• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’duhet të bëjë PD?

10:40 : 20/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Në shkrimin e mëparshëm renditëm arsyet pse këto zgjedhje dështuan testin e demokracisë dhe nuk arritën të prodhonin një rezultat legjitim. Nga ana tjetër, elefanti në dhomë sot është ç’duhet të bëjë PD për të fituar zgjedhjet. Kjo natyrisht shkon përtej emrit të kujt do të jetë kryetari në detyrë apo lideri i ardhshëm i partisë.

Së pari, duhet një analizë holistike që fillon nga secili grup-seksion dhe shkon në nivelet e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë. Analiza nuk duhet të përfshijë vetëm faktorët pengues nga ana e mazhorancës apo referencat në disproporcionalitetin që krijon kodi zgjedhor apo salamandra elektorale e prodhuar nga reforma e njëanshme territoriale. Por mbi të gjitha duhet të adresojë çështje që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm partiak, çfarë nuk funksionoi, a u arrit të bëhej maksimumi për të nxjerrë në votime demokratët dhe simpatizantët e kësaj force politike në 25 prill? A i’u kundërpërgjigjën me forcë dhe bindje skandalit të patronazhistëve? A mundën të garantonin paraprakisht që vullneti i votuesve nuk do të deformohej? Vetëm pasi të jenë diskutuar dhe nxjerrë konkluzionet mbi këto pikëpyetje të rëndësishme mund të shihet c’duhet bërë që mos të përsëriten të njëjtat gabime në zgjedhjet e ardhshme, duke filluar nga ato lokalet.

Së dyti, duhet analizuar pse janë vendosur linja të kuqe, apo aksione politike shpesh radikale dhe të pakonsultuara dhe pastaj janë lënë në gjysëm të rrugës dhe kanë nisur me bujë e rropopujë të tjera aksione opozitare. Duhet analizuar gjithashtu çfarë çedoi në mirëfunksionimin e koalicionit opozitar dhe pse nuk maksimizoi prurjen e votave? Pse u lanë listat për në momentin e fundit duke mos nxjerrë asnjë leksion nga 2017? Pse nuk funksionoi në terren koordinimi me LSI duke sjellë humbjen e të paktën 3-4 mandateve në qarqe si Berati, Durrësi, Gjirokastra dhe Vlora? Çfarë duhet bërë që në zgjedhjet lokale mos të kemi një deja vù të kësaj situate. Ndryshe shkohet me iluzione të gabuara dhe të paktën aritmetika na tregon që fotografia e zgjedhjeve të tanishme e përkthyer në rezultat të zgjedhjeve lokale (nëse do mbaheshin nesër), opozita del me vetëm 16 bashki të fituara, nga numri total prej 61.

Së treti, PD duhet të fokusohet vençarisht te identiteti politik i kësaj force politike. Natyrisht në përputhje me filozofinë e lindjes së kësaj force opozitare e cila përveç anti-komunizmit pati si lajmotiv kryesor lirinë dhe demokracinë. Pra mbrojtjen e lirive dhe të drejtave individuale si ajo e fjalës, pronës, besimit, sipërmarrjes etj., dhe mbrojtjen e të drejtës së përfaqësimit. PD ka pasur shtylla të forta forta ideologjike si liberalizmi ekonomik dhe konservatorizmi politik të cilat natyrisht janë asete që duhen përdorur me kujdes dhe maturi. Ka qenë partia e inteligjencës për një pjesë të mirë të historikut të saj, është votuar masivisht nga rrethet universitare, nga zonat urbane dhe metropolitane, ka qenë partia përfaqësuese e grupeve me identitet të fortë politik si ish të persekutuarit dhe ish-pronarët.

Lexo edhe:

Koreja e Veriut paralajmëron kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

Një periudhë me shumë fat fillon për këto tre shenja horoskopi

Natyrisht PD mund të shtrije ndikimin e saj përtej asaj që i konsideron si grupet origjinarë të influencës. Për shembull ka shumë për të ofruar grupeve të tilla si punonjësve të sigurisë, ushtarakëve apo atyre që punojnë në organe ligjzbatuese të cilët votojnë në përgjithësi djathtas në vende të zhvilluara. Sikundër votojnë një pjesë e konsiderueshme e fermerëve të cilët janë nga vetë natyra më konservatorë dhe konceptet e djathta si besimi në Zot, shenjtëria e familjes apo vlerat shoqërore rezonojnë më tepër. Gjithashtu mund të jetë partia më përfaqësuese e sipërmarrësve të vegjël që për nga përqindja zënë vendin e dytë në Europë. Natyrisht duke qenë më e prerë me përfitimet klienteliste që kanë patur këto vite kapitalistët e asistuar apo siç njihen rëndom oligarkët e financuar me para publike.

Së fundmi, PD duhet të nis të mësohet me idenë e garës. Kjo pavarësisht nëse ndjek rrugën e një partie masovike, me struktura të mirë-ogranizuara dhe përpilon një database digjital për të mundësuar mobilizimin e votuesit të saj në zgjedhjet e ardhshme, apo atë të një partie elektorale që mundohet të ketë ofertën më të mirë politike që tërheq vencarisht të lëkundurit, të pavendosurit dhe shumicën e heshtur të elektoratit. PD duhet të nxjerrë përmes mekanizmit të garës së brendshme por të hapur gjithnjë ndaj kandidaturave të shoqërisë civile, botës akademike dhe qytetarëve aktivë, figurat më përfaqësuese që kanë mundësinë të përmisojnë ndjeshëm performancën elektorale të kësaj partie.

Lajme të lidhura

BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

14:50 : 11/08/2025
HOROSKOPI

Një periudhë me shumë fat fillon për këto tre shenja horoskopi

14:42 : 11/08/2025
AKTUALITET

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

14:26 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

14:20 : 11/08/2025
AKTUALITET

Aksident me tre të plagosur në Mamurras-Thumanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

14:05 : 11/08/2025
AKTUALITET

Pronari i kuajve të qëlluar me çifte shpërthen në lot: M’i vranë vetëm se pinë ujë

14:04 : 11/08/2025
Para
Foto ilustruese

Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet i riu në Pogradec

TË GJITHA

Koreja e Veriut paralajmëron kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

14:50 : 11/08/2025

Një periudhë me shumë fat fillon për këto tre shenja horoskopi

14:42 : 11/08/2025

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

14:26 : 11/08/2025

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

14:20 : 11/08/2025

Aksident me tre të plagosur në Mamurras-Thumanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

14:05 : 11/08/2025

Pronari i kuajve të qëlluar me çifte shpërthen në lot: M’i vranë vetëm se pinë ujë

14:04 : 11/08/2025

Shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme të Elbasanit, arrestohet 31-vjeçari

13:52 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com