• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulimi i patronazhistëve/ Iliriana Olldashi, një kamikaze e drejtësisë së rilindur

17:02 : 21/04/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Të martën pasdite, Lapsi.al ka dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Posatçme një ankim kundrejt vendimit politik, të padrejtë dhe të paligjshëm të gjyqtares Iliriana Olldashi, thelbi i të cilit me sa duket ka qenë që ti vijë në ndihmë partisë në pushtet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Një ditë të dielë, znj Olldashi, pa lajmëruar fare palën Lapsi.al, pa dëgjuar argumentet e saj, miratoi kërkesën e SPAK, për sekuestrimin e kompjuterave, serverave dhe celularëve të gazetarëve, që botuan skandalin e përgjimit të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, duke i detyruar ata, si në një vend diktatorial, të dorzonin jo vetëm provën, por edhe burimin e informacionit të tyre.

Me një servilizëm rënqethës ndaj SPAK dhe një kurrizpërkulje ndaj politikës, ajo shkoi edhe më tej, duke urdhëruar ndërprerjen e publikimit të lajmeve dhe informacioneve që lidhen me databazën që përdor PS për të pëgjuar zgjedhësit. Ajo u mbështet për këtë argumentim absurd, në interpretimin se qytetarëve po u dalin të dhënat e tyre personale.

Po kush po i nxirrte ato, Lapsi.al apo institucionet shtetërore që ia kishin dhënë socialistëve për zgjedhje?

Duke e drejtuar hetimin në dy pista, njëri se kush është burimi që ka tradhëtuar nënën parti (pra jo kush i ka bërë dëm qytetarëve, por cili është tradhtari që ka dekonspiruar rilindjen) dhe së dyti, duke u përpjekur të mos dëmtojë imazhin e forcës politike në pushtet, në vigjilje të zgjedhjeve, me urdhërin për ndërprerjen e botimit të lajmeve, znj Olldashi është shfaqur hapur si një kamikaze politike.

Lexo edhe:

“Mbrojmë votën”, Berisha publikon sloganin e protestës

“PS merr 84 mandate”/ Si e paralajmëroi dy vite më parë “Open Data” rezultatin e 11 Majit

Prandaj Lapsi.al, dhe gazetarët Shkullaku dhe Bushati (të cilët përgjatë vendimit të gjykatës nuk emërtohen me titullin e profesionit të tyre, por si ortakë dhe administratorë të zakonshëm), çuan në apelin e prokurorisë së posaçme ankimimin e tyre.

“Vendimi i Gjykatës është tërësisht i kundërligjshëm kur disponon si në pikën 6 të dispozitivit, detyrimin e Lapsi.al dhe shtetasve Armand Shkullaku e Andi Bushati, për t’i ndaluar kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me të dhënat që kërkohet të sekuestrohen.

Ky disponim i gjykatës është alogjik dhe parashikimi ligjor procedurial i nenit 208/a të K.P.P, nuk bën fjalë në asnjë rast për të ndaluar një media për të operuar e lirë, e drejtë që është e sanksionuar nga Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë. Ndalimi për të kryer veprime në lidhje me të dhënat kompjuterike në rastin konkret është një disponim që duhet të ishte urdhëruar nga gjykata për personin apo personat që kanë aksesuar të dhënat e shtetasve shqiptarë në menyrë të paligjshme dhe që këto të dhëna personale i kanë përdorur në funksion të monitorimit të ushtrimit të të drejtës për të votuar dhe të të drejtës për fshehtësinë e votës .

Në asnjë rast Lapsi.al në lajmet e saj mbi këtë çështje, nuk ka bërë të njohura për publikun të dhënat personale si nr. i kartës së identitetit, datëlindja apo numri i telefonit dhe në çdo rast të publikimit, ky publikim ka qenë në përputhje me Ligjin për të drejtat personale, duke anonimizuar të dhënat personale dhe bërë me dije për publikun e gjerë vetëm të asaj që konsiderohet lajm me interes publik.

Të urdhërosh Lapsi.al për të mos kryer asnjë veprimi tjetër mbi këto të dhëna të disponueshme sot, nga thuajse të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, është të urdhërosh në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për të drejtën e informimit, të drejtën e shprehjes, të drejtën e shtypit mbrojtur në nenet 22 dhe 23 të Kushtetutës dhe Konventat Ndërkombetare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë” ,thuhet në ankimin që ka përgatitur grupi i avokatëve të Lapsi.al.

Aty, vërehet me forcë edhe prirja për të gjetur burimin që ka denoncuar krimin dhe jo vënien para përgjegjësisë së kriminelëve. “Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme ka si objekt sekuestrimin e të dhënave kompjuterike dhe jo të detyrimit të gazetarit profesionist të identifikojë burimin e informacionit për tu pyetur si dëshmitar për rastet kur është e dhënë vendimtare për zbulimin e vepres penale dhe autorit të saj.Në këto rrethana duket qartë se vendimi i gjykatës me tepër se sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, ka si qëllim zbulimin e burimit të informimit të gazetarit”, thuhet në ankimin që ka përgatitur grupi i avokatëve të Lapsi.al.

Mbi këtë bazë kjo media ka kërkuar apelim e bindur se gjyqtarja e ditës së diell, Iliriana Olldashi ka vepruar si një kamikaze politike. /Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mbrojmë votën”, Berisha publikon sloganin e protestës

12:09 : 14/05/2025
AKTUALITET

“PS merr 84 mandate”/ Si e paralajmëroi dy vite më parë “Open Data” rezultatin e 11 Majit

12:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

11:46 : 14/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

11:33 : 14/05/2025
AKTUALITET

Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

11:25 : 14/05/2025
BOTA

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

11:09 : 14/05/2025
Para

Një i vrarë dhe 4 të plagosur në Elbasan, Rama vijon i qetë fushatën

TË GJITHA

“Mbrojmë votën”, Berisha publikon sloganin e protestës

12:09 : 14/05/2025

“PS merr 84 mandate”/ Si e paralajmëroi dy vite më parë “Open Data” rezultatin e 11 Majit

12:04 : 14/05/2025

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

11:46 : 14/05/2025

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

11:33 : 14/05/2025

Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

11:25 : 14/05/2025

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

11:09 : 14/05/2025

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

11:08 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com