Në kampin e LSI është krijuar një mendim se PD-ja mund të ketë bashkëpunuar me PS për ta shkatërruar këtë forcë politike. E pikërisht për këtë arsye, partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi ka nisur një analizë të detajuar për të arritur deri në një përfundim konkret. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari tha se PD nuk krijoi një frymë grupi në zgjedhje.
“Fakti që LSI është në këtë në situatë me 170 mijë vota në 4 mandate tregon se të gjithë prozhektorët e sulmit, të gjithë investimi i mln euro ka qenë për të goditur LSI. Tani ka pasur bashkëpunim në terren apo jo këto do të dalin si pasojë e një analize për LSI po e bën me strukturat e saj, unë mendoj personalisht që një strukturë e tillë e mirë organizuar nuk mund të bëhet pa u rakorduar”, tha Braimllari.
Babaramo: Pra ju thoni që ka pasur bashkëpunim edhe me PD për t’ju goditur ju?
Braimllari: Nuk mund të them drejtpërdrejtë këtë, por ne hymë në një betejë ku s’u konceptua nga PD fryma e ekipit për të shkuar drejt fitores, secili luajti për veten e vet. LSI e përgatiti si target kryesor Rilindja për ta minimizuar duke e goditur padrejtësisht. Koalicioni është çështje fryme dhe ideologjie dhe mënyra se si organizohet”.
Një arsye që liston për humbjen në 25 prill është edhe djegia e mandateve dhe për këtë ka zbuluar se ka qenë një vendim i PD-së, për të cilën Kryemadhi e pranoi për të “qenë korrekt me aksionin e opozitës”, edhe pse një pjesë e mirë e deputetëve të LSI-së nuk ishin dakord.
“Veprimi nuk ka qenë i duhur. Se lëshuam shumë terren dhe një person avancoi në mënyrë të jashtëligjshme, duke ndryshuar kushtetutën. U rikthyem në 1991. (…) Ne kemi qenë në protestën e 18 shkurtit, ditë e shtunë është marrë një vendim nga PD, kemi mbledhur grupin tonë parlamentar, “për të qenë korrekt të opozitës do marrim këtë vendim”, ne nuk pranuam bllok këtë vendim. Por ideja ishte për të qëndruar korrekt me opozitën, se mandatet e LSI ishin mandate gjaku, se ishim në përplasje frontale, të dy forcat ishin në bllok kundër LSI. E bëmë për të qëndruar korrekt ndaj aksionit opozitar”, tha Braimllari në Report Tv.