është dhe mesatarja globale ndërsa në Shtetet e Bashkuara është 164 dollarë në ditë që është një rritje e jashtëzakonshme eksponenciale prej 55 herë më tepër. Në 1900, rreth 90 përqind të njerëzve në botë jetonin me më pak se 3 dollarë në ditë. Sot kjo përqindje është më pak se 9 përqind dhe në rënie të vazhdueshme. Pra ka ndodhur ajo që nobelisti Phelps e ka quajtur në 2013 si “lulëzimi masiv”, ku për herë të parë në historinë njerëzore, edhe më të varfrit dhe të margjinalizuarit kanë arritur të përmirësojnë kushtet e tyre në masë të paimagjinueshme më parë.

Lexo edhe:

Kalemaj: Është herët për t’u thirrur Rama në SPAK. Meta më shumë ka folur me heshtje

Vendimi për vulën/ Kalemaj: I pritshëm. Do kemi zgjedhje moniste, shkak partitë

Shpesh i shohim fenomenet dhe ngjarjet ose nga një fushëpamje mjaft e kufizuar kohore, ose nga nja pikëpamje thellësisht lokale, pa arritur të perceptojmë progresin e jashtëzakonshëm që është arritur jo vetëm në shekujt por edhe në dekadat e fundit. Të mbytur me lajme të kronikës së zezë, të kapluar nga zhurma politike shpesh pa ide apo debat konceptual, harrojmë që jetojmë në një botë shumë më të madhe se kjo qoshja shpesh e margjinalizuar ballkanike që na duket qendra e botës. Natyrisht përfitimet që po sjell edhe tani revolucioni i katërt industrial i përqendruar në zhvillimet e inteligjencës artificiale, nanoteknologjisë, gjenetikës por mbi të gjitha mënyrës së konceptuarit të kohës, të punës dhe të vetë jetës, janë jo vetëm globale por po aq edhe lokale.

Këto përfitime natyrisht vijnë nëse shtetet janë të afta të adoptohen me shpejtësi, të përditësojnë kurrikulat mësimore, të përshtatin dijet e përftuara me ato që kërkohen nga tregjet e punës, me individë kërkues dhe të pavarur që nuk i kanë sytë vetëm çfarë do u hedhë në prehër politika dhe ku pritshmëritë s’kanë kurrfarë pikëpreje me aftësitë që disponojnë. Sfidat e  shekullit të 21-të nuk janë ato të shek. 19 apo 20-të. Për rrjedhojë as përfaqësimi politik, as ideologjitë, as politikat publike nuk mund të jenë të njëjtat. Sfidat dhe mundësitë e reja kërkojnë një mentalitet të ri, retorikë adekuate, politika smart, shtet fleksibël, njerëz me aftësitë dhe kompetencat e duhura dhe natyrisht me këto duhet të merret politika dhe jo me llogje pazari dhe t’ua bëjë jetën njerëzve edhe më të vështirë se ç’e kanë.

Nuk mjafton që ata që udhëheqin të duan, por edhe të dinë, nuk mjafton vetëm të kenë ide por edhe t’i zbatojnë. Fatkeqësisht duket se as nuk dinë, as nuk duan, as nuk ka gjasa të ndryshojnë. Ndaj shoqëria dhe individët janë gjithmonë një hap para se gjurmojnë mundësitë, kapin çastin, guxojnë për një jetë më të mirë, këtu apo në emigracion dhe fakti është që shqiptarët ku u është dhënë mundësia kanë ditur të shkëlqejnë dhe kanë triumfuar mbi pengesat. Të shpresojmë që në mos klasa politike, të paktën shoqëria dhe individët të arrijnë të ndërtojnë Shqipërinë e nesërme, Shqipërinë e shekullit 21, një Shqipëri më të mirë, më të begatë dhe një vend ku vlen të jetohet.

Etiketa: kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj: Është herët për t’u thirrur Rama në SPAK. Meta më shumë ka folur me heshtje

16:53 : 27/01/2024
AKTUALITET

Vendimi për vulën/ Kalemaj: I pritshëm. Do kemi zgjedhje moniste, shkak partitë

18:28 : 04/03/2023
AKTUALITET

“Dhomat e kuzhinat e tregtisë”, Kalemaj: Shaka bajate e Ramës, i djeg miza…

17:54 : 16/07/2022
AKTUALITET

Nga “foltorja” në rithemelim dhe rruga përpara

12:24 : 10/07/2022
AKTUALITET

“Këngët për Ramën, groteske”, Kalemaj: Qeveria ka një propagandë gëbelsiane

19:37 : 02/07/2022
Foto marrë nga fb i autorit
AKTUALITET

Lufta brenda PD/ Ilir Kalemaj: Pala që triumfon, me fitore si e Pirros

08:51 : 14/12/2021
Para

Anija japoneze përplaset me një anije ruse, tre të vdekur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com