• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

‘Ar i lëngshëm’ në trupin tuaj/ Ja çfarë mund të mos dini rreth urinës

21:06 : 24/05/2021
në SHENDETI

Ndoshta mund të mos e keni kuptuar, por urina është “ari i lëngshëm” i trupit tuaj, për shkak se ka shumë përdorime dhe cilësi të habitshme. Ushtarët e Luftës së Parë Botërore lidhnin në fytyrë çorape të lagura me urinë si mbrojtje kundër armëve kimike. Ja cilat janë disa nga mënyrat përmes të cilave urina ka kontribuar në zhvillimin e njerëzimit.

Është përdorur si antiseptik për të paktën 2000 vjet

Para mjekësisë moderne, kur një plagë e vogël mund t’i merrte jetën një njeriu, urina përdorej si një antiseptik primitiv. Plini Plak e rekomandonte urinën për trajtimin e pickimeve të akrepave, kafshimeve të gjarprit, kafshimeve të qenve të tërbuar, për plagët, djegiet dhe shumë dëmtime të tjera. Urina ka një veti antibakteriale që lidhet drejtpërdrejt me përqendrimin e ures, metabolitit kryesor në urinë.

Romakët i pastronin rrobat e tyre me urinë

Ure dekompozohet në dioksid karboni dhe amoniak, dhe është kjo ajo që i jep urinës erën e saj të fortë. Amoniaku është një nga përbërësit kryesorë të pastruesve të sotëm në shtëpi, dhe kjo shpjegon edhe përdorimin e urinës së ndenjur si një pastrues i zakonshëm i rrobave në Perandorinë Romake.

Lexo edhe:

No Content Available

Deri në shekullin e I-rë të erës sonë, enët për mbledhjen e urinës vendoseshin në cepat e rrugëve, jashtë bujtinave dhe brenda banjove romake, Madje perandori Vespasian vendosi

një taksë mbi mbledhjen e saj. Disa fullonicae (lavanderi romake) e siguronin furnizimin me urinë direkt nga banjot publike përmes tubave.

Disa barna kundër infertilitetit janë prodhuar nga dy hormone që gjendet tek urina

Piero Donini, shkencëtar në kompaninë farmaceutike italiane “Serono”, nxori dy hormonet, FSH dhe LH, nga urina e grave pas menopauzës në vitet 1940. Në vitin 1957, endokrinologu Bruno Lunenfeld kontaktoi “Serono”për të kryer një provë nëse hormonet mund të përdoren për të kuruar infertilitetin.

Sfida e tyre më e madhe, ishte mbledhja e shumë litrave urinë nga gratë pas menopauzës, për të nxjerrë sasi të mjaftueshme hormonesh. Për fat të mirë, Vatikani ishte një aksioner kryesor i “Serono”. Përmes nipit të tij Don Xhulio Paceli, një nga drejtorët e kompanisë, Papa Piu XII e bindi popullatën e madhe të murgeshave pas menopauzës në Itali “që të mblidhte çdo ditë urinën për një kauzë të shenjtë”.Murgeshat në të gjithë Italinë ia dhuruan urinën e tyre kompanisë “Serono”, që arriti të krijojë barnat kundër infertilitetit Pergonal dhe Menopur, që përdoren ende sot.

Ka shkaktuar jo pak luftëra

Baruti përmban 75 për qind nitrat kaliumi (kripë), 10 për qind squfur, dhe 15 për qind qymyr. Deri në mesin e shekullit XIX-të, nitrati i kaliumit importohej ose nga India ose prodhohej nga urina e ndenjur. Luftërat e shumta të Evropës, nxitën një nevojë të vazhdueshme për urinë me synim prodhimin e barutit.

Në vitin 1625, mbreti Çarlsi I i Anglisë porositi mbledhjen e urinës së kuajve ndërsa në vitin 1627 firmosi një dekret të ri mbretëror që u kërkonte nënshtetasve të tij ta mblidhnin urinën e tyre në “enë të përshtatshme”.Deri në vitin 1865, në fundin e Luftës Civile në SHBA, gratë në shtetet e Konfederatës u udhëzuan ta “ruanin urinën e tyre”me synim prodhimin e sa më shumë baruti.

Në Egjiptin e Lashtë, urina përdorej për zbulimin e shtatzënisë dhe gjinisë së fëmijës

Testi i sotëm i shtatzënisë “Clearblue”, mat nivelet e gonadotrofinës korionike njerëzore (HCG) tek urina. Por testi i parë i njohur i shtatzënisë DIY përshkruhet në Papirusin e Berlinit që në vitin 1350 Para Erës Sonë. Gruaja urinonte mbi dy grushte me grurë dhe thekër.

Nëse mbinin në të dyja rastet, ajo ishte shtatzënë. Nëse rritej gruri, do të lindte djalë; nëse rritej thekri, do të lindte vajzë. Nëse nuk rritej asnjeri, ajo nuk ishte shtatzënë. Shkencëtarët modernë e testuan këtë metodë në vitin 1963 dhe zbuluan se ajo identifikoi saktë 70 për qind të shtatzënive.

Doza e parë e penicilinës në botë u prodhua nga urina

Më 12 Mars të vitit 1942, Ana Miler – një paciente 33-vjeçare e sëmurë me septicemi në Spitalin Jeil -Nju Hejvën – u bë personi i parë që u kurua me penicilinë. Antibiotiku i sapo zbuluar nuk ishte aprovuar ende në SHBA, dhe prodhimi i kësaj barne ishte një proces shumë i ngadaltë. Por urina e Miler ndryshoi gjithçka.

Për shkak se 40-99 për qind e penicilinës del e pandryshuar përmes urinës, mjekët e Miler vendosën ta përdorin urinës e pacientes për ta sintetizuar nga e para penicilinën. Edhe kur u shërua Miler, shkencëtarët vazhduan të mblidhnin urinën e pacientëve derisa ilaçi nisi të prodhohej në shkallë industriale.

Etiketa: urina boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Shehaj: Kurrë me Ramën, nuk kam paguar para për tu bërë kandidat

TË GJITHA

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

13:24 : 12/09/2025

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025

Serat e kanabisit në Berat/ GJKKO kalon pas 9 muajsh dosjen për gjykim me 17 të pandehur

12:53 : 12/09/2025

EMRI/ Po ndiqeshin nga policia, dy të rinj shqiptarë përplasen me shtyllën në Itali, njëri humb jetën

12:41 : 12/09/2025

“Divorc” me nisjen e Kuvendit/ Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar!

12:27 : 12/09/2025

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12:15 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com