• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës: Parlamenti voton komisionin për shkarkimin e Metës, mungonte Rama

16:54 : 07/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, parlamenti votoi sot në favor të ngritjes së një komisioni hetimor i cili do të vlerësojë kërkesën e deputetëve socialist për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Për shumicën në pushtet, kreu i Shtetit ka “shkelur rëndë Kushtetutën” me përfshirjen e tij në procesin e zgjedhjeve për parlamentin e ardhshëm në favour të oozitës dhe deklaratat që sipas sociaistëve kanë nxitur gjuhën e urrejtjes dhe dhunës.

Menjëherë pas votimit, presidenti Meta bëri të ditur se çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, nuk meriton vëmendje dhe është nul.

Nisma e socialistëve mori mbështetjen e 97 deputetëve, ndërsa vetëm 6 të tjerë ishin kundër. Në seancën e sotme mungonte kryeministri Edi Rama, i cili e kishte paralajmëruar një lëvizje të tillë kundër presidentit që pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke renditur arsyet e kërkesës së tyre shpjegoi se “ne nuk po kërkojmë shkarkimin e Ilir Metës sepse kemi një interes specifik për kush do të jete pasardhësi i Ilir Metës apo se ne duam të vendosim një President të propozuar nga ne. Rrini të qetë. Nuk është aspak ky qëllimi ynë. Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral aq edhe kushtetues i Kuvendit, për ti hequr një orë e më parë turpin nga vetja dhe nga emri i Shqipërisë dhe për t’ia lënë turpin në derë atij që e ka”.

Sipas zotit Balla “Ilir Meta në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë ka humbur rolin e përfaqësuesit të unitetit kombëtar dhe moderatorin e konfliktit politik, përkundrazi me mesazhet e tij drejtuar publikut në periudhën para dhe gjatë fushatës zgjedhore ka treguar se linja e tij politike është e qartë, kundër mazhorancës në pushtet dhe popullit që atë e mbështet”.

Lexo edhe:

Meta-Ramës: Merri të gjithë të fortët me vete dhe më dil përballë, o trim i xha Jahos

Meta nga Vlora: Rama ka bërë fushatë mashtrimi, do marrë përgjigje ballore

Komisioni hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, duket se do të jetë dhe komisioni me afatin më të shkurtër kohor, vetëm tre javë, në përfundim të të cilave do të duhet të hartojë një raport i cili i nënshtrohet votimit të parlamentit. Vendimi për shkkarkim i dërgohet më pas Gjykatës Kushtetuese e cila pritet të thotë fjalën e fundit.

Nga ana e tij Kreu i Shtetit reagoi përmes zëdhënësit Tedi Blushi, pak pas votimit në sallën e parlamentit, duke deklaruar se “institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik. Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul”, u shpreh ai duke shtuar se “Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022, dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare”./VOA

Etiketa: meta rama boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta-Ramës: Merri të gjithë të fortët me vete dhe më dil përballë, o trim i xha Jahos

18:34 : 23/04/2021
AKTUALITET

Meta nga Vlora: Rama ka bërë fushatë mashtrimi, do marrë përgjigje ballore

16:38 : 22/02/2021
Para

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi biznesmeni grek, një vit më parë i vranë gruan (Video +18)

TË GJITHA

Finale për ngjitjen në Premier League, Sheffield Utd në avantazh ndaj Sunderland

17:29 : 24/05/2025

SKANDALI/ Helmohen nga salmonela fëmijët e kopshtit shtetëror, autoritetet heshtin

17:24 : 24/05/2025

Sulmet ruse vrasin 13 persona në Ukrainë, plagosen dhjetëra të tjerë

17:13 : 24/05/2025

Mbylli sezonin si protagonist në mbrëmjen e titullit, Sherri: Jetova ëndrrën e fëmijërisë time

17:03 : 24/05/2025

U largua në janar nga Partizani, sulmuesi gjen golin e parë me skuadrën e re (Video)

16:47 : 24/05/2025

Skandali/ Konsumuan ushqime me salmonelë, helmohen 70 fëmijë të një kopshti në Gramsh

16:38 : 24/05/2025

Fitoi titullin me Napolin, Partizani krenohet me Amir Rrahmanin: Je njëri prej nesh!

16:30 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com