• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre ditë para zgjedhjeve/ Balluku, 2 mln euro shtesë për koncesionin Orikum-Dukat

19:59 : 04/05/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit faktuan se paraja e hedh “ujin përpjetë”. Mjafton të shohësh listat e fituesve dhe do të kuptosh se në cilin sektor të administratës qarkullojnë më shumë para’. Shëndetësia dhe Infrastruktura, të përfaqësuara në lista nga Manastirliu dhe Balluku, ishin më aktivet.

Nga njëra anë oligarkët e ilaçeve dhe nga ana tjetër oligarkët e rrugëve dhe koncesioneve. Të dyja morën një numër të madh votash, megjithëse ishin ne zonë të sigurt. Por, ditët kalojnë dhe fillojnë të hapen “petët e lakrorit”. Balluku nuk është shfaqur për ndonjë simpati në popull. Ka qenë drejtuese e vogël në Bashkinë e Tiranës dhe më pas drejtuese e mesme e Albcontrol, një shoqëri që xhiron dhjetra miliona euro në vit. Më pas, u katapultua si ministre e Infrastrukturës, ku xhiroi me shpejtësi bashkë me vartësin Ergys Verdho qindra miliona euro. Dhe, një ndër rrugët që ka kushtuar më shumë, por është shumë pak e aksesueshme, është koncesioni i rrugës Orikum-Dukat.

Një rrugë “xhep”, pasi me bërjen e unazës së Vlorës që del në Dukat dhe më pas më bregdetin e jugut, do të ketë një numër të vogël të automjeteve që do të qarkullojnë. Por, për Ramën, Ballukun dhe Verdhon po përdoret për të kënaqur oligarkët që qendrojnë pas këtij segmenti 14 kilometrash. Kjo rrugë do të kushtojë plot 70 milionë euro, nga 50 milionë që ishte parashikuar në fillim. Por, kjo rrugë sërish po gllabëron para’ publike.

Lexo edhe:

Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, do të kemi analizë për 11 majin

U plagos në masakrën e Shkodrës, familjarët e kamerieres kërkojnë ndihmë për kurimin e 25-vjeçares

Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës, në datën 22 prill 2021, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Balluku ka firmosur një tjetër tender për këtë segment. Bëhet fjalë për tenderin për studime inxhinierike të pavarura, ku shqiptarët do të paguajnë edhe 2 milionë euro të tjera.

Ajo që bie në sy në gjithë këtë procedurë është koha e njoftimit të fituesit. Duke qenë e angazhuar fuqishëm në fushatë në Kombinat, ku e gjeti kohen znj.Balluku të firmosë këtë tender?! Dhe, për më tepër të analizojë procedurat e firmave. Dhe nuk kanë qenë pak në fazën fillestare, por që u katandisën në vetëm 2 të tilla në fund. Nga se kishte frikë Balluku? Nga rezultati i zgjedhjeve apo nga vendimmarrja e Edi Ramës pas këtyre zgjedhjeve? Përpos këtyre pyetjeve, fakt është se, krahas milionave të hedhura, Balluku xhiroi edhe 2 milionë euro të tjera.

Duke analizuar dokumentet, mësojmë se në fazën e parë të tenderit kanë qenë të përfshira 6 firma. Por, 4 prej tyre u s’kualifikuan me arsyetime se nuk përmbushnin kriteret. Dy të tjera u kualifikuan dhe Balluku iu kërkoi ofertë. E para ishte shoqëria “Instituti i Konsulencës në ndërtim IKN”, i cili është refuzuar pasi nuk plotëson kushtet formale dhe zarfi ekonomik ngeli i pahapur.

Ofertë bëri vetëm bashkimi i operatorëve ekonomikë BOE “Gjeokonsult & Co” dhe “Geosat Group”, të cilët ofruan 192,440,000 lekë, nga 193,497,925 që ishte edhe fondi i akorduar! Për rrjedhojë, kjo BOE u shpall edhe fituese e tenderit, duke e çuar koston e Orikum-Dukat në plot 72 milionë euro. Kujtojmë se koncesionin e rrugës Orikum-Dukat, e ka fituar firma “Gjikuria”, e cila do të marrë 70 milionë euro për vetëm 14 kilometra rrugë me dy korsi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, do të kemi analizë për 11 majin

15:41 : 10/09/2025
AKTUALITET

U plagos në masakrën e Shkodrës, familjarët e kamerieres kërkojnë ndihmë për kurimin e 25-vjeçares

15:37 : 10/09/2025
AKTUALITET

Çfarë prisni nga qeveria e re e Ramës? Alimehmeti: S’kanë rëndësi emrat, thjesht do marrin urdhra

15:36 : 10/09/2025
AKTUALITET

Emigrantët sollën një rekord prej 532 mln euro për 6 mujorin

15:33 : 10/09/2025
AKTUALITET

Nga Shkodra në Vlorë/ “Loja” e KLGJ, në krye të gjykatave “rilindas” e ish-drejtor të Ramës

15:23 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mbyllet mbledhja e Kryesisë së PD, opozita vendos të shkojë në Parlament/ Çfarë u diskutua

15:20 : 10/09/2025
Para

I lejuan të ndërtonin para zgjedhjeve, policia prish rreth 20 banesa në Ksamil

TË GJITHA

Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, do të kemi analizë për 11 majin

15:41 : 10/09/2025

U plagos në masakrën e Shkodrës, familjarët e kamerieres kërkojnë ndihmë për kurimin e 25-vjeçares

15:37 : 10/09/2025

Çfarë prisni nga qeveria e re e Ramës? Alimehmeti: S’kanë rëndësi emrat, thjesht do marrin urdhra

15:36 : 10/09/2025

Emigrantët sollën një rekord prej 532 mln euro për 6 mujorin

15:33 : 10/09/2025

Nga Shkodra në Vlorë/ “Loja” e KLGJ, në krye të gjykatave “rilindas” e ish-drejtor të Ramës

15:23 : 10/09/2025

Mbyllet mbledhja e Kryesisë së PD, opozita vendos të shkojë në Parlament/ Çfarë u diskutua

15:20 : 10/09/2025

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

15:09 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com