• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet/ Donald Tusk mbështet PD: Nëse duan ndryshimin, njerëzit duhet të votojnë për ndryshimin

09:55 : 21/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje 2021

“Shpresoj që njerëzit do ta kuptojnë se nëse duan ndryshimin, duhet të votojnë për ndryshim”. Ky ishte mesazhi i Presidentit të PPE, Donald Tusk, gjatë një takimi online të kryetarit të PD-së Lulzim Basha me përfaqësues të Parlamentit Europian.

Tusk shkrehu mbështetje për Partinë Demokratike, si dhe kujtoi problematika që ka hasur vendi gjatë qeverisjes së Ramës.

“Nuk ka mbetur shumë kohë (nga zgjedhjet), por unë shoh me shumë admirim programin tuaj zgjedhor dhe gjendjen shpirtërore dhe energjinë pozitive të fushatës suaj. Pas gjithë këtyre viteve të fundit është bërë shumë e qartë se Shqipëria meriton më shumë, se ajo meriton ndryshim. Shumë shqiptarë janë larguar nga vendi. Kjo është një arsye më shumë që Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën për të gjithë qytetarët shqiptarë. Si president i familjes më të madhe të Partisë Popullore Evropiane, e cila përfaqëson sot shumë grupime parlamentare dhe parti europiane, unë jap mbështetjen time të plotë për Partinë Demokratike dhe kam besim se Lulzim Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha tashmë kanë provuar se mund të bëjnë shumë për Shqipërinë pasi bënë të mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët. Sot unë rikujtoj këtë përvojë dhe udhëheqje të rëndësishme, e cila është shumë e nevojshme edhe tani”, tha Tusk.

“Fatkeqësisht viti i kaluar ka shënuar skandale korrupsioni, krim të organizuar, një rrjedhje të madhe të trurit, blerje votash dhe papunësi. Kjo është arsyeja pse unë i besoj programit të Partisë Demokratike me fokusin për të rregulluar ekonominë me fondet e nevojshme që do të rikthejnë investitorët, krijojnë vende të reja pune, mbështetjen e familjeve dhe biznesit të mesëm, palcën e shoqërisë shqiptare e cila do të investojë në edukim dhe kujdesin shëndetësor dhe do të rikthejë besimin tek institucionet. Për më tepër, unë shoh ekipin tuaj shumë përfaqësues të grave dhe të rinjve, gjë që gjithashtu më bën të shpresoj se ky ndryshim mund të jetë i suksesshëm. Partisë Demokratike i duhet shumica parlamentare për të pasur sukses. Thirrja ime sot për qeverinë është që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos përdor paratë e pista, presion mbi njerëzit dhe blerjen e votës për të prishur zgjedhjet”, shtoi ai.

Basha u angazhua se brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re, do të hapë negociatat për anëtarësim në BE.

Lexo edhe:

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

Samiti i SEECP, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

“Hapja e vendeve të punës për të rinjtë tanë do të bëjë të mundur ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në tetë vitet e fundit. Shqiptarët duan masivisht ndryshimin dhe ne e kemi vënë theksin te pjesëmarrja që të gjithë të dalin dhe të votojnë masivisht për ndryshimin, për numrin 9, për Aleancën për ndryshim”, shtoi ai.

Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David Mcalister, tha se “në Parlamentin Europian po ndjekim nga afër situatën në Shqipëri”.

“Më lejoni të komentoj orientimin e qartë pro-europian dhe afatgjatë të PDSH-së siç e përshkroi Presidenti Tusk në fjalën e tij. Por nga ana tjetër Raporti i Parlamentit Europian thekson se përparimi drejt pranimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjithë fushat themelore duke filluar me shtetin e së drejtës, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike, të administratës publike si dhe ekonomisë. Ju e dini shumë mirë i dashur Lulzim Basha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ne besojmë qe ju do te mundesoni cuarjen perpara te reformës në drejtesi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal. Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm. Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane. Faleminderit”, u shpreh ai.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

13:37 : 15/06/2025
AKTUALITET

Samiti i SEECP, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

13:21 : 15/06/2025
Lajmet e Dites

Arrihet marrëveshja, Gennaro Gattuso trajneri i ri i Italisë

13:15 : 15/06/2025
BOTA

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani pranon vrasjen e 7 komandantëve të tjerë të lartë

12:56 : 15/06/2025
AKTUALITET

Ekonomia e krimit

12:43 : 15/06/2025
AKTUALITET

E rëndë/ U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

12:21 : 15/06/2025
Para

VIDEO/ Kapen me drogë, arrestohen 4 persona

TË GJITHA

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

13:37 : 15/06/2025

Samiti i SEECP, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

13:21 : 15/06/2025

Arrihet marrëveshja, Gennaro Gattuso trajneri i ri i Italisë

13:15 : 15/06/2025

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani pranon vrasjen e 7 komandantëve të tjerë të lartë

12:56 : 15/06/2025

Ekonomia e krimit

12:43 : 15/06/2025

E rëndë/ U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

12:21 : 15/06/2025

Izraeli mesazh për qytetarët iranianë: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv

12:11 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com