Drejtuesi politik i Partise Demokratike, Helidon Bushati ka zhvilluar një takim me pensionistët në lagjen “Perash” në qytetin e Shkodrës, ku ka bashkëbiseduar me to rreth shqetësimeve që kanë.
Pjesë e takimit ishin edhe prindërit e tij, ku si të gjithë pensionistët përballen me të njëjtat probleme.
Pensionet e vogla dhe harresa që ka bërë qeveria e 8 viteve për qytetin e Shkodrës dhe shkodranët, ishin shqetesimet kryesore ndërsa shumë prej tyre thanë se jetojnë me të ardhurat e femijëve pasi pensioni nuk ju del as për bukë jo për të mbyllur faturat e mujit apo për të blerë ilace.
Bushati shpalosi programin e partisë demokratike dhe përfitimet që do të ketë kjo grupmoshë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai u angazhua se qeveria e ardhshme do të rrisë pensionet sa dyfishi i normës së inflacionit dhe ne cdo rast jo me pak se 5% në vit.
Po kështu pensionistët do të jenë përfitues të skemës së rimbursimit të ilaçeve, uljes së çmimit të energjisë elektrike.
Bushati, tha se në qendër të vëmendjes do të ketë familjen shqipatre, mbeshtetjen ndaj e biznesit, mbeshtetje ndaj te rinjeve si dhe lufta kundrr krimin dhe korrupsionin
Zbardhja e plotë…
Helidon Bushati: Ju falenderoj për pjesëmarrjen edhe emocionet janë të madhe meqë jam me pensionistët e lagjes time , me miq të mi, kushërinj të mi dhe sidomos kam një emocion të vecantë sepse ndodhen edhe prind e mi. Jo shpesh herë më ndodh që të kem edhe prind në takimet elektorale , ndaj sot kam një emocion të vecantë.
Jeni ju që kontribuat gjatë viteve jo të lehta të diktaturës, që punuat , që na sollët në jetë ndaj përgjegjësia për ne ëshët shumë e madhe. Në 8 vitet e fundit , ju jeni përballur me premtime boshe , jeni përballur me gënjeshtra të kësaj qeverie , nuk jeni të vetmit. Cdo familje shkodrane, cdo familje shqiptare është përballur me gënjeshtra , Shkodra vet është përballur me gënjeshtra dhe me përbuzje. Shkodra sot gjendet në një situatë jashtëzakonisht të keqe. Secili prej jush e ndjen cdo ditë nëpërkëmjen e rilindjes për kryeqendrën e veriut, për qutetin që aq shumë i ka dhënë Shqipërisë. Varfëria ka zënë vend në tryezat e secilit prej nesh , e secilit prej jush edhe të familjes time. Ju përballeni me të njëjtat probleme që përballet cdo familje shkodrane, cdo familje shqiptare.
Sot përballemi me një qeveri që mendon vec për vete, një parti që mendon vetëm për njerëzit e vet, një parti shtet e cila kujdesesh vetëm për oligarkët e vet.
Përballeni me cmime dritash shumë të larta. Pse kjo? Pikërisht, sepse qeveria don që të abuzojnë. Shërbimi shëndetësor erdhi në 2013 me një prej gënjeshtrave “shëndetësia falas” , secili prej jush e prek të vërtetën. Jo vetëm që s’ka shëndetësi falas, por ka një shkatërrimtë sistemit shëndetësor dhe ju më tepër tjerët e shihni këtë. Cmimet e ilaceve prekun xhepin e secilit prej jush, ndikojnë për secilin prej jush edhe tek familjarët e mi.
Unë jam Helidon Bushati dhe ju më njihni gjithë dhe jam këtu për të marr angazhime , për të marr angazhime si përfaqësues i partisë demokratike , si drejtuesi politik i qarkut Shkodër , si një ndër ju, padyshim edhe si deputeti i zonës dhe djali juaj. Me përultësi do të doja që të parashtroja disa nga pika e programit të partisë demokratike për pensionistët.
Ne do të rrishim pensionet cdo vit, minimalisht sa dyfishi i inflacionit dhe jo më pak se 5% në vit. Me objektivin për të dyfishuar brenda 4 viteve të para dhe objektivin për të dyfishuar pensionet , të gjitha pensionet.
Do të rimbursojmë , do rrisim listën produkteve , e ilaceve të rimborsueshme, do rimbursohen sipas diagnozës edhe ilacet, do ketë rritje të gamës së ilaceve të furtura në rimbursim , që nuk do paguhet asnjë lekë nga ana juaj.
Pensionisti 1: E majta ka urrejtje gjenetike për veiun, aq ma tepër kjo kuptohet me fondet, me përkushtimin që ban kundrejt bashkisë Shkodër dhe qytetarëve shkodran.
Pensionisti2: Kena punu 40 vjet edhe një pension 200 mijë lekë , mos me pa fëmijët që kanë marr rrugat ne s’do të kishim një jetesë për me dal me hangër bukë , jo ma për ilace.
Helidon Bushati: Gjatë fjalës time unë u fokusova shumë tek familja në përgjithësi sepse sot familjet kanë të njëjtat probleme. Të rinjtë kanë problem me shku në universitet sepse janë në pamundësi ekonomike. Familjarët me rrogat e tyre kanë pamundësi për të shtyer muajin, ju keni problemet tuaja sic e thash edhe më përpara keni problem, qoftë dhe vetëm për ilacet . Këto janë problemet që kanë të gjithë familjet shqiptare dhe fokusi I programit të partisë demokratike janë rritja e mirëqenies të familjes shqiptare . Ndaj 25 prilli do të jetë ajo që do të ndaj dy epoka , 8 vjecari shaktërrim dhe tani fillon rindërtimi , tani fillon zhvillimi jo vetëm I Shkodrës por I gjithë Shqipërisë.