Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur sot, 8 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, marrëveshjen me shoqatën e bashkuar të fasonëve.
Në fjalën e tij me të pranishmit, Basha tha fasoneria edhe pse është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, sipas tij nuk është ndihmuar për 8 vite.
Sipas Bashës, rritja e pagave është një nga objektivat kryesore të programit të PD, dhe ndaj u zotua se “që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro”.
Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka konsideruar si njё garanci shtesë e zotimeve të qeverisë së tij nëse vjen në pushtet, “për të shëruar, për ta rritur dhe transformuar fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale”.
Lideri i opozitës theksoi se me taksën e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e “taksës Rama” 240 lekë mbi karburantin, kjo pjesë e paketës do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti sektorin e fasonerive.
Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD dhe përfaqësuesve të Shoqatës “Proeksport Albania”.
Lulzim Basha: Së pari ju uroj mirëseardhjen në selinë e Partisë Demokratike! Nuk është hera e parë që takohemi këtu, as brenda dhe as jashtë lenteve të medias. Gjatë këtyre 8 viteve ne kemi qenë së bashku që në ditët e para të kësaj qeverisjeje, për të parë se si masat e mara, vendimet e mara ju afektojnë ju, fasonerinë shqiptare. Punësuesen e qindra, mijëra shqiptarëve.
Punësuesen e qindra, mijëra familjarëve, shumica dërrmuese prej të cilave gra, nëna bashkëshorte.
Pra, një nga sektorët më të rëndësishëm kur vjen fjala tek punësimi, por po kështu një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket imputit ekonomik dhe eksportit. Gjatë këtyre 30 viteve, sektori juaj ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara. Cilësia e prodhimit është rritur, numri i punonjësve është rritur dhe ju keni arritur të krijoni faktikisht në shumë rase dhe brendin tuaj.
Për shumëkënd mund te jetë habi fakti që në Shqipëri prodhohen disa prej mallrave më cilësore, të cilat tregtohen në tregun europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në tregjet e vendeve të tjera të zhvilluara. Por këto 8 vite për fat të keq na kanë bashkuar kryesisht për problemet e njëpasnjëshme, të cilat i janë shkaktuar fasonerisë shqiptare dhe pastaj janë përcjell edhe tek qytetarët, tek punonjësit tuaj dhe tek familjet e tyre.
Mbaj mend takimin e parë kur u mor vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, pasuan rritja e çmimit të naftës, padiskutim ndryshimi i tatim fitimit duke shkuar nga taksa e sheshtë atëherë 10%, në taksën 15%. Tatimi progresiv mbi të ardhuar personale, një ndryshim kryekëput i gabuar dhe ndëshkues në qëndrimin e inspektoriateve ndaj jush, duke nisur nga tatimorët tek inspektoriatet e punës, të mjedisit, të cilat janë kthyer në një stres të përditshëm për sipërmarrësin shqiptarë, e në veçanti për ju.
Padiskutim edhe luhatjet e pashpjegueshme nga ana ekonomike të kursit të këmbimit, të cilat zënë një vend të veçantë në raport me industrinë tuaj, duke qenë që është një industri e cila varet nga eksporti. Këtyre problemeve iu shtuan edhe problemi i pandemisë, i cili goditi dhe zinxhirin tuaj të furnizimit.
Ju e dini fare mirë që ne kemi ngritur zërin për të gjitha këto probleme dhe kemi paraqitur vazhdimisht iniciativa ligjore dhe kemi kërkuar nga kjo qeveri në 8 vite ta konsideroj kёtё sektor, njё sektor me prioritet strategjik si pёr nga numri i tё punësuarve dhe fakti qё shumica e tё punësuarve janë gra ёshtё gjysma e shoqërisë qё mban dyfishin e peshës por merr dyfishin e ndihmës qё duhet tё marrё.
Qoftë nisur nga fakti qё ёshtё njё nga tё paktat fusha tё ekonomisë tonё tregtarët sepse janë produkte pёr eksport.
Ne e dimë nga bashkëpunimi me ju, nga dialogu me ju – unё kam qenё nё sipërmarrjet tuaja, kam qenё nё dhjetëra, e ndoshta nё qindra nё sipërmarrjet tuaja anembanë Shqipërisë – i di fare mirё se si këto kërkesa kanё rёnё nё vesh tё shurdhër. U zgjata pak ndoshta tek e kaluara por tani do tё flasim pёr tё nesërmen.
