• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Si u blenë votat me 125 mln euro transferta qeveritare

13:19 : 11/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje 2021

Partia Demokratike denoncoi këtë të Martë se nga mazhoranca është ekzekutuar një skemë kriminale e blerjes së votës me 125 milion euro transfera të pakushtëzuara për 11 bashki për programin e rindërtimit.

Nga 1 janari deri në 25 prill, tha në një deklaratë nga selia blu Jorida Tabaku, janë realizuar 125 milion euro transferta qeveritare të pakushtëzuara për rindërtimin në 11 bashki.

Ajo akuzoi se SPAK nuk ka kryer asnjë veprim për hetimin e krimit zgjedhor.

“Ditë pas dite ne po publikojmë gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna  për vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në histori të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë. Një javë më parë, Partia Demokratike bëri publike një operacion në shkallë të gjerë të blerjes së votës duke përdorur fondet e rindërtimit. Sipas të dhënave të deriatëhershme, 40 milion euro ishin shpërndarë nga buxheti gjatë muajve mars-prill për ndërtimin e banesave individuale. Dëmet në banesat individuale ishin rishikuar dhe rritur disafish në mënyrë fiktive për të influencuar votën e familjeve që përfituan. Individë pa asnjë dëmtim në shtëpitë e tyre u futën në listat e përfituesve përmes një zinxhiri VKM-sh dhe Vendimesh të Këshillave Bashkiakë në 11 bashki, përfshirë Tiranën, Durrësin, Kavajën, Kamzën, Vorën, Lezhën, Laçin, Kurbinin e Mirditën. Sot ne po bëjmë publike një provë disa herë më të rëndë nga ky operacion i manipulimit të zgjedhjeve me angazhimin në shkallë të gjerë të të gjitha institucioneve. Shifra e përditësuar e transfertave të pakushtëzuara të qeverisë për këto 11 bashki është 124.4 milion euro të dedikuara vetëm për rindërtimin. Nga këto, 73 milion euro i janë dhënë Bashkisë së Tiranës, rreth 12 milion euro Bashkisë Durrës, 10.4 milion euro Kurbinit, 5.8 milion euro Kavajës, 4.8 milion euro Kamzës etj. Të gjitha këto transferat janë miratuar dhe janë alokuar pas 1 Janarit 2021 duke shkelur Kodin Zgjedhor që e ndalon rreptësisht këtë gjatë 4 muajve të fundit përpara datës së zgjedhjeve”, deklaroi Tabaku.

Lexo edhe:

Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale

“Mijëra familje përfituan rritje të vlerës së dëmit nga DS1 në DS2 e deri në DS5, duke u akorduar miliona e dhjetëra miliona lekë secilës prej familjeve që përfituan nga ndryshimi i masës së dëmit. Dhjetëra VKM e VKB u miratuan nga 1 Janari 2021 deri më 25 prill për të lejuar makinerinë e manipulimit të ndikonte votën e qytetarëve.  Këto janë provat e një prej operacioneve në shkallë më të gjerë të shndërrimit të shtetit në një instrument në dorë të makinerisë së deformimit të votes dhe shkrirjes së shtetit me Partinë Socialiste. Për këtë krim ku janë përfshirë një zinxhir i gjatë institucionesh nga Këshilli i Ministrave, Këshillat Bashkiakë etj, akoma nuk është ndërmarrë një veprim hetimor nga SPAK. Ndërkohë, dhjetëra kallëzime të Partisë Demokratike për krime zgjedhore në çdo qytet e çdo fshat të vendit vazhdojnë të flenë në sirtarët e SPAK”, vijoi.

“Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve. Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD por me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Shqipëria humbi për shkak të masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, më e rëndësishme ose më pak e rëndësishme, do të trajtohet vetëm pasi të kemi shpalosur të gjithë përmasat e masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim nga Rama-Doshi-Rakipi”, përfundoi ajo.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

10:37 : 24/08/2025
SHOW BIZ

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale

10:31 : 24/08/2025
AKTUALITET

Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Vajza: Do i bëj babit atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

10:26 : 24/08/2025
AKTUALITET

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

10:13 : 24/08/2025
AKTUALITET

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

10:00 : 24/08/2025
BOTA

Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

09:52 : 24/08/2025
Para

Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Basha i përgjigjet nga Durrësi

TË GJITHA

Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

10:37 : 24/08/2025

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale

10:31 : 24/08/2025

Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Vajza: Do i bëj babit atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

10:26 : 24/08/2025

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

10:13 : 24/08/2025

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

10:00 : 24/08/2025

Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

09:52 : 24/08/2025

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin/ EMRAT

09:31 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com