• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Britania propozon mekanizëm të përbashkët për G7 kundër propagandës ruse

22:37 : 02/05/2021
në BOTA

Grupi i Shtatëshes më të fuqishme të botës do të analizojë një propozim për të krijuar një mekanizëm të reagimit të shpejtë për t’iu kundërvënë “propagandsës” dhe dezinformimit rus, tha Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab duke folur me agjencinë e lajmeve Reuters.

Në komentet para takimit të ministrave të jashtëm të G-7, i pari takim i tillë i zhvilluar me prani fizike në dy vjet, zoti Raab tha se Britania “po mbledh G-7 për t’i bashkuar në mbështetje të një mekanizmi të përgjigjes së shpejtë” ndaj dezinformimit rus.

“Kur shohim gënjeshtra e propagandë të tillë në qarkullim të përgjigjemi, jo në mënyrë individiale, por së bashku duke prezantuar të vërtetën si për popullatën tonë, ashtu edhe për njerëzit në mbarë botën, në Rusi, Kinë e kudo,” tha ai.

Rusia dhe Kina po përpiqen të mbjellin mosbesim në Perëndim duke përhapur dezinformata për zgjedhjet si dhe gënjeshtra për vaksinat, sipas zyrtarëve britanikë, amerikanë e të BE-së.

Rusia hedh poshtë akuzat se përziehet në punët e vendeve të tjera dhe thotë se Perëndimi është i fiksuar nga histeria anti-ruse.

Lexo edhe:

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te “WizzAir” do zgjasë të paktën deri në 2027

“Ka ardhur koha të pyesim përse këto vende që janë të kalbura në thelb nga propaganda dhe që e kanë përdorur propagandën më shumë se një herë për të justifikuar rrëzimin e qeverive të ndryshme, na akuzojnë ne për mëkatet e tyre,” tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova përmes një postimi në median sociale, pas komenteve të zotit Raab.

Kina thotë se Perëndimi angazhohet në bulizëm dhe se udhëheqësit e tij kanë një mentalitet pas-perandorak që i bën të ndjehen se kanë të drejtën të sillen si policët e botës.

Britania e ka identifikuar Rusinë si kërcënimin më të madh të sigurisë, megjithëse e konsideron Kinën si sfidën më të madhe afatgjatë në aspektin ushtarak, ekonomik e teknologjik.

Sekretari i Jashtëm britanik Raab do të takohet me homologun amerikan Antony Blinken të hënën në fillim të një jave kontaktesh diplomatike me synimin për të fuqizuar rolin e G-7 dhe për të formuar një mburojë më të fortë kundër forcave që shihen si sfiduese ndaj rendit global./VOA/

Lajme të lidhura

BOTA

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

19:15 : 10/10/2025
BOTA

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te “WizzAir” do zgjasë të paktën deri në 2027

19:09 : 10/10/2025
BOTA

Putin: Po furnizohemi me armë strategjike, marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

19:03 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
BOTA

Trump kërcënon Kinën me “rritje masive” të tarifave për metalet e rralla

18:39 : 10/10/2025
BOTA

VIDEO/ Peshonte rreth 300 kg, momenti kur një burrë ngrihet me vinç dhe dërgohet me kamion në spital

18:38 : 10/10/2025
Para

Pse dokumentarët mbi natyrën rrëfejnë gjysmë gënjeshtra

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

19:15 : 10/10/2025

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te “WizzAir” do zgjasë të paktën deri në 2027

19:09 : 10/10/2025

Putin: Po furnizohemi me armë strategjike, marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

19:03 : 10/10/2025

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025

Trump kërcënon Kinën me “rritje masive” të tarifave për metalet e rralla

18:39 : 10/10/2025

VIDEO/ Peshonte rreth 300 kg, momenti kur një burrë ngrihet me vinç dhe dërgohet me kamion në spital

18:38 : 10/10/2025

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, Kuvendi shpall të hënën vakancën për Avokatin e Popullit

18:29 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com