Këtu jemi mbledhur pёr tё nesërmen. Këtu jemi mbledhur pёr tё formalizuar marrëveshjen me shoqatën kombëtare, tashmë tё bashkuar, tё fasonerisё dhe Partinё Demokratike dhe Aleancën pёr Ndryshim me qeverisjen e ardhshme pas 25 prillit dhe pёr tё marrё angazhimet e planit tonё ekonomik qё kanё tё bёjnё me tё gjithё sipërmarrjen dhe pёr t’i kthyer ato nё angazhime konkrete, nё njё kontratë tё nënshkruar nga tё dyja palët.
Si njё garanci shtesë por edhe si njё tregues se këtu vijmë pas njё pune disa vjeçare, pasi i kemi bёrё diagnozën e vërtet tё problemit, kemi parё potencialin pёr ta shёruar jo vetёm kaq por pёr ta rritur dhe transformuar fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale tё cilat do tё bёjnё tё mundur rritjen dhe modernizimin e linjave tuaja tё prodhimit tё cilat do tё bёjnё tё mundur qё ju tё jeni tё pa konkurueshёm nё rajon.
Tё cilat do tё bёjnё tё mundur tё krijoni brendin tuaj dhe ciklin e mbyllur me tё cilin ne tё krenohemi nё Europë.
Tё cilat tё bёjnё tё mundur mos tё quheni mё fason por ato qё jeni prodhues, manifakturë. Manifaktura shqiptare. Njësoj si qëllimi politik ёshtё t’i japim fund tranzicionit, pёr ju fundi i tranzicionit ёshtё qё tё mos flasim mё pёr fasonerinё shqiptare por pёr manifakturën shqiptare.
Deri mё sot ja keni dal jo vetёm pa ndihmën e qeverisё por me qeverinë kundër. Ndryshimi nё 25 prill ёshtё qё do tё keni njё qeveri me tё cilin ndajmë tё njëjtin interes, sigurisht nga pozita tё ndryshme. Interesi juaj ёshtё tё rimëkëmbeni nga këto 8 vite dështime, premtime tё pambajtura nga rritja e çmimit tё energjisë, rritja e çmimit tё karburanteve, rritja e taksave, rritja e abuzimit, e arrogancës qeveritare nё mënyrë qё jo vetёm mos tё falimentoni e tё mbyllni dyert siç fatkeqësisht ka ndodhur me dhjetëra prej kolegëve tuaj dhe kjo ka sjellë dërgimin në shtëpi të qindra nënave, grave, kryefamiljarëve por, pra jo vetë të rimëkëmbeni por të zgjeroheni, të dyfishohen si kontribut për ekonominë kombëtare duke bërë të mundur kthimin në një manifakturë dinjitoze rritjen e eksportit, brandimin e eksportit “Made in Albania”.
Pa diskutim siç jua kam thënë haptas, në çdo mbledhje të shoqatave, tani jeni mbledhur në një shoqatë dhe mirë që jeni bashkuar në një. Siç jua kam thënë haptas edhe kur kam zhvilluar takime me ju, interesi i qeverisë është edhe rritja e numrit të të punësuarve, por shtimi i vendeve të punës dhe rritja e pagave. Dua të ndalem edhe një çast këtu, rritja e pagave pa dyshim që është një nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini që ne prej dy vjetësh kemi shpallur që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro.
Pa rritur pagat ne nuk mund të avancojmë për të luftuar krizën ekonomike, për të rritur konsumin nuk mund të avancojmë është një nga elementët bazë të konvergjencës për të shkuar drejt Bashkimit Evropian ndërkohë që vetë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të na japi mundësinë t’ju ndihmojmë edhe ju me skema grantesh, me lehtësime për eksportet tuaja pra janë dy procese që ecin ngushtësisht dhe të ndërthurur me njëri tjetrin por rritja e pagave unë jam shumë i vetëdijshëm se nuk mund të bëhet thjesht me një VKM.
