• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vetëvendosja tërheq vëzhguesit: Deformim masiv votash në funksion të pushtetit

16:34 : 27/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Lëvizja Vetëvendosje Shqipëri reagoi ashpër ndaj procesit të numërimit të votave në vend.

Sipas një reagimi në Facebook, Vetëvendosja njoftoi tërheqjen e vëzhguesve të tyre nga procesi i monitorimit të numërimit të votave në tre qarqet ku Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani garojnë, në Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër.

Vetëvendosja argumenton se ky vendim ka ardhur si pasojë e shkeljeve ligjore të përsëritura në qendrat e numërimit, si ndalimi i vëzhguesve të tre kandidatëve të pavarur për të hyrë në disa prej qendrave të numërimit, presioni dhe kërcënimet ndaj vëzhguesve për të dokumentuar me fotografi dhe video “krimin elektoral që ka ndodhur brenda qendrave të numërimit” dhe pengesat direkte të kandidatëve për të hyrë në disa prej qendrave të numërimit.

Vetëvendosja shton dhe tre pika të tjera në reagim.

“Pengesat direkte edhe të kandidatëve për të hyrë në disa prej qendrave të numërimit, si në rastin e Shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. Mosreagimin dhe moskokëçarjen prej komisioneve të numërimit të votave, ndaj kërkesave legjitime të vëzhguesve të tre kandidatëve të pavarur. Eliminimi nga procesverbali i raportimit të votave në “Shkollën e Kuqe” në Tiranë për kandidatin Boiken Abazi në datën 26 prill 2021.”  – thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, reagim në të cilin shtrohen edhe metodat e abuzimeve ndaj votave të kandidatëve, ku theksohet edhe keqpërdorimi i policisë së shtetit.

Lexo edhe:

No Content Available

“Përsëritja e fenomenit të vjedhjes dhe/ose shpalljes së votës si të pavlefshme nga ana e komisionerëve përmes vendosjes së një “X” të dytë në shumë fletëvotime ku ka patur votim të kandidatëve të pavarur. Kjo gjë është dokumentuar gjerësisht në raportet me shkrim që kemi nga vëzhguesit tanë, por edhe në fotografi, madje edhe në një video të ardhur nga Qarku Gjirokastër.

Në tavolinat e numëruesve ka patur vazhdimisht stilolapsë të të njëjtës ngjyrë me atë që është përdorur në qendrat e votimeve për të votuar. Kemi raportime nga vëzhguesit për raste kur komisionerët kanë shënuar në fletët e votimit demonstrativisht me ata stilolapsë, dhe kur vëzhguesit janë përpjekur të bëjnë fotografi apo video, komisionerët u kanë kërkuar forcave të rendit të nxjerrin jashtë ambienteve të qendrave të numërimit vëzhguesit.

Në disa Qendra Numërimi ka patur kuti me më pak fletëvotime se sa votues të regjistruar, sic ka ndodhur edhe e anasjellta, ku ka patur më shumë fletëvotime se sa votues të regjistruar.

Keqpërdorimi i Policisë së Shtetit duke e vendosur në shërbim të zbatimit të urdhrave të jashtëligjshëm që janë dhënë në disa raste prej disa prej kryetarëve të qendrave të numërimit.” – thuhet në reagim.

Vetëvendosja thekson se ekipi ligjor i saj po grumbullon të gjitha provat dhe dëshmitë me shkrim, fotografi e video për ti dërguar në formë ankese pranë organeve përkatëse të KQZ-së dhe organeve të drejtësisë.

“Ky nuk ka qenë proces numërimi votash. Ky ka qenë një proces i deformimit masiv e të mirëorkestruar të votës, në funksion të pushtetit dhe të subjekteve që blenë vota.” – përmbyll reagimin Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri.

Etiketa: politke boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Votat/ Ish-gazetari që kandidon në Elbasan lë pas edhe Ballën. Tabela

TË GJITHA

Barcelona e gatshme të sakrifikojë yllin e skuadrës për transferimin e Williams

20:03 : 30/06/2025

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme! Sa janë shifrat për Shqipërinë

20:01 : 30/06/2025

Qëndrimit i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

19:49 : 30/06/2025

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim!

19:49 : 30/06/2025

I nxehti në Europë/ Është vetëm vala e parë, temperaturat deri në 10 °C mbi mesataren

19:36 : 30/06/2025

PSG-Tottenham/ Caktohet stadiumi i finales së Superkupës së UEFA-s

19:35 : 30/06/2025

Gara për Ardon Jasharin, klubi gjerman “bezdis” Milanin

19:20 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com