• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekshmëria shtesë ulet ndjeshëm në BE në shkurt/ Në Shqipëri arriti rekord!

09:04 : 21/04/2021
në AKTUALITET

Pasi arriti dy kulme të rëndësishme në pranverë dhe vjeshtë 2020, vdekshmëria e tepërt filloi të binte në dy muajt e parë të 2021 në Bashkimin Europian, raporton Eurostat, në përditësimin e fundit mujor të të dhënave të pasojave që ka dhënë Covid në Europë. https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/demo_mexrt/default/table?lang=en

Në janar vdekshmëria u rrit me 16% dhe në shkurt me vetëm 5%, krahasuar me mesataret e së njëjtës periudhë në 2016 – 2019.

Sipas Eurostat, gjatë fazës së hershme të COVID-19, vdekshmëria e tepërt në BE arriti kulmin e saj të parë në Prill 2020, me një rritje prej 25% krahasuar me mesataren e të njëjtit muaj mbi 2016 – 2019.

Nga vala e parë më e goditura ishte fillimisht Italia, me rritje të fataliteteve në gati 50% në muaj mars, ndërsa në prill, virusi ishte më vdekjeprurës në Spanjë, me rritje 79.4%, e ndjekur nga Belgjika (74%) dhe Holanda (54%). Pas marrjes së masave kufizuese në gjithë Europën, Europa mori pak frymë. Midis majit dhe korrikut, u regjistrua një nivel më i ulët i vdekshmërisë së tepërt, ndërsa një tjetër rritje e vdekshmërisë filloi në gusht – shtator me valën e dytë të pandemisë.

Vdekshmëria e tepërt në BE ishte 18% në tetor dhe 41% në nëntor, e ndjekur nga 30% në dhjetor, raporton Eurostat. Në valën e dytë, më e goditura ishte Polonia (+97% në nëntor), Bullgaria (94.4%), Sllovenia (90.6%), po në nëntor. Treguesit mbetën të lartë në dhjetor, ndonëse në ulje.

Lexo edhe:

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

Këmbimi valutor 10 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në janar dhe shkurt 2021, pas karantinave të rrepta që u ndërmorën në shumë shtete, fatalitetet shtesë ranë ndjeshëm në pjesën më të madhe të vendeve, madje disa prej tyre panë edhe rënie (Suedia -5.2%), Norvegjia (-12.9), Austria (-3), Qipro (-8.3%), Belgjika (-9.3%), Gjermania (-2.7%).

Në shkurt pandemia kulmoi në Sllovaki (65.5%), teksa ky shtet kishte arritur ta mbante virusin në fre deri në tetor, dhe në Çeki (+40%), që gjithashtu i ndjeu pasojat nga tetori, si dhe Portugali (+34%). Për të gjitha shtetet e tjera, rritja ishte më e ulët sesa 15% (shiko grafikun interaktiv në fund).

Strategjia që ndoqën pjesa më e madhe e shteteve, pas valës fillestare të pandemisë, ishte vendosja e kufizimeve, pavarësisht efekteve që kjo dha në ekonomi, me synimin frenimin e vdekshmërisë deri në gjetjen e një vaksine dhe shmangien e mbingarkesës në spitale. Karantinat më të ashpra ishin në mars- maj dhe më pas në dhjetor 2020-janar 2021, pas daljes së variantit të ri britanik. Për të kompensuar pasojat që kjo mbyllje solli në ekonomi, qeveritë ndërmorën masa të jashtëzakonshme nxitëse e kompensuese për bizneset e mbyllura dhe punonjësit që humbën vendet e punës. Tashmë vendet po hapen gradualisht, pasi janë vaksinuar mbi 20% e popullsisë.

Shqipëria me pasoja shumë më të rënda në rritjen e fataliteteve

Shqipëria, që zbatoi karantinë vetëm në valën e parë të pandemisë dhe më pas në valët e tjera kishte kufizime minimale, e ka kaluar pandeminë, të paktën deri tani, me pasoja shumë të rëndë në humbjen e jetëve.

Që nga muaji maj, vendi ka shënuar një rritje të vdekshmërisë shtesë shumë më të lartë sesa mesatarja europiane, sidomos në nëntor dhe dhjetor, ku humbjet e jetëve u dyfishuan në krahasim me vitet normale (shiko grafikun: Vdekshmëria mujore shtesë, Shqipëria dhe mesatarja e BE).

Vetëm në janar, rritja e fataliteteve në vend ishte në nivele të njëjtat me mesataren e BE-së (+15.9%). Në shkurt, kur gjithë Europa e vuri nën kontroll virusin, Shqipëria, që u përball me variantin britanik me përhapje më të shpejtë, shënoi një kërcim të fortë me 76.2%, më e larta në raport me vendet e BE-së (të dhënat për rajonin nuk janë ende të disponueshme).- shih grafikun: Vdekshmëria mujore shtesë, shkurt 2021.

Na të dhënat shihet se përgjatë 14 muajve të pandemisë, në 5 prej tyre (korrik- gusht- nëntor- dhjetor 2020 dhe shkurt 2020), Shqipëria ka shënuar rritjen më të fortë të fataliteteve, duke pasur dhe numrin më të lartë të valëve më vdekjeprurëse (shih grafikun: Vdekshmëria mujore shtesë, në 14 muaj pandemi Shqipëria kulmoi në 5).

Edhe në mars, fatalitetet në vend vijuan rritjen e lartë, me rritje 108%, sipas të dhënave paraprake nga Gjendja Civile.

Pas marsit, situata në vend është qetësuar ndjeshëm, si në shtrimet në spitale, ashtu dhe në vdekjet e raportuara ditore, teksa valët e forta dhe vdekjeprurëse që kaloi vendi duket se kanë bërë që të shkohet me shpejtësi drejt të ashtuquajturit imuniteti i tufës. Kjo u ndihmua dhe nga fillimi i vaksinimit masiv nga mesi i marsit, që i kanë kaluar mbi 330 mijë doza, ose 11.5 doza për 100 banorë. /Monitor.al/

 

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

08:23 : 10/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 10 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:22 : 10/06/2025
Lajmet e Dites

Shi në këto territore, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:13 : 10/06/2025
AKTUALITET

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

08:12 : 10/06/2025
AKTUALITET

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

08:02 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
Para

Pjesë e një filmi thriller në Itali, Klaudia Pepa zbulon detajet e projektit

TË GJITHA

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

08:23 : 10/06/2025

Këmbimi valutor 10 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:22 : 10/06/2025

Shi në këto territore, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:13 : 10/06/2025

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

08:12 : 10/06/2025

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

08:02 : 10/06/2025

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com