• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: 25 Prilli, dita me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e vendit për ndryshim

21:07 : 17/04/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrugëtimin jug-veri e ka përmbyllur në qytetin e Mirditës.

Duke i konsideruar këto zgjedhje, si më vendimtaret në Shqipëri, kreu i opozitës tha se 25 prilli do jetë dita me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e vendit për ndryshim.

“Në këtë udhëtim anë mbanë Shqipërisë sikundër këtu dhe kudo në Shqipëri kam takuar dhe takoj të rinj të mrekullueshëm që nuk duan të largohen nga prindërit e tyre, nga dheu ynë i bekuar nga perëndia, por kërkojnë arsim, kërkojnë mundësi, kërkojnë punësim. Kam takuar dhe takoj nënat tona, bashkëshortet tona, motrat tona, vajzat tona duan dinjitet duan bashkëshortët e tyre në punë, fëmijët me dinjitet dhe arsim. Qytetarë që duan që Shqipëria të ecë përpara, shqiptarë që e duan Shqipërinë në Europë. Dhe sonte nga Mirdita ju them vëllezër dhe motra ka një mundësi për t’i larguar këto, ka një mundësi për ta bërë këtë realitet, ka mundësi për këtë ndryshim. Kjo është në dorën tuaj. Ndjejeni zemrën e këtij populli fantastik, ndjejeni forcën dhe energjinë dhe të bëhemi të gjithë bashkë e të votojmë numrin 9 për ndryshim, numrin 9 për fëmijët tanë, numrin 9 për prindërit tanë, numrin 9 për ekonominë që sjell vende pune dhe paga dinjitoze, numrin 9 për të ardhmen tonë, numrin 9 për Shqipërinë në Europë”, tha Basha.

Kryedemokrati deklaroi se Rama nuk i mbajti premtimet, por e zhyti vendin në mjerim.

“8 vite të gjata si 8 dimra pa fund, si 8 dimra pa fund pushteti personal i një njeriu të u vu mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. 8 vite me radhë premtoi pa fund dhe nuk realizoi as edhe një premtim të vetëm. Nuk e mbajti fjalën, e zhyti vendin në mjerim. Dështoi me turp dhe prapë ka guxim të vijë në Mirditë dhe t’ju kërkojë votën. Ka guxim të shkojë nëpër qytetet tona akoma pas 8 vitesh me projekte virtuale kur e ka lënë Shqipërinë, Mirditën, qytetet tona, si një vend pa qeverisje. Dështimi 8 vjeçar po troket përsëri në derë dhe kërkon që ju t’ia hapni dhe të ulet këmbëkryq edhe 4 vite të tjera në shtëpitë tuaja, në familjet tuaja. Mos ja hapni derën dështimit, kyçjani derën dështimit! Hapini zemrat për ndryshim! Ejani të bëhemi bashkë për një qeveri të të gjithë shqiptarëve. Ejani të bëhemi bashkë për një qeveri që do t’ju shërbej të gjithëve njësoj”, tha ai.

Lexo edhe:

“S’mund të ketë identitet të shumëfishtë”/ Këlliçi: Pr.ligji për Barazinë Gjinore çmenduri

Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish-finalistja e BBV tregon si është e vërteta

