• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet e plota/ Zvarriti 130 dosje hetimore, të gjithë shkeljet e prokurores Armanda Xhaferri

11:27 : 10/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE
Në foto: Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe prokurorja e Elbasanit, Armanda Xhaferri

Në foto: Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe prokurorja e Elbasanit, Armanda Xhaferri

Nga BoldNews.al

Në Korrik 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi kërkesën e prokurores së Elbasanit, Armanda Xhaferri, për leje të papaguar 14-mujore, me qëllim që të kryente një master kualifikimi ndërkombëtar jashtë Shqipërisë.

Por, në kthim, prokurorja mund të përballet me një situatë aspak të mirë për të.

Ndërkohë që synonte rritjen e kualifikimit profesional rezulton se prokurorja Xhaferri ka lënë pa kryer veprime hetimore për rreth 130 dosje hetimore, të cilat i përkasin periudhës nga viti 2016 e deri në vitin 2020.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për dhënien e lejes prokurores Armanda Xhaferri

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, pasi u vu në dijeni të kësaj situate, kërkoi pak ditë më parë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë inspektimin e aktivitetit të saj professional, me objekt zvarritjet e pajustifikuara të dosjeve penale që ka pasur në hetim.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

Në bazë të rregullave të brendshme, dosjet që kishte nën hetim prokurorja Xhaferri, iu shpërndanë kolegëve të saj, sapo ajo u largua me leje.

Pasi morën dosjet, një pjesë e mirë e prokurorëve konstatuan se Armanda Xhaferri kishte krijuar një hendek të thellë në veprimet hetimore dhe për këtë arsye u njoftua edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Njësia e Monitorimit pranë institucionin qendror të Akuzës kreu verifikimet dhe u përball me situatën aspak të zakontë.

Sipas gjetjeve të Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton se prokurorja e Elbasanit, Armanda Xhaferri nuk ka kryer thuajse asnjë veprim hetimor për 66 procedime penale të vitit 2020, 39 të tillë për vitin 2019, për 18 procedime të vitit 2018 dhe dy që prej vitit 2016.

Ndërkohë, ajo rezulton të mos ketë kryer veprime hetimore edhe për 5 raste të hetimit pasuror, të cilat i ka pasur në ngarkim gjatë vitit 2020.

Pjesë nga Relacioni i Prokurorisë së Përgjithshme për dosjet hetimore të prokurores Armanda Xhaferri

Ky numër i madh çështjesh të mbetura pa veprime, rreth 134 të tillë, është konsideruar nga Prokuroria e Përgjithshme se nuk justifikohet me ngarkesën e përgjithshme të kësaj prokurorie.

Hetimi i çështjeve penale të dorëzuara nga prokurorja Armanda Xhaferri, ka vazhduar nga prokurorë të tjerë, sipas procedurës së shortimit dhe zëvëndësimit të prokurorit në muajin shtator 2020.

Referuar informacioneve verbale dhe të shkruara të prokurorëve apo oficerëve të Policisë Gjyqësore, adresuar drejtuesit të prokurorisë, në një sërë çështjesh penale të dorëzuara nga prokurore Armanda Xhaferri, janë vërejtur problematika të ndryshme, që kryesisht konsistojnë në zvarritje të hetimeve dhe mungesë të kontrollit nga ana e prokurores, megjithëse faktet e hetuara në to nuk paraqesin ndonjë kompleksitet të veçantë për të justifikuar zgjatjen e hetimeve nga 2 (dy) vjet e më tepër.

Shumë çështje penale janë dorëzuar nga prokurorja Xhaferri me hetime të përfunduara, në fazat e fundit të çështjeve penale dhe nga ana e saj nuk është ndërmarrë asnjë veprim për dërgimin e tyre në gjykatë për pushim apo shqyrtim gjyqësor, duke humbur në këtë mënyrë afatet proceduriale.

Në foto: Pjesë nga relacioni për prokuroren e Elbasanit, Armanda Xhaferri

Nga ana e Sektorit të Monitorimit, i është kërkuar informacion drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, i cili ka dërguar të dhënat dhe konstatimet e prokurorëve të tjerë mbi dosjet e marra në dorëzim pas largimit me leje të prokurores Armanda Xhaferri.

Në bazë të informacionit të përftuar, Prokuroria e Përgjithshme konstaton probleme të shumta që lidhen me zvarritjen e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve konkrete proceduriale nga ana e prokurores Xhaferri.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, “këto veprime, në rast se provohen si të tilla, përbëjnë sipas nenit 102 pika 1 gërma “e”, shkelje disipline në lidhje me funksionin e magjistratit. Kjo dispozitë përcakton se përben shkelje disiplinore: “vonesa dhe zvarritja e përsëritur dhe e pajustifikuar e veprimeve procedurale dhe e nxjerrjes së akteve gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit”.

Për këto arsye, Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë të nisi procedurën e inspektimit për individualizimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Armarda Xhaferri.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025
SPORT

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025
AKTUALITET

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025
Para

Gati për "Eurovizion"/ Anxhela Peristeri ndan foton nga aeroporti me flamurin shqiptar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com