• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhgënjimet e Ramës/ Pse dështuan në 25 Prill emra të njohur të PS

20:20 : 03/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Fitorja e socialistët u shoqërua me një lufte të fortë brenda llojit, ku secili kandidat kërkoi të tregonte fuqinë e tij elektorale duke mbledhur sa më shumë vota në emrin e tij.

Por disa emra të njohur të partisë, për të cilët Edi Rama nuk e ka kursyer mbështetjen e zhgënjyen kryetarin e tyre.

Megjithëse ai bëri çmos t’u jepte vëmëndje mediatike, megjithëse u ofroi një vend komod në listë, megjithëse i ka promovuar gjithandej, ditën e zgjedhjeve këta dolën me ca rezultate që nuk e justifikonin eksperiencën e punës me elektoratin, apo emrin e krijuar në opinionin publik.

Ajo e zbuti imazhin transgresiv që i jepte ngjyra e ndezur e flokëve. E megjithatë, Najada Çomo, doktoresha simbol i heronjve të luftës kundër armikut të padukshëm rezultoi një fiasko në votime. Vëmëndja mediatike nuk i mungoi. ERTV i përgatiti disa spote, duke ecur në sheshin Skënderbej nga ku shpërndante mesazhin e një të ardhmeje pa covid dhe me shpresë tek Edi Rama. Por Çomo doli bllof në fund dhe mori vetëm 1583 vota. Ishte numri më i vogël i votave të fituara nga një kandidate fituese në Tiranë. Kolegia e saj Luljeta Bozo mori më shumë se 3-fishin, ose 5437 vota. Arsyet e dështimit të Najada Çomos mbeten mister, pasi në spitalin infektiv kanë qenë me mijëra pacientët që kanë marrë trajtim nga doktoreshë Najada dhe stafi i saj. Duket se pacientët e saj nuk e kanë parë asnjëherë me sytë e stafit të ERTV-së që e shpallte në krye të heronjve të pandemisë.

Lexo edhe:

No Content Available

Ilir Beqja

Ish Ministri i Shëndetësisë që zëvëndësoi Ditmir Bushati në Shkodër rezultoi një dramë e vërtetë në 25 Prill. Jo vetëm nuk arriti objektivin që i kishte vënë kryetari për të marrë 4 mandate, por as nuk iu afrua herësit me votat që mori në Shkodër. Në 25 Prill, Beqja mori vetëm 3920 vota. Ironia qëndron në faktin se Rama e largoi Ditmir Bushatin sepse sipas tij ai “nuk punonte tokën”, ndërsa Ilir Beqja do të mbahet mend për postimet në Facebook të pjatave me havjar peshku dhe karkaleca deti.

Pandeli Majko

Kohët kanë ndryshuar me ritme që Pandeli Majko nuk i kap dot. Megjithëse tentoi të kalonte herësin në një zonë si njësia 5 në Tiranë, ku socialistët nuk kanë vuajtur kurrë për vota, Majko arriti deri në 8785 mbështetës, ndërsa i duheshin të paktën edhe 1216 të tjerë për t’u zgjedhur deputet. Pasi e vendosi në vendin e 19 ministrin e tij, Rama e përcolli me epitete si “relike” e “vazo e vjetër” duke i kujtuar se partia i kishte dhënë gjithçka. Me gjithë arrogancën e kryetarit Majko nuk bëri zë.

Ervin Bushati

Vetëkënaqësia duket se ka qenë mëkati kryesor i Ervin Bushatit, të cilin Edi Rama e listoi në vendin e tretë dhe e emëroi koordinator të fushatës në Tiranë bashkë me Elisa Spiropalin. Por ndërsa Spiropali u hodh në Kamëz duke i kujtuar çdo mbështetësi të shenjonte me X numrin e saj në fletën e votimit, Ervin Bushati tha se punoi për partinë në përgjithësi. Duke e konsideruar të mirëqënë mbështetjen e socialstëve në njësinë nr.8, ai përfundoi me 2991 vota, me të cilat nuk mund t’i bëjë ballë as Ornaldo Rakipit, as Fatmir Xhafajt. Njëri apo tjetri do ulet në karrigen e tij në parlamentin e ardhshëm.

Fidel Ylli

I angazhuar me organizimin e KOKSH, Fidel Ylli nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikun nga kandidatët e vendosur poshtë në listë. Duke u mjaftuar me renditjen e rehatshme nga Rama, ai ka mbledhur vetëm 1725 vota. Numri është aq i vogël, sa nëse lista do të ishte 100% e hapur, Ylli mund të ishte renditur nga fundi i saj. Ai do të zëvëndësohet në parlament, ose nga Xhafaj ose nga Rakipi.

Emrat e sipërm nuk janë të vetmit që e kanë zhgënjyer kryetarin në garën e 25 Prillit. Ka pasur edhe të tjerë nga të cilët Rama ka mbetur i pakënaqur. Por pavarësisht gabimeve të njërit apo tjetrit, duhet vënë në dukje një fakt shumë i rëndësishëm që i bashkon të gjithë ata që nuk morën vota këto zgjedhje: asnjë prej tyre nuk ka lidhje me bandat apo me krimin, asnjë nuk ka pas vetes një trafikant droge, njerëz të lidhur me nëntokën që të ketë punuar për ta duke bërë presione, duke kërcënuar apo duke blerë vota. Nëse do të kishte qenë ndryshe, sot do të ishin renditur ndër fituesit e listës.

Etiketa: rma boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Nwabueze i thotë lamtumirë Superiores, zbulohet e vërteta e largimit të sulmuesit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com