“Programi ynë do të mundësoj zgjimin kombëtar ekonomik, do të mundësojë mirëqenie për familjet, do të mundësoj që t’ju thahen lotët nënave tona nga emigracioni i pashpirt, i bijve dhe bijave tona më të mira, sepse në vend që të shkojnë drejt Europës dhe kurbetit, do të gjejnë në Mirditë, në Lezhë, në Shqipëri, mundësitë e mohuara për 8 vite. Por miqtë e mi, siç e dinë të gjithë shqiptarët, siç e dëshmon sonte Mirdita nga ky shesh, në këtë ditë që kam zgjedhur për t’u ndalur në 9 qytetet tona, në simbol të 9-tës për ndryshim, kështu siç e dini ju e di Saranda, kështu e di Vlora, e di Gjirokastra, Berati dhe Fieri, e di Koça, e di Kukësi, Tropoja dhe Dibra, e di Lezha edhe Shkodra, e di Durrësi dhe Tirana, se ora e ndryshimit po afron! E di dhe Edi Rama dhe ju e keni parë që edhe ai e ka mësuar se më 25 prill ai do të humb, e Shqipëria do të fitojë! Por dua ta dëgjoj edhe sonte, këtu nga ky shesh çdo shqiptareje dhe çdo shqiptar, që ka pritur të ndez shpresat e jetës, ndizini dritat e shpresës vëllezër dhe motra Mirditorë. Ndizini për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të ardhmen e vendit, ndizini ju rini për prindërit tuaj, ju krenaria e kombit, krenaria e popullit. Unë kam shumë besim tek shqiptarët, kam shumë besim tek rinia dhe e di se këto do të jenë votimet më masive në historinë e Shqipërisë sepse këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga ardhja e demokracisë sepse në 25 prill ju do ti përgjigjeni një pyetje të vetme edhe 4 vjet të tjera robër të dështimit apo bashkë fuqia, forca e ndryshimit të vërtet për çdo shqiptarë. E dëgjoj nga rinia, e dëgjoj nga pensionistët vendimin tuaj bashkë për ndryshim. Sepse ju e dini tashmë se qeveria që do zgjidhni nuk do jetë padrone por shërbëtor e juaj dhe ju them sot që unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, shërbëtor i mirëqenies, i sigurisë, i demokracisë, sepse njësoj të gjithë duan të kthehet gëzimi në vatrat tona, duan të kthehet gëzimi në sytë e fëmijëve tanë, duan ti shohin prapë të gëzuar gjyshërit e gjyshet tona, nënat tona, bashkëshortet tona, vajzat tona, ndaj jemi të gjithë bashkë këtu. Një pyetje e vetme që do të marrin përgjigjen më masive më 25 prill për ndryshimin votoni numrin 9. Më 25 prill që Shqipëria, Mirdita të ecin përpara votoni numrin 9. Që Shqipëria të ecë drejt Europës votoni numrin 9! Bashkë për ndryshim! Shqipëria Fiton”, shtoi ai.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“S’mund të ketë identitet të shumëfishtë”/ Këlliçi: Pr.ligji për Barazinë Gjinore çmenduri

17:22 : 06/11/2025
SHOW BIZ

Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish-finalistja e BBV tregon si është e vërteta

17:21 : 06/11/2025
AKTUALITET

Aksidenti hekurudhor në Tempi! Prokuroria i jep 10 ditë afat Pano Ruçit për autopsinë e të birit

16:59 : 06/11/2025
AKTUALITET

Afera e ‘Llogarasë’/ Hoti: Pse nuk ka masë sigurie për Ballukun? Ku shkuan 50 mln €

16:58 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Dosja 5 Maji”/ SPAK nis rihetimin për shpërdorim detyre per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

16:39 : 06/11/2025
AKTUALITET

Hetimet për ‘Llogaranë’, socialistët shmangin llogaridhënien e Ballukut në Kuvend

16:38 : 06/11/2025
Para

Finalja e Kupës së Mbretit/ Bilbao-Barcelona, ja si rreshtohen skuadrat

TË GJITHA

“S’mund të ketë identitet të shumëfishtë”/ Këlliçi: Pr.ligji për Barazinë Gjinore çmenduri

17:22 : 06/11/2025

Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish-finalistja e BBV tregon si është e vërteta

17:21 : 06/11/2025

Aksidenti hekurudhor në Tempi! Prokuroria i jep 10 ditë afat Pano Ruçit për autopsinë e të birit

16:59 : 06/11/2025

Afera e ‘Llogarasë’/ Hoti: Pse nuk ka masë sigurie për Ballukun? Ku shkuan 50 mln €

16:58 : 06/11/2025

“Dosja 5 Maji”/ SPAK nis rihetimin për shpërdorim detyre per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

16:39 : 06/11/2025

Hetimet për ‘Llogaranë’, socialistët shmangin llogaridhënien e Ballukut në Kuvend

16:38 : 06/11/2025

Arrestohet vajza që nxorri në pritë 17-vjeçarin shqiptar, që u vra nga dy bashkëatdhetarë në Itali

16:28 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com