• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rregullorja e re e Covid-19 në Gjermani, çfarë përfiton Shqipëria

17:05 : 12/05/2021
në AKTUALITET, SHENDETI

Qeveria federale gjermane ka miratuar sot një rregullore të re për udhëtimet hyrëse për Evropën. Shqipëria e Kosova përfitojnë.

Në bazë të rregullores së re të miratuar sot (12.05.) nga qeveria federale gjermane, personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet të testohen më kur hyjnë në Gjermani. Ata nuk duhet të kalojnë më as në karantinë.

Përsa u përket personave që nuk janë vaksinuar ose që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe që vijnë nga një zonë rreziku, siç janë për shembull Shqipëria e Kosova, ata mund ta sigurojnë hyrjen në Gjermani duke u testuar, me kusht që testi të dalë me përfundim negativ. Për këtë ata mund të bëjnë një test antigjen, nga bërja e të cilit nuk duhet të kenë kaluar 48 orë kur hyjnë në Gjermani; ose edhe një test PCR, që të mos jetë bërë më herët se 72 orë nga hyrja në Gjermani.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova përfitojnë nga lehtësimet e rregullores së re për udhëtimet hyrëse të miratuar sot nga qeveria gjermane, por në mënyra të ndryshme.

Lehtësimi më i madh për karantinën me rregulloren e re të hyrjes në Gjermani vjen për shtetet e klasifikuara si zona rreziku.

Lexo edhe:

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

Autoriteti kryesor i shëndetësisë në Gjermani, Instituti Robert Koch e klasifikon aktualisht Shqipërinë në shtetet zona të rrezikut. Ky klasifikim ka hyrë në fuqi në datën 25 prill. Më parë Shqipëria klasifikohej në shtetet zona të rrezikut të lartë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga ana tjetër, vazhdojnë të jenë zona të rrezikut të lartë.

Për Shqipërinë, si zonë rreziku, karantina (e cila ende ekziston në parim për çdo person që hyn nga bota e jashtme në Gjermani), eleminohet apo përfundon para kohe kur paraqet dëshminë e testit negativ, ose se je shëruar nga Covid-19 ose ke një librezë vaksinimi se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian. Këto të dhëna duhet të përcillen gjatë regjistrimit të hyrjes në Gjermani.

Dallime midis zonave të rrezikut dhe zonave të rrezikut të lartë

Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, si zona të rrezikut të lartë, karantina (e cila ende ekziston në parim për çdo person që hyn nga bota e jashtme në Gjermani) mund të përfundojë më e herta pesë ditë pas hyrjes në Gjermani, me anë të një testimi.

Kur hyn në Gjermani nga zona të rrezikut të lartë, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut rregullorja e re parashikon se duhet të paraqesësh në hyrje edhe dëshminë e testit negativ ose se ke kaluar e je shëruar nga Covid-19, ose ke një librezë vaksinimi se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian.

Vaksinat e licensuara në BE janë BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Sidoqoftë e rëndësishme për shtetasit si të Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut është që këto shtete nuk klasifikohen nga Gjermania si zona të varianteve të virusit. Sepse për zonat e varianteve të virusit, karantina në hyrjen në Gjermani nuk mund të eleminohet apo të përfundojë para kohe me anë të një testimi as me rregulloren e re.

Edhe për familjet do të jetë më e lehtë të udhëtojnë. Në bazë të rregullores së re, të vaksinuar duhet të jenë prindërit, fëmijët nuk duhet të jenë të vaksinuar.

Qeveria federale gjermane miratoi më tej sot (12.05.) edhe një fond tjetër prej 300 milionë eurosh, për zhvillimin e medikamenteve kundër Covid-19./DW

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025
SPORT

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025
BOTA

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025
SPORT

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025
AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
Para

Kategoria e Parë/ Besëlidhja ndan pikët me Orikun, Partizani B fiton me goleadë. Ja rezultatet dhe renditja

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com