Dhe ju e dini fare mirë se rritja e pagave me VKM e janarit nuk është gjë tjetër veç se një kopje e keqe e një pjese të programit tonë që qeveria e tetë viteve të dështimeve as nuk e kupton. Sepse nuk mund të rriten pagat me urdhër, pagat i rrit ekonomia që rritet.
Nuk mund t’i kërkosh biznesit ti rrisësh taksat, t’ja çosh nga 10 në 15, ti rrisësh karburantin më të shtrenjtin në botë bashkë më Suedinë dhe me Singaporin, ti rrisësh çmimin e energjisë dhe pastaj mos t’i kthesh asnjë cent mbrapsht. As investime, shumë prej jush janë tek autostrada, as kanalizimet e ujërave të zeza nuk i kanë bërë, as si shërbime dhe në kohë pandemi mos të kujtohesh fare për ta.
Kontribuoni sipas bisedave të mëparshme që kemi bërë me ju prej 30 vitesh afro 30 milionë euro në muaj me taksa në buxhetin e shtetit dhe njëherë që ju desh ta mbyllnit apo ta zvogëlonit aktivitetin ekonomik për shkak të pandemisë nuk u kujtua shteti për ju. Kjo merr fund, kjo ndryshon me datë 25.
Ndryshimi kryesor do të jetë pikërisht ky. Nga një cikël negativiteti ku shteti ju rriti taksat, ju rriti çmimet, ju goditi, ju detyroj të zvogëlonit aktivitetin dhe kjo solli mbylljen e vendeve të punës, largimin e të punësuarve dhe nganjëherë mbylljen e bizneseve tuaja, do të kalojmë në një cikël ndryshimi pozitiv.
Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj.
Në këtë mënyrë ne do të arrijmë jo thjeshtë tu rimëkëmbim, jo thjeshtë tu nxjerrim nga situata e borxheve, apo e gjendjes aktuale ku shumë prej jush po paguajnë nga xhepi punëtorët për mos i larguar ato, qoftë si një gjest xheneroziteti që në fakt nuk ju takon ju, por i takon qeverisë ta bëj me taksat që ju merr ju, qoftë edhe për faktin se ata janë trajnuar gjatë kësaj kohe dhe trajnimi në vetvete është një proces që ju ka kushtuar mund, djersë, para, por ne do të bëjmë të mundur përmes këtyre masave, që ju me shtetin në krahë të fuqizoni sipërmarrjen, të rrisni numrin e të punësuarve dhe në këtë mënyrë së bashku të arrijmë edhe interesin tonë madhorë që është paga minimale prej 360 mijë lekë në muaj, e cila pastaj do të ketë një pagesë të sigurimeve shoqërore prej 18%.
Kursimet që do të vijnë nga këto, garancitë që do të sjellin edhe përmes fondeve të garancisë edhe përmes mbështetjes së eksportit, vëmendja që do t’ju kushtojmë, investimet që do të paguhen me taksat tuaja për të ndihmuar infrastrukturën dhe logjistikën tuaj, do të sjellin në radhë të parë rritjen e fitimeve, të përfitimeve të industrisë dhe pastaj ndarjen e tyre në mënyrë që ky trekëndësh të funksionojë siç duhet, ju të punoni të çliruar nga ankthi, nga makthi i përditshëm dhe nga barra shtesë e taksave dhe çmimeve të rritura, ne t’ju ndihmojmë në të gjitha aspektet, ju të përfitoni, punonjësit tuaj. Bëhet fjalë pra për një angazhim që mund të sjellë dyfishimin e kontributit tuaj në ekonomi, mund të sjellë pa frikë edhe e mundësive për punësim në sektorin tuaj. Ju konsiderojmë një prioritet strategjikë të ekonomisë tonë, ndryshimi është plotësisht i mundshëm.
Unë e di që njësoj si sipërmarrësit e tjerë ju mezi po e prisni ndryshimin, ndaj duke nënshkruar këtë marrëveshje, duke marrë përsipër të zezë mbi të bardhë angazhimet specifike për sektorin tuaj, në shtesë të angazhimeve që po marrim për sipërmarrjen në tërësi po lidhim bashkë një partneritet transparent për ti shërbyer të njëjtit qëllim nga pozita të ndryshme, punësimit, rritjes së pagave, rritjes së mirëqenies për Shqipërinë e një cikli të ri ekonomik, një zgjimi të ri ekonomik kombëtarë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Edvin Prençe: Zoti Basha faleminderit për gjithë këto fjalë ezauruese që ju folët përsa i takon atë çfarë ne kemi qenë, atë çfarë ne jemi, pra me problematikat që kemi. Dhe besoj që kjo marrëveshje që ne kemi bërë së bashku ku shpesh herë me zotin Bozdo që ne e përgëzojmë dhe e përshëndesim.
