• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Serwer: Serbia mund të paditet për gjenocid në Kosovë

10:28 : 16/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar në Hagë për ish-Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Megjithatë, ai bëri të ditur se nuk e di sesi mund të ndodhë kjo, për shkak se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është në mesin e shteteve nga statuti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Serwer thotë se paralajmërimi i për një padi eventuale të Kosovës kundër Serbisë për gjenocid, do të shkaktonte kritika nga Beogradi dhe do ta bënte dialogun më të vështirë dhe nuk do të haste në miratimin e Brukselit dhe Uashingtonit.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, përgatitjen për ngritjen e një padie ndaj Serbisë e ka futur edhe si pjesë e programit të saj katërvjeçar (2021-2025) në një seancë të Qeverisë të premten e kaluar.

“Ndoshta diçka e tillë është e vonuar – nuk është e qartë për mua se si Kosova, një vend që nuk është në mesin e vendeve në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka qasje në atë institucion gjyqësor. Njoftimi i autoriteteve të Kosovës sigurisht që do të ketë një efekt politik në Kosovë, Serbi dhe bashkësinë ndërkombëtare”, theksoi Serwer në një përgjigje për Zërin e Amerikës [edicioni në gjuhën serbe].

Serwer tha se krimet kundër njerëzimit, si dhe krimet e luftës, janë vepra shumë të rënda kriminale.

Lexo edhe:

“Të hapen kamerar!”/ 52-vjeçari ndërroi jetë në paraburgim, familjarët akuzojnë neglizhencë

Rama shpik ministre virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI i kujton lidhjet e mafies me ekonominë

“Unë nuk jam jurist, prandaj nuk mund ta interpretoj këtë çështje në kuptimin juridik, por nuk mendoj se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Serwer, duke potencuar se nuk është i sigurt se në çfarë cilësie Kosova mund t’i drejtohet atij institucioni gjyqësor.

Ai tha se këtu shtrohet pyetja nëse veprat janë kryer me qëllim shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar.

“Por, siç e kam thënë tashmë, është e paqartë për mua nëse Kosova mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është në mesin e shteteve nga statuti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, potencoi Serwer

Në të njëjtën kohë, Kosova dhe Serbia po presin rinisjen e negociatave midis të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve, të nisura në vitin 2011.

Bisedimet dhjetëvjeçare u përcollëm me rezultat të ndryshueshëm, ndërprerje të shpeshta të dialogut dhe moszbatim të marrëveshjeve të arritura. Aktualisht rast i tillë është përsëri pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë dhe zgjedhjes së udhëheqësit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si kryeministër, transmeton Telegrafi.

Është paralajmëruar se një raund i ri bisedimesh, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të mbahet në fund të qershorit dhe do të marrin pjesë nga negociatorët kryesorë – Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.

Profesori Server vëren se dialogu midis të dy palëve tashmë është ngadalësuar mjaft.

“Presidenti i Serbisë, Vuçiq, e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm. Atëherë çfarë mund të jetë nxitja që Kosova të ngutet me dialogun?”, pyet Serwer.

Në të njëjtën kohë, ai vëren se është herët të spekulohet për pasoja të mundshme politike për zyrtarët e Kosovës epilogu i nismës në lidhje me padinë kundër Serbisë.

“Mbetet për t’u parë nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta shqyrtojë propozimin fare”, i tha Serwer.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Të hapen kamerar!”/ 52-vjeçari ndërroi jetë në paraburgim, familjarët akuzojnë neglizhencë

15:17 : 13/09/2025
AKTUALITET

Rama shpik ministre virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI i kujton lidhjet e mafies me ekonominë

14:52 : 13/09/2025
AKTUALITET

“Martin Cani nuk duhet harruar”/ Ervin Salianji viziton prindërit e 14-vjeçarit që u v*a në shkollë

14:27 : 13/09/2025
AKTUALITET

Masakra në Shkodër/ Rakip Gila i armatosur me MP5 izraelite dhe pistoletë (Foto)

14:08 : 13/09/2025
AKTUALITET

Fadromat e Ramës nisin rrafshimin e Valbonës, banorët mes lotësh: Po na lanë pa bukë!

13:50 : 13/09/2025
AKTUALITET

‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama, antiligjore dhe autoritariste

13:19 : 13/09/2025
Para

U kap me 1 kg kanabis në automjet, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë

TË GJITHA

“Të hapen kamerar!”/ 52-vjeçari ndërroi jetë në paraburgim, familjarët akuzojnë neglizhencë

15:17 : 13/09/2025

Rama shpik ministre virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI i kujton lidhjet e mafies me ekonominë

14:52 : 13/09/2025

“Martin Cani nuk duhet harruar”/ Ervin Salianji viziton prindërit e 14-vjeçarit që u v*a në shkollë

14:27 : 13/09/2025

Masakra në Shkodër/ Rakip Gila i armatosur me MP5 izraelite dhe pistoletë (Foto)

14:08 : 13/09/2025

Fadromat e Ramës nisin rrafshimin e Valbonës, banorët mes lotësh: Po na lanë pa bukë!

13:50 : 13/09/2025

‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama, antiligjore dhe autoritariste

13:19 : 13/09/2025

Ju gjetën armë dhe municion në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13:04 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com