• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës: NATO-ja shkarkon sasi të mëdha mjetesh në Durrës në prag të manovrave

22:47 : 01/05/2021
në AKTUALITET

Porti i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontenjerësh dhe kamionësh të mëdhenj këtë javë në prag të stërvitjeve të NATO-s.

Fjala është për një përqëndrim mjetesh ushtarake që zyrtarët amerikanë thanë se nuk është parë në vendin buzë Adriatikut që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rreth 700 pajisje nga Skuadra Luftarake e Brigadës së 53-të e Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Floridës po shkarkoheshin nga anija US HNS Bob Hope në Durrës. Ato do të përdoren për dy javë trajnim që përfshijnë deri në 6,000 forca amerikane në gjashtë baza ushtarake shqiptare.

Kjo është pjesë e stërvitjeve ushtarake shumëkombëshe Defender-Europe 21 të drejtuara nga ushtria amerikane, të cilat janë përqëndruar në parandalimin e agresionit dhe ruajtjen e gatishmërisë operacionale me NATO-n dhe një numër më të madh aleatësh dhe partnerësh. Ato do të zhvillohen nga 17 maji deri më 2 qershor.

“Shqipëria është një partner i vlefshëm. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u trajnuar së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë operacionale dhe duke forcuar marrëdhëniet – të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë,” tha të shtunën Tammy Muckenfuss e kontingjentit të ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, me qendër në Gjermani.

Lexo edhe:

No Content Available

Për majorin Randall Moran, “bashkimi i të gjitha këtyre grupeve është diçka shumë e veçantë”. Zhytësit vazhdojnë të kontrollojnë thellësinë prej 7 metrash të portit. Por dy anijet mbështetëse logjistike që transportojnë automjetet mund të veprojnë në ujë të cekët dhe po punonin pa ndërprerje për të sjellë pajisjet ushtarake.

Një anije ushtarake britanike do të mbërrijë gjithashtu në ditët e ardhshme. Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në atë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti “një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe në rajon”.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë vlerësuan mikpritjen, ushqimin e mirë dhe bukurinë natyrore të Shqipërisë. Zonja Muckenfuss tha se “Shqipëria ka qenë një mikpritëse mahnitëse dhe i ka mirëpritur të gjithë ushtarët tanë me ngrohtësi.” /Voa

Etiketa: NATo boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Parashikimi për muajin maj 2021, shenjat që duhet të kenë kujdes

TË GJITHA

Mbahet sot takimi Trump-Putin në Alaskë, vendoset për të ardhmen e Ukrainës

08:37 : 15/08/2025

Dy të rinj bëjnë për spital futbollistin e Skënderbeut, i shkaktojnë plagë në kokë

08:26 : 15/08/2025

Reshje lokale dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:17 : 15/08/2025

Këmbimi valutor 15 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:07 : 15/08/2025

Çmimet e karburantit u ulën në Europë, por jo në Shqipëri

07:59 : 15/08/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com