• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e plotë/ Si vepronte banda e grabitësve të vilave luksoze në Tiranë

09:31 : 15/04/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Zbardhet dosja e Prokurorisë për grupin e grabitësve të vilave luksoze në Tiranë, të cilët do të dalin sot në 10:30 para gjykatës për masën e sigurisë.

Sipas asaj që konstaton prokurori i çështjen Ervin Karanxha, të pandehurit komunikonin me njëri-tjetrin me radio marrëse dhënëse për t’iu shmangur në këtë mënyrë përgjimeve telefonike.

MJETET QË PËRDORESHIN NË GRABITJE

“Gjithashtu janë kapur dhe sekeustruar mjetet që kanë përdorur autorët për realizimin e vjedhjes, mjete të cilat janë përshkruar  në procesverbalin e sekuestrimit , paisje metalike me hapje me anë të presion (krike), me ngjyrë të trupit  të verdhë me mbishkrimin C180, piston ngjyrë e zezë, nje kaçavidë  metalike, dy radio marrëse dhënëse etj. Po në cilësin e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin udhëtonin autorët , tipit ”Ford” me ngjyrë blu e errët me targa AB *** BN, janë sekuestruar  disa aparate telefoni celular të markave të  ndryshme  të perdorur nga autorët për realizimin  e veprave penale”, thotë ndër të tjera prokurori në konstatimin e tij.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 5 të pandehurit, duke i konsideruar persona me rrezikshmeri të lartë.

Lexo edhe:

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

AKUZA

Shtetasit D.D, D.L,  K.Ç, H.T dhe R.B kane kryer vepren penale te «Vjedhjes me pasoja te renda e kryer ne bashkepunim» te parashikuar nga neni 134/3-25 te Kodit Penal.

DOSJA E PROKURORISË

Me datën 12.04.2021, grupet e vëzhgimit të Forcave Operacionale Speciale si dhe ato të Policisë Kriminale janë vendosur në Unazën e re dhe të zones së ish “Bllokut” dhe në zonën e “Lundrës pranë Qendrës Tregtare “***”  pasi dyshohej  se një grup shtetasish në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, janë përgatitur për  të kryer  vjedhje  me armë të një pike “Exchange”, me adresë rruga “ Teodor Keko“, Pallati ‘******”, Seksioni B, Nr.5, në krahë të ‘Alpha Bank”, ngjitur me C****, Yzberisht, Tiranë.

Në dinamikën e veprimeve dhe të ndjekjes së  këtyre  shtetasvë  është  e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:

1.  D.D, i biri i S****  dhe i H****, i datëlindjes 21.04.199*, lindur në Çorovodë Skrapar dhe banues ne Poliçan lagja “Prodovi”, gjinia mashkull, me kombësi shqiptare, me shtetësi shqiptare, me arsimi 12 klasë, gjendja civile beqar, me nr. tel. 0686759104, i  padenuar , nuk disponon dokument identifikimi me vete, identifikuar me nr.J******F.

2.  D.L (Q*****)  i biri i J****  dhe i F****, datëlindjes  17.12.198*, lindur në Lushnje dhe banues në Sarande me  gjendje civile,  ndera  me  banim  me qera  ne  Tirane  rruga “Erzen Lita”,  me arsim të mesem  me gjëndje  civile i martuar, me gjëndje gjyqësore i dënuar më parë per  “Kultivim te lendeve narkotike”, me kombësi e shtetësi Shqiptare, mbajtës i dokumentit identfikues karte Identiteti nr. I*******D,

3.      K.Ç  i biri i N*** dhe i D****, datëlindjes  06.01.19*7, lindur në Fushe Kruje Derven dhe banues në Fush Kruje Derven , me arsim tete klas  me gjëndje  civile i martuar, me gjëndje gjyqësore i dënuar më parë per  “Kultivim te lendeve narkotike”, me kombësi e shtetësi Shqiptare, mbajtës i dokumentit identfikues karte Identiteti nr. I******C,

4.      H.T,  i biri i Q***  dhe i P****, i dtl.19.06.19*2, lindur dhe banues  në fshatin Tapize, Tiranë,  me kombësi shqiptare, shtetësi shqiptare, arsimi i mesëm,  gjendja familjare beqar,  i  dënuar me parë, i  vetidentifikuar

5.      R.B, i biri i A****  dhe i V****, i dtl.27.04.198*, lindur në fshatin Bolenë, Vlorë, me kombësi shqiptare, shtetësi shqiptare, arsimi i mesëm,  gjendja familjare beqar, banues me adrese Vlorë,  i  dënuar me parë, i  vetidentifikua.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë  menjëhërë pas vjedhjes së  banesën së shtetases  B.S.S, me  banim në Tiranë  Lundër Rezidenca “***” hyrja nr.1 ap.202.

