• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Xhepi 500 milionë euro i Rindërtimit

14:43 : 21/05/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Në 30 nëntor të vitit të kaluar, Bordi i Drejtorëve të FMN lëshoi një deklaratë disi të pazakontë për Shqipërinë, ku shprehte hapur shqetësimin për mënyrën se si qeveria shqiptare po shpenzonte paratë e Rindërtimit nga tërmeti.

“Disa rrugë të shkurtra në programin e menaxhimit buxhetor të ndjekura si domosdoshmëri gjatë emergjencës duhet të rregullohen sa më parë të jetë e mundur. Është e rëndësishme të kemi prokurim të përshtatshëm, mbikëqyrje të fortë, monitorim të përshtatshëm, raportim të rregullt si dhe audite të pavarura pas kryerjes së punimeve,” thuhej shprehimisht në deklaratë.

U bë fiks një vit e gjysmë që nga koha kur Shqipëria u përball me tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit. Situata e emergjencës ka kaluar plotësisht. Por thirrja e FMN ra në vesh të shurdhër dhe institucionet publike vazhdojnë të prokurojnë miliona euro të Rindërtimit, përmes procedurave më garë të kufizuar.

Në MCN ne publikuam se vetëm në 10 ditët e para të majit, dy bashkitë më të mëdha të vendit, ajo e Tiranës dhe Bashkia e Durrësit, zhvilluan plot 9 tendera për rindërtimin dhe forcimin e pallateve të dëmtuar nga tërmeti. Të gjithë me procedurë të kufizuar dhe në total përmes këtyre kontratave u shpenzuan 2.1 miliardë lekë ose mbi 20 milionë dollarë para të qytetarëve.

Lexo edhe:

Pas aksidentit tragjik, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

I riu belg u plagos në një aksident në det, policia arreston 51-vjeçarin që i dha “Jet ski” me qira

Por çfarë janë tenderat e kufizuar? Në prokurimet e hapura, lejohet të garojnë me ofertë të gjitha kompanitë e interesuara. Por në rastin e procedurës së kufizuar institucioni shtetëror zhvillon fillimisht një fazë parakualifikuese duke përzgjedhur kompanitë që sipas tij janë më të përshtatshme. Vetëm kompanitë që përzgjedh autoriteti kontraktues mund të bëjnë ofertë dhe të garojnë me çmim në tender.

Kjo fuqi e autoriteteve shtetërore për të zgjedhur se cila kompani duhet të lejohet të garojë me ofertë dhe cila jo, në fakt kufizon konkurencën. Kjo duket qartazi edhe tek rezultatet e tenderave.

Dokumentat e publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik tregojnë se për 9 tenderat me vlerë 20 milionë dollarë që u zhvilluan nga Bashkia e Durrësit dhe ajo e Tiranës kompanitë garuese janë thuajse të njëjtat. Dhe për shkak të numrit të lartë të tenderave, thuajse të gjitha kanë fituar nga një kontratë në shumicën e rasteve në kokë me fondin limit duke ngritur dyshime për “bid rigging” ose edhe me keq për koluzion ofertash.

Procedurat e kufizuara praktikisht i japin fuqi autoriteteve kontraktore të përzgjedhin fituesin e tenderave e madje edhe të bëjnë pazare në kurriz të qytetarëve duke asgjësuar mekanizimin e kursimit nga efiçenca e prokurimit. Kjo është shqetësuese sepse Rindërtimi është një biznes gjigand.

Vitin e kaluar, qeveria shqiptare shpenzoi 135 milionë euro në Programin e Rindërtimit. Këtë vit janë buxhetuar edhe 228 milionë euro të tjera. Në total, 363 milionë euro për dy vjet, ndërkohë që programi pritet të vazhdojë edhe në 2022-shin. Praktikisht e gjitha paketa e shpenzimeve për Rindërtimin mund të arrijë në 500 milionë euro, të cilat po shpenzohen duke anashkaluar rregullat klasike të prokurimit. Kjo lë vend për abuzime me paranë publike.

Në thelb, Rindërtimi është një program i decentralizuar. Tenderat për ndërtimin e banesave të familjeve që u prekën nga tërmeti, zhvillohen nga bashkitë përkatëse dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ministria e Rindërtimit luan vetëm rolin e koordinatorit të programit. Por decentralizimi i tenderave nuk e zhvesh qeverinë nga përgjegjesia për të diktuar disiplinën financiare dhe për të tuteluar shpenzimet e buxhetit në interesin më të mirë të qytetarëve. Sigurisht, kjo nuk bëhet me tendera të kufizuar apo procedura që dredhojnë disiplinën financiare.

Në këtë pikë është e domosdoshme, që tenderat e rindërtimit të hapen sa më shpejt, ndërsa KLSH të zgjohet nga gjumi letargjik dhe të auditojë deri në qindarkën e fundit, të gjitha paratë e shpenzuara përmes programit të Rindërtimit. Përfshirë grantet e dërguara vetëm pak ditë para zgjedhjeve në kontot bankare të familjeve.

Lajme të lidhura

BOTA

Pas aksidentit tragjik, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

11:10 : 16/06/2025
AKTUALITET

I riu belg u plagos në një aksident në det, policia arreston 51-vjeçarin që i dha “Jet ski” me qira

11:09 : 16/06/2025
BOTA

Lideri suprem i Iranit fshihet në bunker me familjen

10:55 : 16/06/2025
BOTA

Mediat e huaja: Netanyahu kërkoi leje për vrasjen e liderit iranian por Trump nuk pranoi

10:53 : 16/06/2025
AKTUALITET

Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti”

10:43 : 16/06/2025
SHOW BIZ

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks! Do prishja familje po të flisja…

10:34 : 16/06/2025
Para

Gjoba 50 milionëshe, Këlliçi fiton gjyqin me Qeverinë

TË GJITHA

Pas aksidentit tragjik, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

11:10 : 16/06/2025

I riu belg u plagos në një aksident në det, policia arreston 51-vjeçarin që i dha “Jet ski” me qira

11:09 : 16/06/2025

Lideri suprem i Iranit fshihet në bunker me familjen

10:55 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Netanyahu kërkoi leje për vrasjen e liderit iranian por Trump nuk pranoi

10:53 : 16/06/2025

Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti”

10:43 : 16/06/2025

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks! Do prishja familje po të flisja…

10:34 : 16/06/2025

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

10:24 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com