• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Vetëvendosje: Trekëndëshi Prishtinë-Shkup-Tiranë

20:46 : 21/04/2021
në BOLD BLOG, RAJONI

Nga Lindita Karadaku

Lëvizja Vetëvendosje, si një lëvizje politike ka përfaqësuar opozitën e fortë dhe vazhdimisht kritike ndaj qeverisë, duke reaguar me protesta në rrugë dhe gaz lotsjellës në parlament. Emri I Lëvizjes është I njëjtë me sloganin kryesor të protestave të vitit 1968, të cilat u zhvilluan në gjithë Kosovën duke kërkuar përparim të të drejtave kombëtare të shqiptarëve dhe forcim të statusit politik si një entitet brenda Jugosllavisë së atëhershme. Këto protesta u zhvilluan po me sloganin Vetëvendosje. Në vitin 2004, Albin Kurti themeloi Lëvizjen Vetëvendosje, e cila kishte një nga pikat kryesore mbajtjen e një referendum për bashkim me Shqipërinë.

Lëvizja e Albin Kurtit vazhdoi me fushatën e grafiteve që kundërshtonin negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, me sloganin “Jo Negociata – Vetëvendosje!”. Kundërshton gjithashtu procesin e decentralizimit duke thënë se ai krijon një ndarje de facto të Kosovës përgjatë vijave etnike, duke e ndarë Kosovën në pjesët etnike shqiptare dhe serbe dhe si të tilla duke rezultuar në diskriminim etnik të bashkësive shqiptare dhe serbe, duke krijuar geto të bazuara në përkatësinë etnike. Kundërshton po kështu marrëveshjet e Brukselit, në veçanti Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e quajtur me emrin në serbisht Zajednica. Opozita e vazhdueshme dhe kokëfortë për pothuaj dy dekada e Albin Kurtit dhe më pas e Vetëvendosjes së tij, rrisin mbështetjen nga popullsia në Kosovë, veçanërisht të rinjtë, që e shohin si alternativë ndaj partive tradicionale, LDK-së 30- vjeçare dhe partive të dala nga lufta dhe UCK-ja. Fiton dy palë zgjedhjet e fundit dhe aktualisht qeveris me një shumicë dërrmuese parlamentare, me mbi gjysmën e deputetëve në parlament. Por ambicia e Kurtit dhe Vetëvendosjes, shkon shumë përtej Kosovës, duke synuar të bëhet një parti pan-shqiptare.

Lëvizja u zgjerua edhe në Maqedoninë e Veriut. Albin Kurti merr pjesë në fushatën presidenciale në këtë vend në përkrahje të opozitës. Iu kërkon shqiptarëve të votojnë Blerim Rekën, kandidat shqiptar për president. Mban një fjalim në Kumanovë, ku thekson se më shumë ka shqiptarë nga Maqedonia në mërgatë, sesa në vendin e tyre. Maqedonia e veriut duhet të bëhet vend i jetueshëm edhe për shqiptarët, deklaron ai.

Kurti pozicionohet qartë edhe në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe tri ditë para mbajtjes së tyre, deklaron publikisht se mbështet Koalicionin e Aleancës së Zijadin Selës dhe Afrim Gashit. Në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, del në mbështetje të plotë të këtyre dy subjekteve politike dhe kritikon partitë e tjera, të cilat i quan të vjetruara.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

“Prandaj, po më pëlqen që të gjithë po përshëndesni, bashkë me miqtë e mi, Zijadin Selën e Afrim Gashin, duke zgjatur pesë gishtat e dorës. E di se e bëni këtë që t´ua kujtoni votuesve numrin pesë, që është numri juaj për zgjedhjet. Le të shpresojmë që kjo dora juaj përshëndetëse të jetë dora e mbarë, të jetë koha për një dorë shqiptare, që punon, që i zgjatet miqësisht kujtdo që dëshiron bashkëpunim me drejtësi, e që i ndal padrejtësitë” deklaronte Kurti.

Në prill të vitit 2019, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e kishte quajtur Kurtin shqiptar të madh, që punon për të gjithë, pavarësisht se fati na ka ndarë.

Pavarësisht se dy partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut nuk arrijnë ta mundin Ali Ahmetin dhe BDI-në, Kurti ecën me plane afatgjata sepse zgjedhjet vijnë përsëri… Në gusht të vitit 2020, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca bisedojnë me delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes nga Maqedonia e Veriut lidhur me mundësitë dhe sfidat e iniciativës së Lëvizjes për qendrën e re në këtë vend.

