• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bankat rrisin “oreksin për rrezik”, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit bie lehtë në 18.1%

17:53 : 13/05/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar zbriti në 18.1% në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky tregues pësoi një rënie të lehtë krahasuar me nivelin 18.3% të tremujorit të mëparshëm. Megjithatë, ai ngelet dukshëm mbi kërkesat minimale bazë të përcaktuara në rregulloren përkatëse të Bankës së Shqipërisë.

Sektori bankar në Shqipëri historikisht ka pasur nivele të larta kapitalizimi, për shkak të linjës rregullatore konservatore të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Pragu minimal i kërkuar është 12%, ndërsa për banka të veçanta, si për shembull ato me kapital grek, kërkesa gjatë viteve të krizës ka qenë edhe më e lartë.

Me miratimin e rregullores për shtesat makroprudenciale të kapitalit, nivelet minimale të kërkuara të kapitalizimit janë rritur edhe më shumë. Nga fillimi i këtij viti, bankat kanë përmbushur edhe shtesën konservuese prej 1% në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit. Për pesë bankat më të mëdha, që janë klasifikuar si banka me rëndësi sistemike, ky raport duhet të jetë edhe më i lartë, nga 0.5% deri në 1%, në varësi të bankës.

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut. Ai është treguesi më i rëndësishëm rregullator për bankat tregtare dhe vlerëson aftësinë e tyre për të mbuluar me kapital rreziqet e marra përsipër. Në dy tremujorët e fundit, ky raport ka rënë lehtë, kryesisht për shkak të zmadhimit të emëruesit ose të aktiveve të peshuara me rrezik.

Lexo edhe:

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në fund të muajit mars arriti në 861 miliardë lekë, rreth 29 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundin e vitit 2020. Edhe krahasuar me marsin 2020 vlerë aktiveve me rrezik shënon një rritje të ngjashme, që në përqindje shprehet me rreth 3.5%. Një zhvillim i tillë reflekton kryesisht rritjen e kreditimit dhe më në përgjithësi një tendencë të bankave për të rritur biznesin dhe për të marrë përsipër rreziqe, pavarësisht krizës së fortë ekonomike të lidhur me pandeminë.

Në krahun tjetër, vlera e kapitalit rregullator të sektorit bankar arriti në rreth 156 miliardë lekë, rreth 3.5 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundin e muajit dhjetor. Kapitali rregullator i sektorit bankar shqiptar në pjesën dërrmuese është kapital i nivelit të parë, që përfshin instrumentet më cilësore të kapitalit, kryesisht kapitalin e paguar aksioner, primet e aksioneve, rezervat dhe fitimet e pashpërndara. Raporti mes kapitalit të nivelit I dhe aktiveve me rrezik është 17%, duke dhënë kontributin kryesor në treguesin e kapitalizimit total të sektorit.

Kapitalizimi i sektorit bankar i ka kaluar me rezultatet të kënaqshme edhe provat e fundit rezistencës të ushtruara nga Banka e Shqipërisë. Në skenarin bazë të stress-testit, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar do të rezultonte në rritje gjatë vitit 2021, në nivelin 19.8%. Për bankat sistemike, kjo normë shënon 20.5%, ndërsa për bankat e tjera ka një vlerë prej 17.9%. Skenari bazë mbështetet mbi supozimet për një rritje të lehtë të kreditimit për vitin 2021, përmirësimin e mëtejshëm të portofolit të kredisë me probleme dhe ecurinë e favorshme të kursit të këmbimit. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025
AKTUALITET

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025
Para

Fauci: Duhet të bëjmë tranzicion. Nëse je vaksinuar, nuk ke pse mban maskë jashtë

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com