• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Euobserver”: Zgjedhjet, më të rëndësishmet që prej 1990-ës. Nëse s’ka progres, rrezikohet thellimi i autoritarizmit!

09:50 : 23/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje 2021

“Euobserver”, gazeta online me bazë në Brukses, i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në dvendin tonë më 25 Prill.

“Euobserver” shkruan se këto zgjedhje shihen gjerësisht si më të rëndësishmet që nga fundi i komunizmit në 1990-ën dhe Brukseli do ta shikojë me kujdes këtë proces si një matje për hapjen e procesit të negociatave për pranimin në BE.

“Vlerësohet gjerësisht se një dështim i Shqipërisë për të ecur përpara në katër vitet e ardhshme në procesin e integrimit, rrezikon ta kthejë vendin në autoritarizëm të mëtejshëm”, shkruhet në artikull.

Më tej, shpalosen profilet e dy kandidatëve kryesorë për kryeministër, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Në artikull, evidentohen dhe problematikat e shumta që ka hasur vendi gjatë qeverisjes Rama.

Lexo edhe:

Ligjimi i pengjeve, Trump pritet me duartrokitje dhe ovacione në parlamentin izraelit

Çmimin Nobel në Ekonomi e marrin Mokyr, Aghion dhe Howitt

“Euobserver” shkruan:

Ndërsa gjatë periudhës 2006-2011 Shipëria arriti qëllimin e saj për liberalizimin e vizave me BE dhe anëtarësimin në NATO, udhëtimi i saj drejt anëtarësimit në BE është ngrirë që nga viti 2012 – për shkak të një kombinimi të ‘lodhjes së zgjerimit’ në kryeqytetet e BE dhe mungesa e suksesit të dukshëm nga qeveria Rama në përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit në BE.

Shqipëria shihet se ka një problem tipik me korrupsionin, renditur në vendin e 104-të (nga 180 vende) vitin e kaluar nga OJQ-ja anti-korrupsion “Transparency International”.

Vetë qeveria e Ramës ishte përballur me skandale të ndryshme gjatë tetë viteve të tij në detyrë. Transmetuesi Zëri i Amerikës dhe gazeta tabloide gjermane Bild botuan regjistrime audio të anëtarëve të qeverisë së tij të përfshirë në pastrim parash dhe biseda për blerje votash.

Dhe dy (nga katër) ministrat e brendshëm janë pushuar nga puna, ose kanë dhënë dorëheqjen, pas akuzave për lidhje me krimin e organizuar

Ndërkohë, edhe pse Shqipëria nuk ka treguar shumë interes për ndihmë nga Rusia ose Kina, Turqia ka ushtruar një farë ndikimi.

Rama e quajti veten një “mik” të presidentit Rexhep Tajip Erdogan – dhe aplikoi disa nga politikat e Turqisë mbi ligjin e medias, gazetarët, trajtimin e çështjeve të korrupsionit dhe të emëruarve juridikë.

Reporterët pa Kufij zbuluan se liria e shtypit u ul, në vitin 2020, dhe Shqipëria u rendit e 84-ta në botë – krahasuar me të 75-in në 2018.

Ekonomia ka qenë – për çdo qeveri shqiptare – thembra e Akilit. Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë, me një normë zyrtare papunësie prej 15 përqind dhe mes të rinjve rreth 30 përqind.

Rreth 360,000 shqiptarë – pothuajse 12 përqind e të gjithë popullsisë – kanë bërë një kërkesë për azil në një nga vendet anëtare të BE.

Midis 2016 dhe 2019, Shqipëria ishte vendi i tretë më i madh për njerëzit që kërkonin azil në BE, pas vetëm shteteve të shkatërruara nga lufta, Siria dhe Afganistani.

Varfëria vlerësohet të jetë rritur me një përqind, me 28,000 njerëz të sapo-klasifikuar si të varfër, me rreth 18 përqind të popullsisë që jetojnë me më pak se 1.90 $ [1.58 €] në ditë.

Për më tepër, kufizimet e Covid-19 e kanë goditur keq ekonominë, veçanërisht në dy burimet kryesore të të ardhurave: turizmin dhe remitancat.

Lajme të lidhura

BOTA

Ligjimi i pengjeve, Trump pritet me duartrokitje dhe ovacione në parlamentin izraelit

12:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Çmimin Nobel në Ekonomi e marrin Mokyr, Aghion dhe Howitt

12:17 : 13/10/2025
AKTUALITET

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

12:13 : 13/10/2025
AKTUALITET

U arrestua për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi

12:09 : 13/10/2025
AKTUALITET

Tentakulat e mafies shqiptare në territorin kolumbian

12:06 : 13/10/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

11:52 : 13/10/2025
Para

Njihuni me modelin 22-vjeçar shqiptar që ia doli të sfilonte për “Gucci-n"

TË GJITHA

Ligjimi i pengjeve, Trump pritet me duartrokitje dhe ovacione në parlamentin izraelit

12:23 : 13/10/2025

Çmimin Nobel në Ekonomi e marrin Mokyr, Aghion dhe Howitt

12:17 : 13/10/2025

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

12:13 : 13/10/2025

U arrestua për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi

12:09 : 13/10/2025

Tentakulat e mafies shqiptare në territorin kolumbian

12:06 : 13/10/2025

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

11:52 : 13/10/2025

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

11:40 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com