• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si po favorizohet Vilma Nushi e “Check Up”, fiton pa garë miliona euro të tenderave të protezave në spitale

15:12 : 11/05/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Pezullimi i koncesionit të “Check Up” nuk e ka lënë pa para’ pronaren Vilma Nushi. Ogerta Manastirliu, apo drejtorët e spitaleve qendrorë dhe rajonalë, e kane sajdisur me miliona euro të tjera, duke i “kompensuar” sadopak humbjet në këto kohë.

BoldNews ka siguruar dokumentet e disa tenderave, të kryera në harkun kohor 2016 – 2021, të cilat kanë si objekte blerje implante ortopedike, pra hekurat/protezat apo pajisjet qe vendosin pacientët me thyerje kockash. Megjithëse me një distancë prej 5 vitesh, fituesit dhe procedurat janë të njëjta; fituese del kompania “Trimed”, e zonjës Vilma Nushi. Madje, pa garë dhe me vlera shumë afër fondit limit. Por, le të analizojmë pikërisht dokumentet që ka siguruar redaksia jonë.

2021/ 2 milionë euro pa garë nga Spitali Ushtarak

Lexo edhe:

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, bojkotohen gjyqet për 5 ditë

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

Në datën 6 maj 2021, Spitali Universitar i Traumës, apo siç njihet në gjuhën popullore Spitali Ushtarak, ka shpallur fituesin e tenderit për blerjen e pajisjeve ortopedike. Kronikat e vazhdueshme se në këtë spital pacientët paguanin për proteza apo edhe për kurime plagësh, “detyruan” krerët e këtij spitali të bënin tenderin e radhës. Tenderi është me objekt blerje materiale konsumi, implante ortopedike. Kërkohet marrëveshje me disa operatorë ekonomikë për një periudhë 24 mujore. Fondi për këtë tender ishte 199.444.516 lekë pa TVSH, ose rreth 2 milionë euro. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews, në tender ka marrë pjesë BOE “Trimed” & “Layo” me ofertë 198.048.450 lekë, shumë afër fondit limit. Gjithashtu edhe kompania “OrthoNet” me vlerë 199.243.370, ose 99% të fondit limit.
Drejtori i Spitalit Ushtarak, Arben Zenelaj, i ka shpallur të dyja fituese, pasi kërkoheshin “disa operëtorë”. Ato kanë lidhur menjëherë kontratën.

2016/ Tender fiktiv, 2 mln euro me “oferta 0 lekë”

Por, a kanë qenë të paracaktuara këto kompani. BoldNews ka hulumtuar dokumentet e vjetra të tenderave të kryera për blerje implantesh ortopedike. Tenderat janë bërë nga Spitali Ushtarak dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Dokumenti më sipër është i vitit 2016. Në atë kohë, Ministria e Shëndetësisë, shpallte “Trimed” dhe “Layo” fitues të tenderit me vlerë rreth 2 milionë euro.

Tenderi kishte si objekt “furnizimin me materiale mjekësore për shërbimin e ortopedisë së QSUT-së, Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Rajonal Durrës”. Afati ishte 2 vjeçar. Fondi limit, 199.694.742 lekë. Këto dy kompani kishin ofruar 198,520,968 lekë pa TVSH, ose rreth 98% të fondit limit. Në 2016-ën morën pjesë edhe 5 firma të tjera, por në zarfe kishin 0 lekë! Pra, një garë farse.

Ndërkohë, BoldNews ka mësuar se edhe tenderat në vitin 2019 me këtë objekt i ka fituar sërish e njëjta firmë. Dhe, pa garë. Nga hulumtimi jonë ka rezultuar se spitalet vendosin klauzola për “punë të ngjashme” apo “përfitime nga punë të ngjashme” për s’kualifikimin e kompanive të tjera, duke e bërë monopol edhe këtë shërbim shumë të domosdoshëm për pacientët. Ashtu si edhe çdo shërbim tjetër jetësor, edhe protezat spitalore po mbushin xhepat e oligarkëve të mjekësisë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, bojkotohen gjyqet për 5 ditë

09:27 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

09:14 : 20/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, policia shoqëron disa të rinj si të dyshuar

09:05 : 20/10/2025
AKTUALITET

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra dhe magnituda

08:43 : 20/10/2025
BOTA

Studentë nga bota drejt Europës? Gara për talentet globale

08:40 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
Para

Jozefina Topalli bëhet gjyshe për herë të dytë: E kemi zemrën plot! (Foto)

TË GJITHA

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, bojkotohen gjyqet për 5 ditë

09:27 : 20/10/2025

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

09:14 : 20/10/2025

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, policia shoqëron disa të rinj si të dyshuar

09:05 : 20/10/2025

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra dhe magnituda

08:43 : 20/10/2025

Studentë nga bota drejt Europës? Gara për talentet globale

08:40 : 20/10/2025

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com