• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha ‘non grata’, Lubonja: S’ka të bëjë me demokracinë, mbështetje që i jepet Ramës për ndryshimin e kufijve në Ballkan

22:08 : 19/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja ka një analizë ndryshe të asaj që ndodhi sot, ku ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Lubonja tha se nëse ky qëndrim i SHBA do kishte ardhur në 96-97 do ishte shumë i kënaqur, pasi do shikonte një mbështetje për demokracinë, por sot sipas tij, kur është një tjetër situatë i duket një lëvizje anakronike.

Për të, nuk ka të bëjë me demokracinë, por është një mbështetje politike që i jepet kryeministrit Edi Rama. Për motivet, ai ka dy hipoteza, njëra prej tyre për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Gjykimet janë gjithmonë kontekstuale dhe të vërtetat, domethënë e gjykojmë si e gjykojmë në një kontekst kohor. Në qoftë se në vitin 1996-1997 kur Berisha bëri vjedhjen e votave, tentoi të ndërtonte një sistem autoritar, do kishte pasur një reagim si ky i sotmi do të isha shumë i kënaqur, i lumtur në kuptimin që kam një mbështetje për demokracinë kurse në kontekstin e sotëm kur është i njëjti Berishë, por tjetër situatë, kur ka një qeveri që më vjedh votën, më kërcënohet demokracia nga një tjetër parti që në atë kohë ishte e persekutuar nga Berisha, më duket një lëvizje anakronike, jashtë kohe. Berisha ka 8 vjet aty. Në qoftë se do ishte i dënueshëm për gjëra do ishte dënuar në 1996, 1997, ndërkohë që është mbështetur. Nuk e hoqën ata, e hoqi populli shqiptar. Ashtu sikurse përsëri u bë kryeministër, u quajt burrë shteti. Në këtë kontekst nuk shoh ndonjë shqetësim amerikan për të mbaruar tranzicioni apo mbrojtur demokracinë, unë shikoj një lëvizje politike. Gjëja e parë që unë nuk di, këta amerikanë si i marrin këto vendimet, ta krahasoj dhe me botën. Korrupsion ka bërë dhe Nano e ku di unë, s’kemi parë. Bushi erdhi këtu, burrë shteti i tha Arvizu. Nuk e shoh që ka një memorie institucionale për Berishën. Shoh politika më të çastit. Unë do ngre hipotezën se nuk jam më i informuar. Këtu ka shumë pikëpyetje. Nga pikëpamja ligjore, çdo njeri ka të drejtë, Amerika shtet i së drejtës dhe Alkaponen e dënuan për evazion fiskal. Çdo njeri ka të drejtë të prezumohet i pafajshëm, ç’është kjo pa prova. Nga pikëpamja juridike më duket e dyshimtë. Në parim. Si tek Doshi, si tek Berisha, unë si qytetar shqiptar dhe ata si qytetarë shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë krimesh kanë bërë, kush e akuzon? E akuzon drejtësia shqiptare? Ka një drejtësi, dua të di akuzën dhe gjykatësin që të thotë kjo qëndron, kjo nuk qëndron. Në këtë kuptim e shoh pak problematike. Më e rëndësishmja ka të bëjë ndërhyrja në politikat shqiptare sot. I qëndroj tezës më mirë tre banda se një bandë. Në qoftë se bëhet fjalë për demokraci në Shqipëri, unë shikoj një rrezik shumë të madh se një parti ka kapur shtetin komplet dhe nuk shoh asnjë ndërhyrje amerikane për këtë. Qartazi kjo është mbështetje për këtë regjim. Ore pse mbështetje për Edi Ramën këta, kur Edi Rama është sot problemi? Si ka mundësi nuk shohin këtë, por shohin atë para 8 vjetëve. Them që kjo nuk ka të bëjë me demokracinë, por me një mbështetje politike që i jepet Edi Ramës”, tha Lubonja.

“Cilat janë interesat amerikane? Kam dy hipoteza por jo definititve. Njëra hipotezë, interesat me lobingjet që bëhen atje. Pak njerëz po t’i kesh aty se Shqipëria në axhendën amerikane nuk është aq e rëndësishme siç mund të jenë vende të mëdha. mund të jenë lobingje që mbështesin Edi Ramën. Prapë nuk më bind shumë por e ngre si hipotezë. Hipoteza e dytë që më duket më problematike, mos vallë është ajo axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Atëherë në qoftë se është kjo, mos vallë zgjidhja e një çështje kaq të rëndësishme politike, është e tillë që i japim një mbështetje këtij se është një ish-president që ka dalë kundër. T’i japim mbështetje këtij, se e kemi garancinë, lidhjet me Vuçiç janë dhe në këtë mënyrë heqim qafe i japim një goditje këtij personazhi shqetësues. Nuk bindem që kjo është për demokracinë”, shtoi.

Lexo edhe:

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

“Për mendimin tim nëse flasim për tranzicion, demokracia është gjithmonë tranzicion dhe do luftosh përditë. Në qoftë se do ndërtosh demokracinë dhe t’i japësh fund tranzicionit, kjo nuk është çështjet emrash por çështje sistemi, oligarkik, një ekonomi kriminale”, deklaroi Lubonja.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025
AKTUALITET

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

AmCham kërkon shtyrjen e projektligjit për mbetjet urbane: Mungon konsultimi me biznesin

21:02 : 10/10/2025
AKTUALITET

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

20:57 : 10/10/2025
RAJONI

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

20:52 : 10/10/2025
Para

Berisha “non grata”, Bushati: Vendimi si shantazh për opozitën

TË GJITHA

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025

AmCham kërkon shtyrjen e projektligjit për mbetjet urbane: Mungon konsultimi me biznesin

21:02 : 10/10/2025

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

20:57 : 10/10/2025

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

20:52 : 10/10/2025

EMRI-VIDEO/ Shqiptari “se harron zakonin”! Hedh mbeturinat në pyll edhe në SHBA, arrestohet

20:49 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com