• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Artan Fuga: Partitë shqiptare organizata private që përfaqësojnë vetëm drejtuesin

21:41 : 23/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Profesori i Komunikimit, Artan Fuga, përmes një statusi në “Facebook” shkruan se partitë shqiptare janë organizata private që përfaqësojnë vetëm drejtuesin.

Fuga thekson se partitë në vendin tonë janë perversitete politike.

Postimi i profesor Artan Fugës:

Partia politike në Shqipëri si anomali sociale

——————————-

Lexo edhe:

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Ja kë sheh favoritë Artan Fuga

Pak fjalë për filozofinë politike të Aristotelit për antarë të FRESH-it

Partitë politike në rregjimet parlamentare janë të domosdoshme, qe nga koha e Greqisë së Lashtë, Roma Antike e deri në shekullin 19, 20, dhe më tutje ato kanë luajtur funksione të domosdoshme ! Vendosu emrin si të duash, por pa ato grupime politike nuk ka mundësi të ndërtohen trupat elektorale.

Ndërkohë në Shqipëri gjërat kanë shkuar mbrapsht që nga viti 90. Pse? Sepse partitë në kohët moderne si në Lashtësi kanë përfaqësuar grupe shoqërore që kanë ekzistuar para partive. Partitë nuk kanë qenë vetëm elita të grupeve dhe klasave shoqërore, të skllavopronarëve në kohët antike, e borgjezëve, e puntorëve, e artizanëve në kohët moderne, etj. Partitë politike nuk mund të iknin nga kontrolli dhe vlerat e grupeve shoqërore që i kanë përfaqësuar sepse shefat e partive kanë qenë edhe ata vetë persona që kanë qenë pjesë e shtresave sociale që partitë kanë përfaqësuar.

Partitë politike në Shqipëri janë perversitete politike sepse :

E para, në 90 në fillim lindën partitë politike dhe pastaj ishin ato që strukturuan shoqërinë sipas qëllimeve të lidershipit politik në krye të partive. Nuk ishin në fillim shtresat shoqërore dhe pastaj të lindnin partitë. Por e kundërta. Partitë nuk u formësuan nga shoqëria, por ishte shoqëria dhe segmentet e saj që u formuan nga partitë dhe interesat politike elektorale të partive politike.

Prandaj shoqëria jonë është ndërtuar mbrapsht.

Së dyti, partitë politike në Shqipëri nuk lindën si parti politike që përfaqësonin shtresa shoqërore, por lindën si parti masash të shkëputura nga shtresat shoqërore. Ato kanë përfaqësuar individë të izoluar, jashtë kontrollit të vlera etike, strategjive politike, zakoneve të shtresave shoqërore. Për nevoja elektorale këto parti nuk respektojnë asnjë model vleror që t’i takojë ndonjë klase e shtrese, por bëjnë premtime elektorale për gjithë popullin. Janë si partia e Brezhnjevit, “parti e të gjithë popullit”. Prandaj janë të askujt.

Kjo shpjegon se përse partitë politike në Shqipëri nuk kanë programe ideologjike! Nuk kanë sepse nuk dinë se çfarë janë, kë përfaqësojnë veç vetes së tyre dhe shefave që i drejtojnë.

Partitë politike në Shqipëri përfaqësojnë vetëm veten e tyre, pra drejtuesit e tyre, askënd tjetër. Janë organizata private që paraqiten në propagandë si bartëse të së mirës publike.

Së treti; ky perversitet politik vjen sepse për rjedhojë lidershipi i partisë është një elitë burokratiko-politike që ka status shumë më të privilegjuar se çdo individ i elektoratit që gjoja përfaqëson. Drejtuesit e partisë nuk janë si më parë pjesë e ndonjë shtrese që partia përfaqëson. Drejtuesit janë burokratë politikë sikurse e ka përshkruar atë Max Ëeberi. Në librin tim “Shoqëria Piramidale” nisur nga Ëeberi kam përshkruar “bosin” politik dhe rolin e tij në shoqëri. Partia uzurpon shtresat dhe klasat, pastaj uzurpon pushtetin, kurse në parti lidershipi uzurpohet nga një ose disa individë që pastaj kur partia vjen në pushtet kapin edhe shtetin.

Kaq e thjeshtë është. Sociologjia politike europiane e ka zbuluar atë prej kohe. Nuk ka nevojë të na çudisin !

Ky është perversiteti politik i shoqërisë sonë.

Etiketa: fuga boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Ja kë sheh favoritë Artan Fuga

20:18 : 15/02/2022
AKTUALITET

Pak fjalë për filozofinë politike të Aristotelit për antarë të FRESH-it

22:17 : 15/01/2022
Lajmet e Dites

Fuga: Politika është si deti, të nxjerr në breg nëse nuk noton!

20:12 : 01/05/2021
AKTUALITET

Fuga: Qeveria po bën fushatë vaksorale

23:02 : 28/03/2021
AKTUALITET

‘Trajneri e nxjerr në çast lojtarin nga loja’/ Artan Fuga: Skuadra është një tjetër metaforë diktatoriale e politikës

19:19 : 22/03/2021
Para

Rënia e teleferikut në Itali: 14 të vdekur pas aksidentit afër liqenit Maggiore

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com