Kemi pasur dhe debate të ashpra, por konstruktive përsa i takon disa pikave që për ne ishin shumë të rëndësishme, jo se zoti Bozdo nuk i quante të rëndësishme, por diskutimi patjetër që sjell një produkt dhe ky produkt tashmë është kjo marrëveshje që ne do të firmosim sot. Që pa tjetër është dhe një mbajtje e një premtimi, e një angazhimi nga ana juaj. Dhe mendojmë dhe jemi të sigurt që duke pasur këtë frymë bashkëpunimi ekonomia shqiptare, biznesi jonë që siç thatë dhe ju tashmë duhet të quhet manifakturë jo më fason.
Patjetër që do të sjelli benefitet për pagat e punonjësve, benefite për “Made in Albania” dhe të gjitha këto përkthehen në taksa dhe në kosto që biznesi me të drejtë duhet ti paguaj dhe qeverisë në një benefit që t’i përkthejë në investime dhe më shumë shërbime të tjera për popullatën. Ne ju përgëzojmë, ju përshëndesim dhe urojmë që të jetë një ogur i mirë kjo firmosja e sotshme për të ardhmen.
Lulzim Basha: Koha e fjalëve po mbaron. 8 vite fjalë dhe premtime të pambajtura e kanë çuar Shqipërinë në këtë pikë. Me 25 prill është koha të flasim me votë, është koha ta bëjmë ndryshimin realitet dhe unë nuk kam absolutisht asnjë rezervë t’ju kërkoj ju përfaqësuesit e shoqatës kombëtare të manifakturës, nëse mund ta them. Të gjithë sipërmarrësve të manifakturës shqiptare të fasonëve shqiptare, gjithë punonjësve tuaj që me 25 prill të vendosni me votë ndryshimin. Detyrat tona janë të qarta. I kemi të përkthyera në program.
I kemi këtu në këtë marrëveshje sa i takon sektorit tuaj. Përgjegjësitë tona janë ti bëjmë realitet, por dua ta them po kështu fare qartë, ndryshimi do të vijë vetëm përmes votës. Vota është instrumenti i vetëm për ndryshim. Kushdo që është i kënaqur me këto 8 vite, nuk do që të ndryshojë, kjo është e qartë, siç e dimë të gjithë tashmë, siç e di gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Këta përbëjnë një grusht njerëzish;. Shumica dërmuese, përtej linjave politike, është e bindur dhe e etur për ndryshim.
Ndaj ju bëj thirrje që të votoni numrin 9, të mobilizoni të gjithë sipërmarrjen e manifakturës së fasonerisë, gjithë sipërmarrjen shqiptare, ti bëni thirrje punonjësve tuaj, familjarëve, shokëve dhe miqve që më 25 Prill të marrin përgjegjësinë. Ndryshimi është në orën tuaj. Përgjegjësitë tona është të rrëfejmë rrugën, të japim garanci për ndryshimin.
E kemi bërë, po e bëjmë, sot po e formalizojmë, por ndryshimi është në dorën tuaj dhe ndryshimi vjen me votë. Duke votuar numrin 9, duke votuar Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim, ju do të na mundësoni që këtë që sot është një marrëveshje, që finalizon 8 vite dialog, bashkëpunim dhe formulim të zgjidhjeve, nesër ta bëjmë realitet.
Për më shumë vende pune, për paga më të mira dhe për një industri manifakture, e cila na bën të ndihemi krenarë me produktin dhe eksportin e saj drejt Europës dhe drejt vendeve të tjera të botës. Ju ftoj ta nënshkruajmë.
Suksese, mbarësi! Na ectë mbarë të gjithëve! Të jetë kjo një fitore për manifakturën, për të gjithë punonjësit tuaj, për gjithë ata të tjerë që presin, meritojnë dhe shpresoj do ti punësoni pas ndryshimit të 25 Prillit dhe një fitore për gjithë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.