Drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, Erion Veliajn shpalli fitoren e Partisë Socialiste edhe në zonën e “Freskut”.
“55 përqind e votave shkuan për Partinë Socialiste”, tha Veliaj.
“Janë 3650 vota për PS në Njësinë 12 dhe vetëm gjysma për PD, e 500 për LSI-në”, tha kandidatja për deputete e PS-së në Tiranë, Ermonela Felaj.
Më herët, Veliaj shpalli fitoren edhe në Bërzhitë.
Ndërkohë, botimi elektronik në njësinë 10 në kryeqytet, nxori PS-në fituese.