• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga 100 mijë lekë për çdo ha vresht deri te bllokim të aktivitetit, ja gjobat për bizneset e prodhimit

23:15 : 06/05/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Vreshtaria dhe prodhimi i verës janë veprimtari ekonomike të rëndësishme për vendin tonë. Në rritje të aktivitetit të tyre, si dhe shtimit të sipërfaqeve të vreshtave u pa e nevojshme një ligj i ri, i cili synon formalizim të sektorit si dhe kontroll më të mirë të tij sa i takon sigurisë.

Ligji, i bërë publik vitin e shkuar përmes një drafti nga Ministria e Bujqësisë, është dërguar së fundmi në Kuvend, ku do të përqendrohet rreth:

-Prodhimin e verës me varietete të mirë përcaktuara e të certifikuara;

– Regjistrimin e të gjitha sipërfaqeve të mbjella;

– Etiketimin, marketingun sipas rregullave të Bashkimit Evropian; kryerjen e kontrollove; që do të çojnë në formalizim të plotë të sektorit nga prodhuesi deri te përfituesi përfundimtar, në rritje të konkurrueshmërisë së produktit, në ulje të importit, gjenerim të të ardhurave dhe përmirësim të jetesës.

Lexo edhe:

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

Por, të tjera çështje të rregulluara në këtë segment tregu janë padyshim shkeljet dhe masat disiplinore. Përkatësisht, përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:

a) Mos deklarimi i të dhënave sipas parashikimeve të nenit 11, të këtij ligji, dhënia e informacionit të pasaktë për vreshtin, emrin e varieteteve të vreshtit apo sinonimet e tyre;

b) Prodhimi ose mbushja e shisheve me produkte të rrushit për verë me qëllim shitjeje pa u regjistruar në regjistrin e vreshtarisë, sipas parashikimeve të nenit 12, të këtij ligji, nga rrush i përftuar nga vreshta të paregjistruar në regjistrin e vreshtarisë;

c) Mos mbajtja e regjistrave dhe mosplotësimi i dokumenteve shoqëruese të produkteve, sipas parashikimeve të neneve 16 e 38, të këtij ligji;

ç) Prodhimi për shitje i produkteve nga rrushi për verë prodhuar nga rrush i përftuar nga vreshta në territorin e Republikës së Shqipërisë, në një vendndodhje të ndryshme nga vendi i prodhimit të verës të regjistruar në regjistrin e vreshtave, sipas parashikimeve të nenit 11, të këtij ligji;

d) Mos përmbushja e detyrimeve për tërheqjen e nënprodukteve që rezultojnë nga prodhimi i produkteve të rrushit për verë ose shkaktimi i mbi shtypjes së rrushit, sipas parashikimeve të nenit 15, të këtij ligji;

dh) Mos certifikimi i produkteve të verës pa EOM-në dhe TGJM-në për të vendosur në etiketë vitin e vjeljes ose emrat e varieteteve të hardhisë ose sinonimet e tyre, sipas parashikimeve të nenit 36, të këtij ligji;

e) Hedhja në treg dhe tregtimi i produkteve që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në nenet 37, 38, 39 dhe 40, të këtij ligji.

ë) Ushtrimi i veprimtarisë në kundërshtim me kërkesat e praktikave enologjike 36 të përcaktuara në nenin 13, të këtij ligji.

Për kundërvajtjet administrative të parashikuara në nenin 43, të këtij ligji, merren këto masa administrative:

Për shkeljet e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 43, gjobë 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë për çdo ha vresht.

Për shkeljet e parashikuara në shkronjat “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “e”, të nenit 43, gjobë deri në 20% të vlerës së produktit.

Për çdo shkelje mund të merret masa e bllokimit të aktivitetit deri në rregullimin e detyrave të lëna dhe parashikimeve ligjore.

Për shkeljet e shkronjës “ë”, të nenit 43, të këtij ligji, aplikohet masa e asgjësimit, në përputhje me ligjin për ushqimin, procedurë që realizohet nga institucioni i kontrollit zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.

Projektligji do të zbatohet nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj, që zhvillojnë në Shqipëri aktivitete ekonomike, të cilat lidhen me qëllimin e ligjit, duke përfshirë prodhimin, tregtimin, eksportin dhe importin e produkteve të mbuluara nga sektori i verës. Ky projektligj nuk do të zbatohet për produktet e verës që nuk janë për shitje. /Monitor/

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

14:35 : 27/07/2025
AKTUALITET

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

14:31 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK

14:15 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025
AKTUALITET

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025
AKTUALITET

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

13:41 : 27/07/2025
Para

Alarm në Kosovë, gjendet një automjet i mbushur plot me eksploziv

TË GJITHA

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

14:35 : 27/07/2025

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

14:31 : 27/07/2025

EMRI/ U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK

14:15 : 27/07/2025

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

13:41 : 27/07/2025

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com