Personave të mësipërm  ne  momentin e kapjes  në flagrancë   si dhe  gjatë kontrollit  të  berë ju është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një shumë prej 16.250 (gjashtëmbëdhjet mijë e dyqind e pesëdhjetë) euro, disa bizhuteri  dhe  sende të tjera me vlerë të cilat janë renditur në procesverbalin e sekuestrimit.

Gjithashtu janë kapur dhe sekeustruar mjetet që kanë përdorur autorët për realizimin e vjedhjes, mjete të cilat janë përshkruar  në procesverbalin e sekuestrimit , paisje metalike me hapje me anë të presion (krike), me ngjyrë të trupit  të verdhë me mbishkrimin C180, piston ngjyrë e zezë, nje kaçavidë  metalike, dy radio marrëse dhënëse etj. Po në cilësin e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin udhëtonin autorët , tipit ”Ford” me ngjyrë blu e errët me targa AB *** BN, janë sekuestruar  disa aparate telefoni celular të markave të  ndryshme  të perdorur nga autorët për realizimin  e veprave penale.

Është bërë keqyrja e vendit të ngjarjes banesa e vjedhur e shtetases B.S.S, me  banim në Tiranë Lunder Rezidenca “***” hyrja nr.1 ap.202, kati i parë, e shoqëruar me fotografim nga eksperti përkatës. Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes është konstatuar se nga ana e autoreve pasi  është hapur dera e ballkonit duke përdorur forcen dhe mjetet për hapjen e saj, kanë hyrë në banese dhe kanë hapur po me anë të forcës një kasafortë në të cilën ndodheshin vlerat monetare te cilësuara në  procesverbalin e sekuestros.  Njëkohësisht nga autorët janë vjedhur dhe sende të tjera me  vlerë. 

Nga ana eksperteve përkatës gjatë keqyrjes  së vendit të ngjarjes  jane marrë sende per t`u përpunuar nga ana e Policisë Shkencore per  gjetjen e gjurmëve daktiloskopike.

Po në vazhdimësi të  veprimeve  hetimore janë kryer disa kontrolle të bansave  të personave të arrestuar ku në banesen e shtetasit  D.L (Q****) është gjetur  dhe sekuestruar me cilësin e provës materiale dy çelësa automjetesh, peshore  elektronike, morsetë dhe sende të tjera. Në banesën e shtetasit  K.Ç janë gjetur  dhe sekuestruar me  cilësin e provës material dy aparate celulare dhe dy karta “sim”.

Është marrë deklarim që ka dijeni për rrethanat e hetimit  shtetasit A.H, i cili  ka qënë  duke punuar si  taksi në  vendin  e caktuar dhe të licensuar nga Bashkia Tirane, konkretisht te qëndra tregtare “***”. Ka qënë në rradhe duke  pritur për pasagjer  në kohën që nje person i seksit  mashkull është afruar të  taksia dhe ka kërkuar për ti sherbyer për në zonën e “Astrit”.

Në momentin që pasagjeri ka hIpur ne taksi nga ana e drejtuesit të mjetit A.H është ndezur dhe taksimetri. Pasi ka filluar lëvizjen me mjet , i është bllokuar levizja nga dy mjete të  tjera, ka ndaluar qarkullimin dhe nga dy mjetet e tjera kanë dalë disa persona të armatosur të cilët janë prezantuar si punonjës te policisë. Eshtë bërë prangosja e personit që ishte pasagjer. Ështe kontrolluar  mjeti dhe nuk është  gjendur  asgjë e  kundraligjshme. Drejtuesi i  mjetit A.H ka deklaruar se nuk  kishte dijeni se cfarë kishte bërë personi që kërkoi shërbimin taksi si dhe nuk e kishte parë herë tjeter.

Eshtë marrë deklarim ndja të cilit zhvillohen hetimet për shtetasin D.D i cili ka shpjeguar se njihet me shtetasin me emrin Dorjan mbiemrin e të cilit nuk e di, me D*** ka rreth 6-7 muaj që njihet pasi ka ardhur në Skrapar se ka njerëzit e tij ne qytetin ku banon. 

