Regjisori Robert Budina në një intervistë për “Fax News” një vit pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka bërë me dije se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë 10 kallëzime dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Budina u shpreh se Prokuroria e Posaçme sipas tij deri më tani nuk ka lëvizur profesionalisht, por politikisht.
“Ne kemi bërë mbi 10 kallëzime, por mesa duket sistemi jonë i drejtësisë e ka ndarë mendjen të vazhdoj ashtu sic ka qënë. Deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje në lidhje me kallëzimet që janë bërë për cështjen e Teatrit Kombëtar. Në datën 3 vendos Gjykata Kushtetuese për ligjin special fusha dhe VKM-në që u kalua në pronësi të bashkisë nga pushteti vendor. Kështu që të shohim se cfarë do të vendos Gjykata Kushtetuese në lidhje me këtë cështje. Ndërsa për gjithë cështjet e tjera që kemi kallëzuar ne, deri më tani nuk kemi marrë asnjë njoftim nga Prokuroria e Posacme.
Unë shpresoj që të reflektojnë sepse ne me aktivitetin tonë kemi vërtetuar se këtë gjë e kemi bërë për të mirën publike dhe për asnjë gjë tjetër. Është dhe në favorin e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që do ta marrin në shqyrtim këtë cështje sepse është për të mirën publike, kështu që pritshmëritë e mia janë të mëdha në fakt. E di shumë mirë që ne e kemi të fituar cështjen, por puna është që nuk bëhen veprime konkrete prokurorët, mesa duket presin ndonjë mbështetje politike sepse kanë frikë të lëvizin.
Mbështetje politike në kuptimin e përgjithshëm, jo parti konkrete, në kuptimin e shoqërisë që të ndihen të mbështetur politikisht sepse mesa duket kanë frikë të reagojnë. Të gjitha faktet provat që ne kemi depozituar në SPAK janë mëse të qarta. Sulmi që u bë në datë 17 Maj tashmë u bë një vit dhe nuk është nevoja ta ripërsërisim. Pamjet janë të qarta, polica pa numra identifikimi, me dhunë dhe me automatik.
Se cfarë ka ndodhur në 17 Maj ne e kemi cuar edhe te Komisioneri i të Drejtave të Njeriut në Strazburg. Nga ai ka reaguar për një sërë gjërash, jo thjesht për Teatrin, por edhe për vrasjen që bëri policia në Dhjetor të vitit të kaluar, pra për një sërë gjërash që po ndodhin në Shqipëri.
Kështu që ne kemi bërë punën tonë sepse mendojmë se këto i shërbejnë demokracisë shqiptarë, por mesa duket kjo është një gjë që na kapërcen ne dhe nëse nuk ka një zgjidhje politike do të jetë shumë e vështirë të marrë zgjidhje. Sigurisht që cështjet politike, nuk janë në dorë të shoqërisë civile, por në dorë të atyre të vendimmarrjes, të votave të njerëzve.
Ne kemi bërë cështë e mundur për të sensibilizuar njerëzit, që kur ka cështje të tilla kaq të ndjeshme ku prona publike grabitet ditë e për diell, ku parlamenti është në dorën e një kryeminsitri që e përdor si të dojë dhe njerëzit duhet të reagojnë edhe fakti që ne e zgjatëm kaq shumë Teatrin Kombëtar, mendoj që është një nga rezistencat më të gjata në botë.
Prokuroria e Posacme me veprimet që ka bërë deri më tani ka treguar që nuk lëviz profesionalisht, por politikisht . Dua të them që kur ka një ndjeshmëri të caktuar për dicka, bëjnë sikur bëjnë dicka, e bëjnë jo se e kanë për detyrë. Provat që ne kemi cuar janë shumë të qarta, justifikimi që kemi parashtruar ne është profesional dhe normalisht duhet të kishte një reagim.
Kjo qeveri po rrëmben dhe po ndryshon cdo ligj, rropi votat, masakroi qytetraët, u mori pronën nën petkun e zbatimit të ligjit. Është një qeveri që bën sikur është normale, por thellë thellë është e pamëshirmshme aty ku ka interesat. Mendoj se nëse do ta lëmë ky kryeministër do të ç’bëj drejtësinë.”, u shpreh Budina. /Faxnews/