• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Partizani nuk ndalet”, Trashi: Ndjek çdo ndeshje të “Demave”, ja ku duhet përmirësuar skuadra

12:48 : 16/04/2021
në SPORT

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi, po luan sezonin e tij të parë jashtë Shqipërisë dhe deri më tani, po shkëlqen. Me fanellën e Al Qadsia-s në Kuvajt, anësori i majtë po lufton për titullin kampion. Edhe skuadra e Partizanit po lufton për titullin kampion në Superiore, ku sfidën e radhës e ka kundër Kastriotit.

Trashi, golin e fundit me fanellën e Partizanit, e ka shënuar pikërisht sezonin e shkuar kundër Kastriotit dhe në vigjilje të këtij takimi “Panorama Sport” ka kontaktuar me mbrojtësin kuqezi, i cili ka folur për ecurinë e të kuqve deri më tani, garën për titullin kampion, si dhe për golin e fundit të shënuar kundër Kastriotit.

Sezoni juaj i parë jashtë Shqipërisë- Deri tani, çdo gjë po shkon mirë. Jemi në garë për titullin kampion. Kemi dhe 9 ndeshje deri në fund të kampionatit dhe kam besim që në fund, do ta fitojmë ne titullin kampion.

Vazhdoni ta ndiqni Partizanin dhe si po ju duket ecuria e tyre deri më tani?

Patjetër që e ndjek çdo ndeshje. Më pëlqeu shumë ndeshja fundit e fituar kundër Bylisit, ishte një ndeshje perfekte dhe shoh që po bëhet një punë shumë e mirë nga stafi. Kanë bërë një punë super dhe janë në rrugën e duhur.

Lexo edhe:

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE

Partizani luan sfidën e radhës kundër Kastriotit. Si e shihni këtë përballje?

Partizani çdo ndeshje e ka finale tani dhe nuk duhet të nënvlerësojë asnjë kundërshtar, sepse nuk ka vend për gabime më, pasi koha është shumë e shkurtër dhe nuk rikuperon dot. Do jetë një ndeshje e vështirë, duke parë që dhe Kastrioti ka bërë ndeshje të mira dhe i ka hapur probleme çdo ekipi. Por, kam besim që djemtë do të marrin maksimumin nga kjo ndeshje.

Golin e fundit si “dem”, e keni shënuar kundër Kastriotit. E mbani mend dhe a mendonit se do të ishte goli i fundit me fanellën e Partizanit?

Po sigurisht që e mbaj mend, se nuk është se kam shënuar shumë gola që të mos i mbaj mend (qesh). Të them të drejtën, kurrë nuk e mendoja se do ishte goli fundit, sepse mendoja për ecurinë me Partizanin, duke parë që akoma nuk kisha diçka konkrete për ofertën që më erdhi nga Kuvajti. Edhe shpresoj shumë që të mos jetë i fundit gol me Partizanin, shpresoj ta vesh prapë atë fanellë sepse jam i dashuruar me fanellën e Partizanit.

Me grupin aktual që ka Partizani, mendoni se ka arritur maksimumin e potencialit?

Partizani ka një grup shumë të mirë lojtarësh, ka lojtarë shumë të rinj dhe shumë premtues për të ardhmen. Kanë bërë një sezon shumë të mirë sipas mendimit tim, stafi dhe lojtarët duket që kanë një harmoni të madhe midis tyre. Por, mendoj që nuk është ky maksimumi i grupit, ata kanë më shumë për të dhënë, sepse unë i njoh shumë mirë dhe kam besim që ata do të tregojnë vërtetë potencialin e tyre në këto ndeshje që kanë mbetur.

Çfarë mendoni se i mungon Partizanit?

Partizanit nuk i mungon asgjë, përveçse lojtaret të kenë më shumë besim te vetja dhe te grupi që kanë. Ata janë një grup shumë i fortë dhe në qoftë se ata janë të fokusuar në stërvitje 100% dhe tek detyrat që u jep trajneri, do ta pasqyrojnë në ndeshje këtë gjë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025
AKTUALITET

Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE

16:58 : 13/09/2025
AKTUALITET

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025
AKTUALITET

‘Miza e bardhë’ dëmton fermerët në Elbasan, prodhimi hidhet në kanal

16:21 : 13/09/2025
AKTUALITET

Kapsulimi i malit të mbetjeve në Vlorë, ende një dëshirë

16:00 : 13/09/2025
RAJONI

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

15:45 : 13/09/2025
Para

Kosova kthen nxënësit në shkollë/ Hapen restorantet dhe qendrat tregtare

TË GJITHA

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025

Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE

16:58 : 13/09/2025

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025

‘Miza e bardhë’ dëmton fermerët në Elbasan, prodhimi hidhet në kanal

16:21 : 13/09/2025

Kapsulimi i malit të mbetjeve në Vlorë, ende një dëshirë

16:00 : 13/09/2025

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

15:45 : 13/09/2025
Hashim Thaçi dhe James Rubin. Qershor, 1999.

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

15:38 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com