Me D*** ka pirë cigare dhe aty janë njohur dhe gjatë kësaj kohe kenë bërë muhabet të përgjithshme. Ka folur në telefon dhe para Vitit të Ri ka ardhur në Tiranë dhe ka takuar D****, në Zonën e Astirit. Në datë 10.04.2021, shtetasi D.Q e ka marrë në rrjete sociale ‘Messenger” dhe i ka kërkuar që të vij në Tiranë pasi ai po ndërronte shtëpinë dhe donte që ta ndihmonte në transportimin e plackave. D.D ka ardhur në Tiranë në datë 11.04.2021 rreth orës 11.30 është takuar me D***** në zonën e Astirit dhe kanë pirë kafe dhe ai i  tha  “që të shkonim në banesën e tij për të ndërruar plackat e shtëpisë”.

Më pas kanë shkuar në banesën e D*** ku aty ishin bashkëshortja e D**** dhe mamaja e bashkëshortes së tij . Bashkëshorten e tij e ka takuar një hërë para viti të Ri. Ka ndihmuar D*** të trasportonte plackat nga një banesë në banesër e re që kishte marrë me qera.

Me date 11.04.2021 pasi mbaruan me  plackat ka shkuar për të fjetur në shtëpinë e motrës e cila quhet N.H me  banim  në zonën e Kombinatit.

Më datë 12.04.2021, rreth orës 10.00 e ka marrë në telefon ne rrjetin social “Messenger” shtetasi D.Q,  i cili i ka thënë “që duhej të takoheshim”, rreth orës 10.30 janë takuar  te një lokal në zonën e Astirit, i cili ishte vetëm. Gjatë kësaj kohe ai i tha që “ishte një punë dhe nëse unë e bëja dot ose jo”, ai më tha se “ishte një shtëpi te **** dhe se do ta vjedhim”, unë i thashë se “do e bëjë”, ai më tha “ok” , gjatë kësaj kohe nëpërmjet telefonit të tij i ka treguar banesën që do të vidhnim , ai i ka  treguar nëpërmjet “Googles maps” banesën që do të vidhnim, pra nepermjet hartes. D**** i ak thënë që “në këtë banesë nuk kishte njeri dhe se personat që banonin në këtë banesë ishin në punë”, gjithashtu ai i ka thënë ik se “nuk do dalësh bosh atje”. Gjatë kësaj bisede që kanë  bërë gjithashshtu kanë folur edhe për ndarjen e saj që do të merrnim dhe se pjesën më të madhe do e kisha unë dhe pjesën tjetër do e merrte D***. Gjithashtu Dorjani i ka  dhënë një vegël si “krik dore” te madh për hapje dyersh, një kacavidë të madhe pllak dhe një Radio Marrëse Dhënëse, ai i ka thene  që të më ndihmonit të hapja dyert nëse do të kish ndonjë vështirësi në hapjen e tyre. Me D**** e kanë lënë që pasi të vidhja banesën do të takoheshim te shtëpia e tij  në zonën e Astirit  për të ndarë lekët.

Rreth orës 12.30, kanë dalë sëbashku nga kafja dhe është afruar  nje makinë tip ‘Ford” targat e së cilës nuk e di, me ngjyrë blu. D*** i ka thënë që personat që ishin në makinë ishin shokët e tij dhe se do e conin në vendin ku do të bënte vjedhjen e banesën, D*** nuk ka ardhur me ne, ai do të vinte më pas.  Ka hipur në mjetin tip ‘Ford”  dhe nga “Astiri” janë drejtuar për në drejtim të Qëndrës Tregëtare “***”. Personi që ishte në timon  ishte rreth moshës 35-40 vjeç, me trup mesatar, me gjatësi rreth 165 cm, me flokë të zeza të shkurtra, fytyrë të rregullt, pa mjekër, i cili kishte veshur një bluzë të zezë , me një palë pantallona blu xhins, personi tjetër që ishte ulur në sediljen e parë të pasagjerit ishte rreth moshës 30 vjec, me trup pak të shëndoshë dhe me gjatësi rreth 180 cm, veshja e të cilit nuk i kujtohet.