“Sa mund të ketë ndikuar koalicioni I Vetëvendosjes. E vërteta është se koalicioni opozitar humbi, pra fitoi Bashkimi Demokratik për Integrim dhe nuk mund të vlerësohet sa ka qenë pesha e ndikimit të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni. Vetë fakti që humbi opozita, nuk ka qenë përkrahja e mjaftueshme për ta mundur partinë aktuale, Bashkimi Demokratik për Integrim.”ka thwnw Arben Ratkoceri.

Më 8 prill 2019, Vetëvendosja hyri zyrtarisht edhe në politikën e Shqipërisë pas depozitimit të regjistrimit në Gjykatën e Tiranës një muaj më parë. Ishte tashmë e qartë se do të merrte pjesë në zgjedhje, aq më tepër në një Shqipëri politike të polarizuar midis shumicës dhe opozitës dy-krerëshe.

Ardian arifaj, “Demokracia”: “Futja e Vetëvendosjes në garën politike në Shqipëri nuk është e papritur, Vetëvendosje gjithmonë ka pretenduar të flasë në emër të gjithë shqiptarëve në tërë Ballkanin Perëndimor, jo vetëm në emër të shqiptarëve të Kosovës.”

Konkurojnë në zgjedhje me tre kandidatë, Iljaz Shehun në Lezhë, Bojken Abazin në Tiranë dhe Kreshnik Merxhanin në Gjirokastër, duke u kujdesur që tre kandidatët të përfaqësojnë gjithashtu edhe tre rajone të Shqipërisë, veri, jug dhe Shqipëri e mesme. Vetëvendosje flet për parime, vlera kolektive, ideale, drejtësi dhe angazhim në dobi të vendit.

Më 2 mars, me rastin e 577 vjetorit të Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës, Vetëvendosje dhe Albin Kurti, mbledhin në Lezhë në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, përfaqësues politikë të shqiptarëve nga I gjithë rajoni, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, deputetin nga Bujanovci, Shaip Kamberi, dhe Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Vetëvendosje shkruan në faqen e saj se simbolika e kësaj dite shoqërohet edhe me zotimin se përparimi i shqiptarëve duhet të jetë i gjithanshëm, i përbashkët, sa në fusha specifike aq edhe në drejtimin integral. Vazhdon më tej duke thënë se politika jonë nuk mund të ketë asnjë vizion po qe se nuk mbështetet në tërësinë e shqiptarëve të rajonit dhe po harroi ngjarjet e mëdha të bërjes së kombit dhe shtetit. Duke u përpjekur të imitojë atë që Skënderbeu kishte bërë me Besëlidhjen e Lezhës, Kurti thotë:

Albin Kurti: “Sot, këtu te flamuri kombëtar shqiptar dhe te Besëlidhja e Lezhës, i përulemi me nderim të përjetshëm dhe zotohemi për angazhim njashtu të përjetshëm, heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe të gjithë luftëtarëve shqiptarë në të gjithat epokat e kombit tonë.”.

Për ta bërë edhe më të qartë dhe publike hyrjen në skenën politike të Shqipërisë, si të barabartë me të tjerët, Kurti vjen, bën fushatë dhe jep një konferencë shtypi në selinë e Vetëvendosjes, në mes të Tiranës.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë me në krye Albin Kurtin, që kanë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë, kanë nënshkruar formularët e KQZ-së në përkrahje të kandidaturave. Vetëvendosje shkruan në faqen e saj se tre kandidatët i kanë ftuar përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë që të vinë në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër e më gjerë në Shqipëri për ta çuar përpara, së bashku, projektin kombëtar.

Është e qartë tashmë, se ashtu si në Kosovë, ku punoi për dy dekada për t’ia arritur kësaj dite kur ka shumicën dërrmuese në parlament dhe jashtë tij, Albin Kurti po bën të njëjtën gjë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, në një përpjekje të qartë për të hyrë bindshëm në skenën politike, për të konkuruar si i barabartë dhe me synimin, për të fituar, qoftë kjo edhe në plan afatgjatë. /abcnews.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410
SPORT

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025
AKTUALITET

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025
SPORT

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025
Para

Balla apo Bardhi? Ja kë zgjedh Ilir Meta/ Presidenti: Situata është kritike

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com