Me shoferin e automjetit ka komunikuar pak i cili i ka thënë “jam shoku i Dorjanit” dhe gjatë rrugës ky person e ka pyetur se “nga isha” i ka thenë që “jam nga Skrapari”,ai nuk e pyeta se nga ishte por nga dialekti dukej që ishte nga zona e Veriut dhe kenë marrë rrugën për nga Qëndra Tregëtare “***”. Këta person e kanë lënë te rotondo e qëndrës tregëtare  ‘TEG”. Më pas ka zbritur nga automjeti, në dorë ka patur një cantë sportive ku brenda saj kisha të futur mjetet që do më ndihmonin që të hapte dyert dhe radion me te cilen të komunikonte. Është nisur në drejtim të shtëpisë me anë të telefonit nëpërmjet ‘Google maps” sic e kishin treguar D**** drejtimi që unë mora në fillim ishte majtas dhe më pas djathtas dhe gjithë kësaj kohe është orjentohesha nga telefoni për drejtimin e banesës. Më pas ka kapërceva murin e shtëpisë dheka  hyrë në oborrin e banesës, ka marrë drejtimin për nga dera e ballkonit të kësaj banese e cila ishte e hapur fare.  Menjëherë  ka hyrë brenda dhe ka kontrolluar nëpër shtëpi ku nuk kishte asnjë banor të saj. Pasi ka kontrolluar te njëra nga dhomat e gjumit të katit të parë ka gjetur një kasafortë e cila ishte e mbyllur, e ka hapa me kacavidën dhe krikon që kishte me vete në cantë gjithashtu  gjate gjithe kesaj kohe që ka qendruar ne banese perreth nje ore ka komunikuar me radio marrëse dhënëse. Kasaforta ishte me kod dhe ka qëndruar rreth një orë për ta hapur, pasi e ka hapur aty kishte një shumë të konsiderueshme parash të cilat ishin në euro, lekë shqiptare nuk kishte, shuma në euro nuk e di sa ishte por ka marrë rreth 4 (katër) pako me euro, gjithashtu në kasafortë ka marrë edhe disa bizhuteri të cilat ishin në kuti të ndara, pasi ka marrë eurot dhe bizhuteritë nga kasaforta, tek kjo dhomë kam marrë një telefon tip Samsung , gjithashtu ka marrë dhe një palë vëth, gjithashtu ka marrë IPAD dhe një lojë fëmijësh Play Station. Më pas ka dalë nga kjo banesë ku ka qëndruar rreth një orë dhe kam marë drejtimin për të dalë andej nga hyra, pra duke kapërcyer murin rrethues të kësaj banese. Pasi ka kapërcyer murin ka ikur për nga Qëndra tregëtare “***”, në drejtim të disa taksive dhe gjatë kësaj kohe është arrestuar nga Policia.

Personat e tjerë ka deklaruar se nuk i njoh me emra pasi ishte hera e parë që i shikonte,  por po ti shohë përsëri edhe mund ti identifikojë, ka  theksuar se unë kam lëvizur në mjetin tip Ford emrat e të cilëve nuk i din ndërsa Dorjani nuk e di me cfarë mjeti ishte.
Ka komunikuar me një Radi Marrëse Dhënëse të cilën ja ka dhënë. Kasaforta ishte e mbyllur, ishte me kod, me ngjyrë gri e ka hapur kasafortën me krikon me vakum të cilën e ka vendosur në të gjitha anët e saj për ta hapur gjithashtu ka  përdorur dhe kacavidën. Nuk e di se kujt mund ti ketë thënë D*** për vjedhjen e banesës por ai nuk ka komunikuar me asnjë person tjetër.

Janë pyetur në cilesin  e personave  ndaj të cilëve zhvillohen hetimet personat e  arrestuar D.D, D.L, K.Ç, R.B dhe H.T por nuk kanë  dhënë shpjegime .

Për të gjitha provat material të sekuestruara nga ana jonë janë bërë Vendimet e Ekspertimeve  Daktiloskopik-Vlersues  dhe  Vendimet e  Ekspertimit Kompjtuterik për  aparatet celularë.

Per sa me siper duke kryer veprimet e mesiperme ka dyshime te arsyeshme dhe te bazuara ne prova se shtetasit D.D, D.L,  K.Ç, H.T dhe R.B kane kryer vepren penale te «Vjedhjes me pasoja te renda e kryer ne bashkepunim» te parashikuar nga neni 134/3-25 te Kodit Penal.

/Ora News/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

10:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

10:37 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

10:28 : 10/05/2025
AKTUALITET

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

10:09 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kamomili që na integron në Europë

10:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Tirana në kaos! Trafik i rënduar për shkak të “Giro d’Italia”

09:45 : 10/05/2025
Para

Basha me zv.Presidetin e KE: Brenda 100 ditëve hapim negociatat me BE

TË GJITHA

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

10:45 : 10/05/2025

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

10:37 : 10/05/2025

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

10:28 : 10/05/2025

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

10:09 : 10/05/2025

Kamomili që na integron në Europë

10:00 : 10/05/2025

Tirana në kaos! Trafik i rënduar për shkak të “Giro d’Italia”

09:45 : 10/05/2025

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besmir Hidës, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i Laert Haxhiut

09:14 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com